Nesër Kuvendi! Berisha ftesë të gjithë deputetëve, s'përjashton mbështetësit e Bashës! Nga ish-ministri i dënuar për korrupsion te Bleona Qerreti, zbardhen emrat e kandidatëve për Këshill Kombëtar

TIRANË- Pavarësisht mesazheve nga ndërkombëtarët se nuk e njohin Rithemelimin si organin drejtues të PD, dhe pëballë grupit të Enkelejd Alibeajt që vijon ta konsiderojë proces përçarës, Sali Berisha ka gjithçka gati për të mbledhur të shtunën në Pallatin e Kongreseve, Kuvendin Kombëtar të PD.

Jo më më 7600 delegatë si në 18 dhjetor. Kuvendi i 30 prillit do të ketë 1100 delegatë të sapozgjedhur nga proceset që Berisha organizoi në bazë edhe për kryetarët e degëve. Me shpresën për të dhënë sinjale bashkimi, Berisha do të ftojë në Kuvend ish-bashkëpunëtorët, Arben Imami e Jozefina Topalli, dhe të larguarit e fundit nga PD, si Rudina Hajdari e Myslym Murrizi.  Në Kuvendin e PD-së, Sali Berisha ka ftuar që të marrin pjesë të gjithë deputetët, përfshirë këtu edhe ato që janë konsideruar si besnikë të Lulzim Bashës.

"I nderuar Deputet i Partisë Demokratike. Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur", thuhet në mesazh.

Do të ketë rreth 20 folës që do të përcjellin mesazhet e tyre, mes të cilëve të rikthyerat Hajdari e Topalli, kritiku Fatbardh Kadilli, ish themelues të PD, të rinj ndërsa do të kulmojë me fjalën e ish kryeministrit Berisha. Kuvendi do të jetë zgjedhor e statutor.

Në bazë të ndryshimeve statutore që do të miratohen të shtunën deputetët dhe krerët e degëve do të jetë “ex oficcio” pjesë e Këshillit Kombetar, ndërsa 1100 delegatët do të votojnë për 150 emrat e anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ri Kombëtar. Këtyre të fundit do t’u propozohet 22 maji si datë për zgjedhjen e kreut të ri të PD, që vetë Berisha nuk e ka fshehur në asnjë moment kandidimin. Kuvendit Kombëtar të shtunën do t’i mungojë një pjesë e rëndësishme e partisë, grupi parlamentar, pasi pjesa më e madhe e deputetëve kanë deklaruar se nuk do t’i bashkohen, pavarësisht ftesës së vetë Berishës.

Në pikëpyetje është prezenca e deputetëve si Tomorr Alizoti, Kasëm Mahmutaj, Greta Bardeli, Ina Zhupa, Zef Hila, Ervin Salianji apo Xhelal Mziu që kundërshtuan platformën për bashkim të propozuar nga Enkelejd Alibeaj.

Gazment Bardhi ka reaguar duke e cilësuar si akt përçarës për Partinë Demokratike, Kuvendin e ‘Rithemelimit’, ndërsa thekson se interesi Sali Berishës është lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Nesër mbahet Kuvendi i Berishës, përgatitjet drejt fundit, ja si duket salla te Pallati i Kongreseve (VIDEO)

 

Ditën e nesërme do të mbahet Kongresi i PD-së i thirrur nga Sali Berisha, teksa Report Tv sjell pamjet nga Pallati i Kongreseve ku përgatitjeve po i vjen fundit.

Ora 18:49
Kuvendi i Rithemelimit, reagon Bardhi: Akt turpi i Berishës për të përçarë PD-në, i shërben vetëm interesit të tij personal

1650377807_1590669602BARDHII.jpg

Akt përçarës për të dëmtuar Partinë Demokratike, e ka cilësuar Gazment Bardhi, Kuvendin që është thirrur nesër nga Sali Berisha. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ndërtimi i strukturave paralele, nga baza në qendër nuk është asgjë tjetër, vetëm një akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.

‘Nesër Sali Berisha ka lajmëruar një tjetër akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është bashkimi dhe lufta e të gjithëve bashkë me Edi Ramën. Interesi i Sali Berishës është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal.

Në vijim të ndërtimit të një partie personale, nesër sipas tij radhën e ka Këshilli Kombëtar. Qartësisht ajo që po bën Sali Berisha nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD është në detyrë, funksional, i regjistruar në gjykatë dhe me mandat që i përfundon më 17 Korrik 2025.

Ndërtimi i strukturave paralele nga baza në qendër, nuk është asgjë tjetër, vetëm një akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.’- shkruan Bardhi.

Ora 17:17
Panë në media emrin si kandidatë për Këshillin kombëtar të PD, vijnë refuzimet e para! Koçiu: Kuvendi përjashtues, synon ndarjen

Vesel Koçiu

Një ditë para se të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, e do të përzgjidhen anëtarët e ri të Këshillit Kombëtar, kanë ardhur edhe kundërshtimet e para. Ndriçim Mehmetit, drejtues i departamentit të arsimit në PD si edhe Vesel Koçiut, ish-kryetar i Sarandës, duket se nuk i është bërë një ftesë zyrtare, por me një listë që është shpërndarë në media. Megjithatë, përtej kësaj, ato kanë refuzuar, p që të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar.

"Të dashur miq, për arsye personale dhe angazhimeve në fushën akademike, deklaroj se nuk bëhem pjese e garës për Këshillin Kombëtar. Kontributi im opozitar në fushën e arsimit dhe jo vetëm, do të jetë i palëkundur, në dobi të interesit publik", shkruan Mehmeti.

Koçiu thotë se ky Kuvend është i përshpejtuar dhe përjashtues.

"Të nderuar anëtarë të Degës PD Sarandë!Pasi pashë emrin tim në listen e shpallur nga Komisioni i Rithemelimit për garën për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH-së deklaroj: 1) Kuvendi i përshpejtuar i 30 Prillit, është produkt i një proçesi përjashtues, fiktiv dhe përçarës ndermjet demokratëve.2) Qëndrimi im dhe i DPD Sarandë në lidhje me kêtë proçes është publik dhe i pandryshuar.3) Nuk kam qënë pjesë e këtij proçesi,nuk garojë dhe nuk bëhem pjesë e një kuvendi që synon ndarjen dhe jo bashkimin e Partisë Demokratike!4)Bashkimi dhe jo ndarja, duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët", shkruan Koçiu.

Ora 15:00
Berisha fton të gjithë deputetët në Kuvend, s'përjashton as mbështetësit e Bashës

1650907582_20210922195253art.jpg

Në Kuvendin e PD-së, Sali Berisha ka ftuar që të marrin pjesë të gjithë deputetët, përfshirë këtu edhe ato që janë konsideruar si besnikë të Lulzim Bashës.

"I nderuar Deputet i Partisë Demokratike. Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur", thuhet në mesazhin që Berisha i ka dërguar deputetëve.

Ora 14:58
Nga ish-ministri i dënuar për korrupsion te Bleona Qereti, zbardhen emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar në Kuvendin e Berishës

Mes emrave vihen re besnikë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku nuk kanë munguar edhe ish-funksionare të lartë në kohën e qeverisjes së PD-së. Mes tyre edhe ish-ministri Spiro Ksera i dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të  detyrës. Mes tyre vihet se janë edhe emra të njohur si, këngëtarja e njohur Bleona Qerreti, aktorin e njohur, Bujar Kapexhiu dhe  epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, të cilët ishin së fundnmi në tryezën e përbashkët që Berisha bëri për arsimin, moderadorja seksi Fjoralba Dizdari, aktori Julian Deda, këngëtari Renis Gjoka si edhe aktorja Rajmonda Bulku.

  1. Adriana Kalaja
  2. Agron Kulicaj
  3. Akil Kraja
  4. Albina Deda
  5. Aldo Bumci
  6. Aleksandër Biberaj
  7. Andi Dollapi
  8. Andon Frokaj
  9. Anduena Qefalia
  10. Anisa Kadesha
  11. Anxhela Malko
  12. Arben Imami
  13. Arben Ristani
  14. Ardian Muka
  15. Arnold Kariqi
  16. Aulon kalaja
  17. Aurel Bylykbashi
  18. Bardh Spahia
  19. Bislim Ahmetaj
  20. Bujar Kapexhiu
  21. Clirim Gjata
  22. Dashamir Tahiri
  23. Dash Aliko
  24. Edith Harxhi
  25. Edvin Kulluri
  26. Elton Bano
  27. Edlira Bushati
  28. Eni Kasmi
  29. Enno Bozdo
  30. Erald Kapri
  31. Ervin Minarolli
  32. Fatbardh Kadilli
  33. Fatbardha Kadiu
  34. Fjoralba Dizdari
  35. Fiqiri Ismaili
  36. Floriana Garo
  37. Florion Mima
  38. Genc Deromema
  39. Genc Pollo
  40. Gent strazimiri
  41. Ilir Alimehmeti
  42. Ilir Nikolla
  43. Isa Sakja
  44. Ivi Kaso
  45. Jamarbër Malltezi
  46. Julian Deda
  47. Kejtis Kruja
  48. Klevis Balliu
  49. Laura Vorspi
  50. Lorenc Luka
  51. Lisandër Hoxha
  52. Ledina Mandia
  53. Lulzim Vrana
  54. Megi Balliu
  55. Osman Stafa
  56. Patrik Sadikaj
  57. Premtim Kryemadhi
  58. Rajmonda Bulku
  59. Rudina Hajdari
  60. Spiro Ksera
  61. Suzana Guxholli
  62. Voltana Ademi
  63. Bleona Qereti

(Klikoni këtu për të lexuar LISTEN e plote)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/04/2022 02:00

    Sigurisht qe dera eshte e hapur per te gjithe,edhe per te perjashtuarit,mjafton qe ne fund te gjithe te zgjedhin kryetar Berishen.

    Përgjigju
  • KASAP ZYMBYL RËXHËP BULE LEKA [ KEPI ]: 29/04/2022 15:34

    Shikoni o Shqiptar kush është në ktë kuvënd. Figurat më të flliqur të kombit Shqiptar. Si : Çlirim Gjata djali i kriminelit gjukatësit të Enver Hoxhës, Klevis Pallës djali i ish komonistat spiun Fari Pallës, Laura Vorpsi goca e një njeriu të flliqur si Seit Vorpsi hajdut ordiner, imoral , gënjeshtar, mashtrus , Burgaxhi. Balona Qereti aman aman o Hot, Julian Deda o Hot çfar fëlliqsirash Edit Harxhi pa skrupull, hajdute, servile pra me një fjal jashqitja e kombit Shqiptar imagjinoni ta marin pushtetin kta se çfar i bëjn Shqipris kto wc publike e qelbin e shkombtarizojn Shqiprin. O Zot MBROJE SHQIPRIN NGA ko wc.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok