VIDEO/ Goli i dytë i Italisë, tifozët ‘kryqëzojnë’ Hysajn! Ul kokën mos goditet nga topi

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 2 me 1 nga Italia në ndeshjen e parë të Grupit B në Europianin 2024 në Dortmund, Gjermani.

Kuqezinjtë kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondave lojë me supergolin e Nedim Bajramit, por rezultati u përmbys shumë shpejt nga ‘Axurrët’.

Vetëm 10 minuta zgjati festa, pasi Barella mposhti Strakoshën. Por ajo që ka irrituar tifozët është një veprim i Elseid Hysaj.

Mbrojtësi në momentin që Barella ka gjuajtur topin, uli kokën dhe në këtë moment topi përfundoi brenda rrjetës.

Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet dhe tashmë tifozët në rrjetet sociale po kryqëzojnë Hysajn në rastin e golit të barazimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EdEdmond: 16/06/2024 17:42

    Goli i pare kros i lehte qe strakosha duhet te dilte çfar ben strakosha rrin brenda portes qe edhe ta kishte pritur ishte gol .goli i 2 hysaj u frikesua per mua te 2 keta nuk duhet te luajne me me kombetaren.

    Përgjigju
  • Albi: 16/06/2024 13:27

    Pa gjake

    Përgjigju
    • ilir: 16/06/2024 13:46

      Ismajli ne krah, ne vend te Hysajt (jo Balliu) Ajeti Gjimshiti e Mitaj. Ramadani Asllani Laci(Abrashi) Bajrami.Broja Manaj.

  • Sal: 16/06/2024 12:29

    Si te “ sakrifikosh” per kombetaren kur ke lambo dhe ish miss-in per grua !!!

    Përgjigju
  • Sako: 16/06/2024 11:57

    Ai ka halle mos i prishen floket, gabim i trajnerit aktivizimi i Hysajt.

    Përgjigju
  • Dori: 16/06/2024 11:22

    Ka kohe qe Hysaj ben loje negative. Ai aq e ka mundesine, por faj ka traineri qe i beson. Po vazhdoi akoma me Hysaj, do shohim vetem gafa me pasoja.

    Përgjigju
  • Var-ri: 16/06/2024 11:11

    Jo vetëm që uli kokën siç thoni ju,por ishte ai qê s’e largoi dot topin nga zona me një ngacmim me nderhyrje të lehtë por të gabuar të lojtarit italian,( për të qenë korrekt,ku Hysaj u duk i brishtë sa një fëmij amator ne futboll),por qe s’u mor në konsideratë nga albitri. Gjithsesi Hysaj me eksperiencën që ka duhej të ishte i fuqishëm në atë veprim për mbrojtjen dhe largimin me forcë të topit nga zona,gjë që s’e bëri dhe topi shkojë i dobet në këmbët e Barrela-s i cili gjusjti fluturimthi që e kapi përsëri të papërgatitur Hysajn,i cili uli kokën duke mos e ditur pozicionin e tij dhe duke menduar ndoshta se topi do dilte jashte. Këto veprime dhe të tjera gjatë lojës ,e bëjnë këtë lojtar tmerrësisht të pasigurtë,me një bagazh teknik të dobët,sidomos kur i vjen nje sulmues përballe ,në vend ti nderhyje e ta bllokoje me të parën,bën hapa pas,duke i dhënë mundësi kundërshtarit të krijojë hapesira dhe të orientohet drejt portës.

    Përgjigju
    • Coni: 16/06/2024 20:38

      Ne stervitje Hysaj ngre breket dhe tregon muskujt, ne ndeshje ul koken dhe trupin nga frika se mos i prishet frizura dhe llokumin (golin) e ha Shqiperia. Husaj trim pas ferre.i uroj kurr me kombetaren dhe Seri A jo e jo se budallenj italian s'ka.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit