Policia e Tiranës nisur nga ndeshja e futbollit e cila zhvillohet më datë 7 dhjetor në stadiumin " Selman Stermasi" ndërmjet ekipeve Partizani - Tirana, për arsye sigurie njofton të gjithë  drejtuesit e mjeteve se nuk do të  lejohet parkimi i automjeteve rreth e përqark perimetrit të stadiumit.

Parkimi i automjeteve nuk do lejohet më datë 07.12.2015 nga ora 08:00- deri në perfundim të aktivitetit.

Policia rrugore do mare masat e zhvendosjes se mjeteve në pikat e saj të bllokimit nëse do konstatohen mjete që nuk janë larguar sipas këtij njoftimi.