TIRANE - Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë ka njoftuar mbajtjen e një mbledhje ditën e nesërme, ku sipas BSH do të zhvillohet prezantimi i Raportit Vjetor të Mbikëqyrjes.
Sipas BSH takimi do të zhvillohet pa praninë e kamerave, ndërsas pritet të diskutohet puna e Këshillit Mbikqyrës gjatë vitit 2013, vitit i fundit gjatë kryerjes së vjedhjes së 713 milionë lekëve të reja në Thesarin e Shtetit.
Megjithatë ende nuk ka një prononcim zyrtar sa i përket faktit nëse pjesë e diskutimeve do të jetë edhe pozicioni i guvernatorit Ardian Fullani.
Një javë më parë, ishte anëtarja e bordit të Këshillit Mbikqyrës, Ermelinda Meksi e cila kërkoi shkarkimin e Fullanit, gjatë një mbledhje të bordit drejtues të BSH. Lajmi u konfirmua nga vetë ajo, pavarësisht përgënjeshtrimit të Bankës Qendrore.
Më pas ky propozim i hedhur në votim u kundërshtua nga 6 anëtarët e tjerë të bordit. Aktualisht bordi i Këshillit Mbikqyrës të BSH, ka 7 anëtarë, 2 më pak se sa e kërkon ligji, ndërsa gazeta “Shqiptarja.com” ka publikuar shkeljet e ligjit të bëra nga anëtari tjetër i Këshillit Mbikqyrës, Dhori Kule i cili mban dy poste njëkohësisht, në BSH, dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Presionet ndaj guvernatorit Ardian Fullani, duke e bërë atë si përgjegjësin kryesor të këtij skandali janë rritur, ku krahas shoqërisë civile, ka pasur edhe zëra nga qeveria që kanë kërkuar shkarkimin e tij.
Dy ditë më parë, kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, kërkoi dorëheqjen e të gjithë Këshillit Mbikqyrës, si përgjegjësit kryesor të këtij skandali.
Nga ana tjetër, deputeti socialist Erjon Braçe, njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë, ka bërë thirrje për shkarkim të guvernatorit. Dje Braçe bëri thirrje për një rishikim të ligjit për BSH si dhe nisjen e një auditi ndërkombëtar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Jaho: Kur krahët i ndjentë ngrohta, vjedhësi merr thasët
Hetim të besuarës së demokratëve, 'harroi' kontrollet