Segmenti rrugor Kodër Kashar – Rinas do të funksionojë me një kalim ditën e nesërme nga ora 09:00 deri në orën 11:00, për shkak të një stërvitjeje që do të zhvillohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile. 
 
Qëllimi i kësaj stërvitjeje është shmangja e incidenteve që shkaktohen nga lëndët kimike.  
 
Në të do të marrin pjesë forcat zjarrfikëse të shërbimit vendor të bashkisë Tiranë, njësi të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe të Rendit nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Njësi të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore të Tiranës, mjete nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë, Njësi speciale nga forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes ,forca dhe mjete nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile .
 
Gjatë stërvitjes do të testohen aspekte specifike të reagimit ndaj emergjencave me lëndë kimike, bakteriologjijke, radioaktive dhe nukleare.
 
Gjithashtu synohet të forcohet edhe bashkëpunimi dhe ndërveprimi midis strukturave dhe njësive operacionale të institucioneve në nivele kombëtar, qarku dhe bashkie, duke përfshirë forca dhe mjete nga Drejtoritë e MPB, MM, MSH, MMJ, Bashkisë të Tiranës dhe forcave vullnetare.

Stërvitja do të monitorohet nga një ekip i Konsorciumit Rajonal të Mekanizimit Europian i Mbrojtjes Civile.

​Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)