Sonte Superkupa e Europës në Greqi, Man.City kundër Sevillia-s! Guardiola: S'e humbas mundësinë për një tjetër trofe

Në stadiumin Karaiskaqi të Greqisë do të luhet sonte Superkupa e Europës mes Manchester City-t kampion të Champions League dhe Sevillia-s, që mposhti Romën në Europa League.

Kjo do jetë hera e parë në historinë e Manchester City-t që drejtohet nga Guardiola për të fituar këtë trofe, ndërsa nëse ndodh atëherë sezoni do kompletohej në maksimum. Gjithashtu do ishte një ngushëllim pas humbjes së finales së Superkupës së Anglisë kundër Arsenal. Sa i përket Pep Guardiolës spanjolli për herë të fundit ka luajtur një finale Superkupe në 2013 kur drejtonte Bayern Munchen, ndërsa këtë trofe e ka fituar dy herë në 2009 dhe 2011 me Barcelonën.

Në prag të kësaj finaljeje trajneri spanjoll ka bërë të ditur se ‘ylli’ i skuadrës Kevin de Bruyne do mungojë për të paktën 3 muaj dhe ka shtuar se ‘kjo është një tjetër mundësi për trofe dhe do të bëjë gjithçka për të mos e çuar dëm’.

Sakaq Sevillia që nga viti 2006 ka fituar 7 herë Europa League dhe pavarësisht se ka luajtur po kaq finale të Superkupës së Europës ia ka dalë vetëm një herë të fitojë trofeun. Të besuarit e Mendilibar do të kenë disa mungesa në Greqi siç janë Fernando dhe Nianzou, ndërsa para ndeshjesh klubi ka kërkuar një tjetër trofe për të gëzuar tifozët.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën