Nesër nis rivlerësimi i 50 mijë pasurive të paluajtshme (Dokumentet që duhen)

Nga nesër nis rivlerësimin i pasurive të paluajtshme. Kjo mundësi u ofrohet të paktën 50 mijë banesave. Propozimi i ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj nis implementimin e tij nga dita e nesërme, dhe shikohet si një amnisti për të gjithë qytetarët që duan të rivlerësojnë banesën e tyre dhe ta regjistrojnë atë në hipotekë me vlerën reale që ajo ka me rivlerësimin e ri.

Ky ligj iu jep mundësinë qytetarëve që të paguajnë tatimin në vlerën e 3% të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër e paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, nga 15% që është normalisht. Ndërsa personat juridikë, për këtë rivlerësim, do të paguajnë 5 për qind të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme, gjithnjë 3 herë më pak se tatimi aktual. Rivlerësimi, bëhet vullnetarisht nga qytetarët brenda një afati të caktuar kohor, dhe krijon mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël.

DOKUMENTET QË DUHEN DORËZUAR PËR RIVLERËSIMIN

1. Kopje të dokumenteve të pronësisë

•         Certifikatë pronësie (e domosdoshme)

•         Kartela (nëse e disponon)

•         Harta treguese (nëse e disponon)

•         Planimetri  (nëse e disponon)

2. Fotokopje të dokumentit të identitetit të pronarit.

Risia e kësaj amnistie të re është edhe rivlerësimi i atyre pronave që janë në proces legalizimi. Sipas ligjit procedurat e rivlerësimit dhe pagesës për këto raste, do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ky rivlerësim do të zgjasë deri më 30 shtator të këtij viti dhe mendohet të sjellë në buxhet rreth 6 miliardë lekë, në vitin 2020.

Ky është rivlerësimi i tretë që po bëhet pasi në vitin 2011-2013 u rivlerësuan 95 mijë banesa ndërsa ligji më i fundit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i ngjashëm me të tanishmin, ka qenë në fuqi për një periudhë të kufizuar nga 20 gushti 2016 deri më 31 maj 2017, për 63 mijë pasuri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JANI: 22/01/2020 18:25

    NUK NAS E KA FAJIN QEVERIA NEVE ,,JEMI POPULL I KEQ,,NDRYSHE NUK DO I BENIM QYTETET NE KETE DEREXHE SIC JANE NE KETE FOTO,,,DO NDERTONIM ME LEJE E ME PLANE URBANISTIKE,,,MAKS VELO E KA THENE SHUME BUKUR TEK EMISIONI I MUC NANOS,,,QE NUK KE C'FARE TI BESH PRAPAMBETJES TE FSHATIT,,,AJO ESHTE ATY DHE TE SHOQERON PER 100 VJET..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm