Nesër ndeshja me Kroacinë, UEFA: Shqipëria me 3 ndryshime në formacione! 'Penalizohet' Hysaj, në fushë priten Ismajli e Hoxha

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Kroacinë, në një duel historik. Të dy ekipet, të fundit në grupin B të EURO 2024, zbresin në fushë me zero pikë dhe dueli shihet si një përballje ‘jetë a vdekje’ për kalimin në raundin e dytë. Kjo ndeshje do të vulosë fatin e një prej ekipeve për vijimin e rrugëtimit europian.

UEFA thotë se trajneri i kuqezinjve Sylvinho pritet të bëjë 3 ndryshime në formacion, krahasuar me sfidën përballë Italisë. Referuar formacioneve të mundshme të ndara nga faqja e UEFA-s, në fushë nuk do të zbresë Elseid Hysaj, i cili është kritikuar gjerësisht në rrjet për uljen e kokës pasi Italia shënoi golin e dytë. Ai sipas UEFA-s mund të zëvendësohet me Balliun.

Risi pritet të jetë edhe sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Seferit dhe Ismajli në vend të Ajetit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë, ku në fushë pritet të jetë edhe Asani, i cili ishte në pikëpyetje për shkak të një lëndimi muskulor. Por Asani ëshët stërvitur dje me ekipin dhe është në gjendje të mirë, bashkë me Mitajn që pati një lëndim të lehtë. Gjithsesi, trajneri Sylvinho është ende në 'presion' dhe formacionin përfundimtarë do ta caktojë vetëm pas stërvitjes së fundit. 

Kuqezinjtë ndodhen në qytetin e Hamburgut, ku do të mbahet edhe ndeshja. Stërvitja e fundit do zhvillohet sot pasdite në stadiumin e St.Paulit dhe jo atë Hamburgut ku do të zhvillohet ndeshja, pasi UEFA ka merak gjendjen e fushës që të jetë mirë për ndeshjen e së nesërmes. Ndërkohë, në në 17:15 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit të ekipit, Berat Gjimshti.

Kjo është ndeshja e parë që zhvillohet mes dy vendeve, ndonëse dy shtete kanë marrëdhënie të mira dhe njëkohësisht janë edhe dy vende ballkanike. 57 mijë vende ka stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg, ku pritet sërish si në ndeshjen me Italinë që të dominojnë tifozët shqiptarë. Gjykimi i ndeshjes do të jetë në dorën e një arbitri francez, François Letexier.

Formacionet e mundshme

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja

Kroacia: Livaković; Stanishiq, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriq, Kovaçiq; Pashaliq, Majer, Kramariq; Petkoviq

Renditja në grupin B të EURO 2024
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:34
Euro 2024/ Nesër Kroaci-Shqipëri, tifozët optimistë: Rezultati 0-3, presim maksimumin nga Hysaj

 

Nesër Kombëtarja shqiptarja do të zhvillojë ndeshjen e saj të dytë në Kampionatin Europian 2024, në Hamburg të Gjermanisë.

Njëmbëdhjetë luanët e futbollit shqiptar do të ndeshen me Kroacinë, në orën 21:00.

Gazetari Ernest Koçi, ka sjellë copëza atmosferë nga Hamburgu për hapësirën dedikuar Euro2024, “Minuta Zero”, nga Andi Kapxhiu dhe Ogerta Spahiu, në Report Tv.

Koçi tregon se pranë stadiumit Saint Paul, ku lojtarët e Kombëtares po stërviten, janë mbledhur shumë tifozë, që duan të ndjekin stërvitjen.

Erdhëm me shumë qejf ta shohim. Unë jam nga Tetova. Erdha me familjen”,-tha një tifoz.

Për ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, ku kjo e fundit humbi 2:1, tifozi tha se ishte “jo i shumë i kënaqur, por të shohim çdo të ndodhë nesër”.

“Besoj se 0:2 dy për Shqipërinë”,-parashikoi një tjetër tifoz.

Më optimiste u duk një tjetër tifoze besnike e Kombëtares nga Tetova.

Çdo lojë që kur janë kualifikuar edhe tani. I preferuar Nedim Bajrami se është nga Tetova. Për rezultatin mendoj 0:2 apo 0:3, Dua të shënojë Bajrami, bilës sa më shumë gola”,-tha ajo.

Tifozja nuk la pa përmendur edhe Elseid Hysajn, i cili është kryqëzuar së fundmi në rrjetet sociale për performancën e tij gjatë ndeshjes me Italinë.

Shpresoj që Hysaj tani të bëjë maksimumin dhe të bëjë ndonjë gol”, theksoi ajo.

Ora 15:58
FOTO/ Përballja me Kroacinë, Kombëtarja mbërrin në Hamburg! Ja kur Sylvinho del para mediave

Kombëtarja e futbollit ka mbërritur në Hamburg, qyetin ku nesër në 15:00 do përballet me Kroacinë për ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. Kuqezinjtë kanë mbërritur pa probleme dhe janë akomoduar në hotel, teksa në 18:00 do zhvillojnë stërvitje në stadiumin e "St. Paulit" dhe jo në atë të ndeshjes.

UEFA ka marrë masa që fusha për nesër të jetë në gjendje sa më të mirë, duke mos i lejuar ekipet të stërviten në tapetin e "Volksparkstadion". Ndërkohë, në orën 17:15 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit të ekipit, Berat Gjimshti.

SI.E./S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 18/06/2024 15:25

    Suksesi I kometares do te arrihet me pressing dhe furnizim ne topa per Brojen I cili duhet ta gjurmoj topin dhe jo te rrije statik

    Përgjigju
  • Veli: 18/06/2024 09:26

    Asllani e Asani jashte nqse duam te bejme nje ndeshje sadopak dinjitoze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Speciale/ Evropiani i paharruar i shqiptarëve! Pamje, detaje dhe intervista ekskluzive nga Gjermania

Speciale/ Evropiani i paharruar i shqiptarëve! Pamje, detaje dhe intervista ekskluzive nga Gjermania