Nesër nis shpërndarja e shpërblimeve
për pensionistët, ndarja me grafik

Nesër nis shpërndarja e shpërblimeve<br />për pensionistët, ndarja me grafik
Publikohet grafiku i shpërndarjes së shpërblimeve të fundvitit për pensionistët e vendit. Posta shqiptare dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikuan datat ku pensionistët mund të tërheqin shpërblimet, pa shkaktuar radhë.

Astrit Hado Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore deklaroi se shpërndarja e shpërblimit në këtë mënyrë është bërë traditë.

‘’Sot kemi xhiruar shumën prej 6 mije lëkë të rejash për çdo pensionist që e merr pensionin në bankë. Nga dita e nesërme do fillojë edhe ndarja e shpërblimeve në të gjitha arkat paguese të Postës shqiptare’’,u shpreh Hado.  

Majlind Lazimi, Drejtori i i Postës, deklaroi se shpërndarja e shëprblimeve do të realizohet edhe për pensionistët që nuk kanë mundësi të lëvizinin nga shtëpia, por do të jenë punonjësit e postës që do tju ccojnë shpërblimin në shtëpi.
 
‘’Duke filluar që nesër nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 20:00 të darkës, që t;i vijë në ndihmë çdo pensionisti për të tërhequr shpërblimin e fundvitit’’, u shpreh Lazimi. 

Të gjithë ata që nuk do të mund të tërheqin këtë shpërblim deri në datën 30 dhjetor, do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin janar e në vazhdim. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'