Nesër në 'Air Albania' sfida me Italinë, kapiteni Berisha: Të tregojmë vlerat tona, gabimet ‘nuk na falen’! Reja nuk ndryshon: Moduli mbetet ky

Kapiteni i Shqipërisë Etrit Berisha foli për miqësoren kundër Italisë duke thënë fillimisht që nuk i trembet kundërshtarit, ndërsa shtoi se kuqezinjtë duhet të bejne lojën e tyre. Sipas Berishës duhen lenë pas gabimet e së shkuarës për te shpresuar për një rezultat pozitiv. 

"Mund të themi se për ne është me shumë rëndësi të tregojmë vlerat tona. Mbi të gjitha pas atyre rezultateve në Nations League, është e rëndësishme të bëjmë mirë në këtë ndeshje. Duke njohur lojtarët dhe ekipi do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të fortë dhe të mirë, i kemi kualitetet. Shpresoj të paraqitemi dhe të marrim rezultat. Atmosfera është shumë e mirë, kam thënë gjithnjë që kemi mentalitetin ballkanik që mund të na ndëshkojë herë pas herë. Me ekipet në kategorinë tonë apo më poshtë ne lëshojmë diçka, ndërsa me ekipet më të forta nuk gabojmë në këtë drejtim. Por, mendoj se kemi mësuar nga këto gabime dhe në ndeshjet e tjera shpresojë ketë një  qasje më të mirë sepse kur nuk je i vëmendshëm e pëson. Nesër nuk duhet të bëjmë gabim”, tha Berisha.

Ndërsa trajneri Reja ka qenë i prerë në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës miqësore me Italinë.  Ai ka thënë se skema nuk do të ndryshojë edhe pse shumë është kritikuar.  Ai tha se sfida është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë.

“Për ne është shumë e rëndësishme, pasi dihen vlerat e kundërshtarit dhe është një test mjaft i mirë për të parë ecurinë e skuadrës. Unë uroj që të bëjmë sërish disa hapa përpara. Moduli është gjithmonë ky, pasi në planin afatgjatë na ka dhënë më shumë garanci. Më pas mund të ndryshojmë në ndeshje e sipër, duke parë edhe kundërshtarin, por pikërisht me këtë skemë, lojtarët ndihen më të sigurt dhe do të konfirmojmë këtë skemë”, tha ai.

Sakaq në kampin italian vlerësojnë Shqipërinë edhe për faktin se shumë kuqezinj luajnë në Seria A.

“Respektojmë gjithmonë çdo kundërshtar përfshirë edhe Shqipërinë. Nuk është se vijmë për pushime, por për të bërë një ndeshje të mire. Do luajnë lojtarë të rinj pavarësisht se Shqipëria nuk është e dobët. Ka shumë lojtarë që luajnë në Seria A dhe për të qenë në atë nivel kuptohet se janë të aftë”, tha Roberto Mancini, trajner i Italisë. 

Neser pritet një stadium i tejmbushur, me plot 22 mijë bileta të konfirmuara të shitura. Tre ditë pas miqësores me Italinë kombëtarja do luajë një tjetër ndeshje po në ‘Air Albania’, por kundër Armenisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:49
VIDEO/ Momenti kur yjet e Italisë mbërrijnë në stadiumin ‘Air Albania’

 

Kombëtarja e futbollit të Italisë do të përballet nesër me Shqipërinë. Yjet e ‘axurrëve’ kanë mbërritur në ‘Air Albania’ për stërvitjen para ndeshjes, siç duket edhe në pamjet e marra nga gazetari i Report Tv Ernest Koçi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë