Nesër në punë?! Qeveria mendon paketë shtesë për transportin publik

Pas përçarjes mes shoqatave të transportit publik për të nisur apo jo punën nesër, Ministrja Balluku thotë se qeveria po mendon paketë tjetër mbështetëse për ringritjen pas goditjes nga pandemia. Transporti urban është ende në pikëpyetje, por shoqatat janë shprehur se do nisë ai ndërqytetës. Ministrja Balluku u shpreh se kjo paketë e re financiare mbështetëse për shoqërinë  e transportit është bërë në konsultim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrin Ahmetaj, në mënyrë që të gjejnë incentiva që do të ndihmojnë këtë sektor për t'u rihapur.

"Kemi pasur kërkesa të ndryshe nga Shoqatat e Transportit, pasi është e vërtetë që pas disa muajsh të bllokuar dhe pa operime, impakti financiar në kompanitë e tyre ka qenë i rëndë dhe ne jemi konsultuar dhe jemi munduar, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe sigurisht me Ministrin Ahmetaj, i cili ka përgjegjësinë e të gjithë paketave të rimëkëmbjes, të gjejmë incentiva të cilat do të mbështesin sektorin për tu rihapur", tha Balluku.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku shprehet se kjo është një situatë e vështirë për të gjitha palët dhe duhet ta kalojnë përmes një dialogu dhe mirëkuptimi. Ajo tha se nga dita e nesërme të gjitha linjat e transportit, ato ndërqytetëse, të cilat i përkasin si fushë përgjegjësie Ministrisë së Infrastrukturës, por dhe bashkive të nisin nga puna, pasi kjo është dhe një kërkesë e shumëkërkuar nga qytetarët.

"Gjithashtu ne po punojmë, në kontakt edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit, që duke filluar nga nesër, datë 24 qershor, të gjitha linjat e transportit, ato ndërqytetëse, të cilat i përkasin si fushë përgjegjësie Ministrisë së Infrastrukturës, por besoj të njëjtën gjë do bëjnë edhe bashkitë, të fillojnë dhe të operojnë", tha Balluku.

Ministrja Balluku theksoi mbështetjen e që qeveria ka dhënë deri tani për këtë shërbim, që sigurisht është prekur nga pandemia duke thënë se shpenzimet për konsumimin e naftës janë mbështetur 100 % nga  shteti, si dhe të gjithë punonjësit e transportit janë mbështetur me pagën e luftës si dhe përjashtimi nga taksat vjetore deri në fund të 2020.

"E kemi thënë që një nga vendimet, të cilat janë marrë është njohja e 100%, nga 43% që ishte deri para pak ditësh, e shpenzimeve për konsumin e naftës nga kompanitë e transportit të udhëtarëve publike. Ne gjithashtu kemi kërkuar dhe kemi dërguar pranë Ministrit të Rimëkëmbjes listën e të gjithë punonjësve të këtyre kompanive,për të cilët ne si ministri kemi kërkuar që duhen mbështetur me pagën mbështetëse, që u është dhënë edhe bizneseve të tjera, apo edhe punonjësve të tjerë të ndërmarrjeve të ndryshme deri më sot. Një nga pikat e tjera që kemi kërkuar është edhe mbështetja e pushtetit vendor në këtë paketë incentivimesh, që është përjashtimi nga taksat vjetore të pushtetit lokal deri në 31 dhjetor të 2020-ës", tha Balluku.

Në muajin shtator, Balluku tha se do të ketë një reformën të thellë, një reformë që ka nisur nga muaji janar për tu dizenjuar. "Sigurisht me vonesat që krijoi COVID-i, por sot ne po mbyllim detajet e fundit, të cilat do t’i shpallim në muajin shtator, për të nisur implementimin në fillim të janarit të 2021 dhe për ta kthyer këtë sektor në një sektor model, me kapacitet të plotë në përmbushje të kushteve dhe të kritereve që transporti publik i një shteti evropian duhet të ketë, por mbi të gjitha duke pasur synim dhe duke pasur në mendjen tonë qytetarin,cilësinë që qytetari meriton edhe në këtë shërbim kaq të rëndësishëm, esencial dhe jetësor që është transporti publik", përfundoi Balluku.

Ministrja e Shëndetësisë  lajmëroi sot heqjen e kufizimit për transportin publik, por u shpreh se do të zbatohen rregulla strikte, ku maska do të jetë e detyrueshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e rregullave. Por 4edhe pse drita jeshile u dha nga Shëndetësia, Transporti Publik u përça ku rrethet deklarojnë se puna nis nesër, ndërsa në Tiranë kjo gjë refuzohet ende deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin