Nesër Kuvendi pa deputetët e përjashtuar të PD, Opozita vijon aksionin, Bardhi: S'i nënshtrohemi aktit antikushtetues! Do të votohet raporti i KLSH-së
Noka djeg manekinet ne oborrin e kuvendit
Tirane- Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë parlamentare. Seanca është caktuar të mbahet në orën 10:00 ndërkohë deputetët e PD-së kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin opozitar atë të 'mosbindjes civile'.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se, aksioni opozitar do të vijojë, ndërsa siguroi se nesër deputetët e përjashtuar të opozitës do të shkojnë në seancë.
Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bardhi u shpreh mesditën e sotme se, “PD e konsideron veprimin e mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si akt provokimi të papranueshëm dhe sigurisht askush nga deputetët tanë nuk mund t’i nënshtrohet vendimeve personale në një shtet që Edi Rama e ka shndërruar në shtet personal”.
“Të dënosh deputetët pa ligj, të përjashtosh gjysmën e grupit parlamentar të opozitës nga Kuvendi. T’ i detyrosh ata që praktikisht në 2 muaj të mos kenë mundësi për të ushtruar mandatin e tyre është një akt antikushtetues të cilit ne kemi vendosur të mos i nënshtrohemi dhe pa diskutim që nesër të gjithë do të jemi në seancë plenare”
“Padyshim që Edi Rama mund të na vërë përballë ushtrinë, policinë, siç ja ka vënë në fakt çdo qytetari që nuk i nënshtrohet urdhrave arbitrare antiligjore të kësaj mazhorance, mund t’ia vendosë edhe deputetëve të opozitës”, theksoi Bardhi.
24 deputetë u përjashtuan nga akviteti parlamentar për një periudhë 40 ditore deri në 2 muaj pas seancës plenare të 30 shtatorit.
Seanca plenare
Parlamenti ka bërë publike rendin e ditës, ku ndër të tjera do të hidhet për votim dhe raporti për veprimtarinë vjetore të KLSH-së për vitin 2023. Pritet të jetë dhe interpelanca me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro kërkuar nga deputeti Agron Shehaj. Do të hidhet për votim edhe Violanda Theodhori që u zgjodh me short si anëtare e re në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e shoqërisë civile, ndërsa gara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë futet në një procedurë formale me vetëm një kandidat, Erjon Fejzullën.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?
-
Kamala Harris
40.6%
-
Donald Trump
51.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4441
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasi mbylli seancën e pyetjeve në SPAK, deputetja Elda Hoti i ‘justifikohet’ kreut të grupit Gazment Bardhi dhe e qetëson
31 Tetor, 19:02
-
Gonzato i dorëzon progres raportin Spiropalit, mesazh opozitës: Shpresoj të luajë rolin e saj brenda Kuvendit! Bardhi: Jemi të përjashtuar, fshehja e realitetit s'na ndihmon
31 Tetor, 12:29
-
Kaosi i PD, Ambasadori i BE: Dhuna nuk është mënyrë për të dialoguar! Gjeni rrugën e duhur, duhet gatishmëri nga të dyja palët
31 Tetor, 11:49
-
Spërkati me lëng deputetët në Kuvend, Elda Hoti pyetet në SPAK: Drejtësi e marrë peng nga Rama! Pse nuk thërrisni Ballukun?
31 Tetor, 10:45
-
Opozita dogji karriget në Parlament, Kuvendi hap tenderin për 30 të reja, vlera sa dyfishi i dëmit të të parave
29 Tetor, 12:35
-
‘Zbehet’ kaosi në Kuvend, 20 minuta seancë për 'hallet' e qytetarëve! Deputetët e PD bllokojnë foltoren
28 Tetor, 16:19
-
Ylli Pata: Shuplaka politike e BE, ndaj protestës groteske për Berishën në Bruksel
20 Tetor, 18:12
-
'PD-PS pakt kundër Salianjit', Azgan Haklaj në Report Tv: Berisha shiti edhe Gaz Bardhin
18 Tetor, 18:51
-
‘Spërkati’ me lëng deputetët, Hoti e PD-së përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi! 'Ndëshkohet’ edhe Doda, grumbulloi karriget në Foltore (DOKUMENTI)
18 Tetor, 17:50
-
'Një maskara preku deputeten e PD-së', Dash Sula nxehet keq me gardistin: Skenë e turpshme ndaj koleges, gjithë shoqëria duhet të reagonte
18 Tetor, 17:25
-
‘Lufta’ në Kuvend! Berisha-Meta ‘spektatorë’, akuza policisë! Ish-kryeministri: Veprime tipike diktature, akte puçiste! Kreu i PL: Spiropali e ministri i Brendshëm shpërdoruan detyrën
18 Tetor, 16:27
-
Opozita protestë para PE, Tabaku zbulon skenarët e 23 tetorit në Report Tv: Informim për situatën në Parlament! Kaosi në Kuvend ishte një shenjë revolte
18 Tetor, 16:00