Nesër ndeshja, zbarkojnë në
Rinas yjet e Italisë/ VIDEO

Nesër ndeshja, zbarkojnë në<br />Rinas yjet e Italisë/ VIDEO
Pasditen e sotme rreth orës 17:40 ka mbërritur në aeroportin e Rinasit kombëtarja italiane e futbollit.
 
Yjet e fqinjëve kanë mbërritur në masa të rrepta sigurie në Tiranë, ndërsa pas zbritjes nga avioni janë nisur direkt për në Shkodër.
 
Tifozët shqiptarë që ndodheshin në Rinas nuk kishin mundësi që të shikonin nga afër idhujt e tyre, pasi autobusi u fut në terminal.
 
Autobusi i ekipit italian shoqërohet nga Forcat Speciale për në qytetin verior. Në orën 20:00 trajneri Ventura dhe një lojtar do të dalin në konferencën për shtyp.
 
Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Botërorit mes Shqipërisë dhe Italisë do të zhvillohet nesër në orën 20:45.
 
Kjo është ndeshja e fundit në grupe, Shqipëria do të tentojë që të mbrojë vendin e tretë, ndërsa Italia luan në ‘Play-off’ pasi direkt në Botëror shkoi Spanja.

[gallery]24196[/gallery]
avioni italia

avioni italia
Ekipi italian duke zbritur nga avioni ne Rinas

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt