Nesër Kuvendi, Anëtarja e Rithemelimit në ‘Pa Protokoll’: Janë të ftuar të gjithë, edhe ata kundër Berishës! Indrit Vokshi: Duhej pritur vendimi i Apelit

TIRANË- Sali Berisha do të mbajë nesër Kuvendin Kombëtar në një kohë kur grupi i Enkelejd Alibeajt e kundërshton këtë proces, por edhe Gjykata e Apelit nuk ka dhënë një vendim për kontrollin e PD-së. Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija thotë në Report Tv se nesër janë të ftuar të gjithë demokratët edhe ata që nuk janë dakord me Sali Berishën. Ndonëse Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Sali Berishën si drejtues të Partisë Demokratike, pasi është një person i shpallur non grata, Mandija thotë se DASH duhet të bëjë publike provat përpara shqiptarëve.

“Kemi gati një vit që e dëgjojmë që është shpallur ‘non grata’, jemi shumë sensitiv ndaj korrupsionit, Berisha ka denoncuar në 8 vite korrupsionin e Ramës, duhet të kesh prova fakte ta provosh para qytetarëve shqiptarë. Nesër kemi një kuvend, gara është e hapur për të gjithë, edhe ata që nuk janë të Berishës.

Por, Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Vokshi thotë se mbledhja e Kuvendit Kombëtar është një hap i nxituar, pasi duhej pritur një vendim nga gjykata e Apelit. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu, Vokshi thotë se kështu do ju jepej kohë deputetëve demokrat që të gjykonin cilin grup do të mbështesnin, atë të Berishës apo atë të Alibeajt.

“Jemi në një proces juridik, duhej pritej të qartësohej. Nuk është zgjidhur se ecën me ligje shteti, jo me ligjet e Sali Berishës. Nëse do pritej dhe do merrej parasysh rruga gjyqësore të gjithë njerëzit e tjerë, deputet do vlerësonin që strukturat legale është ky dhe pastaj gjykonin për veprimtarinë politike ku duan ta ushtrojnë”, tha Vokshi.

Analisti Sami Neza thotë se ky kuvend nuk do të sjellë kurrsesi bashkimin e demokratëve, pasi janë dy grupe që funksionojnë në mënyrë të kundërt.

“Nuk ka sesi të bashkohet përmes këtij kuvendi, janë dy grupe. Problemi është këtu, të dy palët kanë figurat e tyre, pala e Bashës përpiqet të mbajë PD, njëjtë edhe rithemelimi. E Bashës po përpiqet ta mbajë PD sipas procedurës në 18 dhjetor. Pjesa tjetër po përpiqet të mbajë PD përmes anëtarësisë. Diferenca është e madhe, nuk kemi të njëjtat mjete nga dy palët, nuk kemi as të njëjtin numër. ”, u shpreh Neza.

Pavarësisht mesazheve nga ndërkombëtarët se nuk e njohin Rithemelimin si organin drejtues të PD dhe përballë grupit të Enkelejd Alibeajt që vijon ta konsiderojë proces përçarës, Sali Berisha do të mbajë nesër Kuvendin Kombëtar. Me shpresën për të dhënë sinjale bashkimi, Berisha ka ftuar në Kuvend ish-bashkëpunëtorët, Arben Imami e Jozefina Topalli, dhe të larguarit e fundit nga PD, si Rudina Hajdari e Myslym Murrizi. Në Kuvendin e PD-së, Sali Berisha ka ftuar që të marrin pjesë të gjithë deputetët, përfshirë këtu edhe ato që janë konsideruar si besnikë të Lulzim Bashës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/04/2022 07:14

    Futja kot,tragjiko komikja vazhdon tek Pd-ja,seria 6753,episodi 78.Problemi eshte se Sala po terheq prej hundesh keto te mbarumit,xhaketat e kthyme mbrapç.Fatkesia e kesaj pune eshte se si ka mundesi qe disa te rinj tek PD-ja,i bashkohen ketij psikopati te mbarum,deputete si Belind Kelliçi p.sh., eshte shume e habitshme.Ndoshta jane pa pike galje per karrieren e tyre politike,qe besoj qe i kane vene nje kryq tek nderkombetaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?