TIRANE - Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka zgjedhur që në urimin ndaj besimtarëve për festën e Fiter Bajramit, të lutet dhe për viktimat e Gazës duke bërë thirrje për shuarjen e luftës.
“Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemi së bashku për më shumë paqe, gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit. I lutem Zotit Fuqiplotë që të sjellë paqen në Gaza, Irak, Siri e kudo nëpër bote ku shkelen parimet hyjnore dhe të drejtat themelore të njeriut”, u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Brecaj.
Apeli i tij vjen kur pas 30 ditësh agjërimi, lutjesh e adhurimi, sot besimtarët myslimanë mbyllin muajin e shenjtë të Agjërimit për të pritur të hënën festën e Fiter Bajramit.
Breçaj uroi besimtarët dhe jo vetëm, për më shumë paqe dhe begati.
“Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar. Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita e një jete të re, e pendesës për gabimet dhe e projekteve të veprave të mira, dita kur mëritë, hatërmbetjet, xhelozia dhe smira marrin fund, është dita kur falen gabimet e të tjerëve, është dita e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Bajrami është solidarizim me mbarë shoqërinë”, tha kreu i Myslimanëve në një konferencë për mediat nga selia e Komunitetit.
Namazi i Bajramit, te henen ne 06:23
Namazi i Bajramit falet në orën 06:23 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, segmenti para ish-hotel “Dajtit”. Për të mos cënuar hapësirën publike dhe për të krijuar lehtësi në lëvizjen e qytetarë, Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka përgatitur një plan masash organizative. Besimtarëve nuk do u duhet të marrin sexhde apo mjete të tjera për të falur namazin pasi e gjithë sipërfaqja do të jetë e shtruar me material të posacëm.
Nga ana tjetër KMSH në bashkëpunim me Policinë Rrugore ka përgatitur planin e masave për menaxhimin e lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve në kuadër të kësaj feste. Duke filluar nga ora 24:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit të së henës, do të ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe në pjesën jugore të sheshit “Skënderbej”.
Trotuarët do të jenë të lirë për lëvizjen e qytetarëve përgjatë gjithë gjatësisë së tyre duke u kufizuar me vendine faljes së beimtarëve me ndarëse metalike dhe shirit sinjalizues.
Vendet ku do të kryhet falja e namazit
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar ng aura e Lanës pranë ish-hotel Dajtit deri në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Gjithashtu vend faljeje do të jetë edhe segmenti rrugor i rrugës “Myslym Shyri” që bashkohet me bulevardin Dëshmorët e Kombit që do të shërbejë për faljen e grave.

Urimi i kreut te Komunitetit Mysliman te Shqiperise
“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar besimtarë shqiptarë, kudo që ndodheni!
Më lejoni që në këto çaste, ndërsa presim festën e Fitër Bajramit, festën e besimit në Zot, e gëzimit dhe lehtësimit shpirtëror, t’ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jete sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi në çdo sferë të jetës, me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet dhe sakrificën tonë.
Ne sot po përcjellim me përmallim Muajin e Bekuar të Ramazanit, për të pritur festën e bajramit.
Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar.
Festa e Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë.
Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita e një jete të re, e pendesës për gabimet dhe e projekteve të veprave të mira, dita kur mëritë, hatërmbetjet, xhelozia dhe smira marrin fund, është dita kur falen gabimet e të tjerëve, është dita e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Bajrami është solidarizim me mbarë shoqërinë.
Zoti e ka veçuar Bajramin si moment gëzimi, prandaj neve na takon ta vlerësojmë në këtë mënyrë. Sikurse përmend Ai në Kur’an. “E kush madhëron dispozitat (simbolet) e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” (Kur’an, Haxh: 32)
Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemi së bashku për më shumë paqe, gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit, I lutem Zotit Fuqiplotë që të sjellë paqen në Gaza, Irak, Siri e kudo neper bote ku shkelen parimet hyjnore dhe te drejtat themelore te njeriut.
I lutem gjithashtu Allahut t’i mbushë zemrat tona me ndjenja të dashurisë, dhembshurisë, respektit dhe mirënjohjes.
O Zoti ynë! Jepi begati, mirësi, paqe e qetësi shoqërisë sonë dhe atdheut tonë Shqipërisë, e bashkë me të mbarë njerëzisë.
Gëzuar Fitër Bajramin, dhe Zoti e begatoftë çdo ditë tuajën!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të KMSH-së.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarjac.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO