Ditën e nesërme, në orën 12:00 në kryeqytet, komuniteti ukrainas ka thirrur një manifestim të madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.
Kufizime do të ketë në segmentet e mëposhtme:
• Bulevardi "Bajram Curri", segmenti nga kryqëzimi me rrugën "Ibraim Rugova" deri në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
• Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin "Bajram Curri" deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali".
• Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", segmenti nga "Sheshi Skënderbej” deri në Bulevardin "Bajram Curri" (përkohësisht në intervalin kohor përgjatë marshimit).
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të behet, në akset e mëposhtme:
• Rruga "Ibrahim Rugova", Bulevardi "Zan D'Ark", rruga “Ismail Qemali" dhe rruga "Papa Gjon Pali
Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
• Linja e unazës do të devijohet në urën e Drejtorisë së Policisë dhe në urën e rrugës së "Elbasanit", (vetëm për sensin antiorar).
• Linja "Tirana e Re" do të devijojë te sheshi "Willson" dhe tek "UFO".
Manifestimi që do mbahet në sheshin “Skënderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri më dije një ditë më parë se do të marrë edhe ai pjesë në maifestim ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që t'i bashkohen marshimit.
Njoftimi për manifestin
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12974
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës
12 Janar, 16:33
-
Bie numri i lindjeve në rrethe, drejtoresha e maternitetit në Fier: Shkak godina e rrënuar, s’ka tualete! Mjeku gjinekolog në Elbasan: Ndikon dhe emigracioni
12 Janar, 16:16
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
Media britanike ‘Time Out’: Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në Europë në 2025
12 Janar, 07:25
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06