Nesër protesta e Berishës, Baçi në ‘Pa Protokoll’: Do jetë madhore, në shesh edhe deputetët e grupit të Albeajt! Gazetari Dedaj: Karshillëk ndaj SHBA-ve

TIRANË- Ditën e nesërme Sali Berisha do të mbajë protestën e thirrur para kryeministrisë. I gjithë aksioni i grupit të Berishës është përqendruar tek çështja e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, që do të jetë edhe fokusi i protestës së nesërme. Deputeti demokrat Luan Baçi tha në Report Tv se ‘RamaGate’ është një skandal ndërkombëtar dhe se kryeministri Edi Rama ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu, Baçi tha se opozita do të vijojë të protestojë deri në momentin që Rama të detyrohet të japë dorëheqjen.

“Skandal ndërkombëtar. Arsye madhore që qytetarët të dalin në protestë. Papunësia, shpopullimi, çmimet, është një jetë e pasigurt dhe një vazhdim i një trishtimi, autokracie, manipulimi që Rama po i bën pushtetit me ndërkombëtarët.

Do jetë protestë madhore. Nuk shkojmë nesër. Rama nesër s’do ri në kryeministrisë. Edhe sikur të rri aty, ta hedhësh në bulevard ai prapë kryeministër është. Do shkojmë drejt votës së lirë, të manipuluar nga kryeministri. Të vuhet në një pozicion të vështirë, në presionin e shqiptarëve të detyrohet të japë dorëheqjen. Do ketë një sulm të qytet, të përditshëm deri në largimin e tij”, tha Baçi në Report Tv.

Pavarësisht debateve të brendshme, Baçi tha se edhe deputetët e grupit të Enkelejd Alibeajt do të jenë në protestë. Ndërkohë që Shqiptarja.com zbardhi pak më parë bisedat e grupit parlamentar të PD, në WhatsApp, ku tre prej deputetëve, Ferdinant Xhaferraj, Kreshnik Çollaku dhe Agron Gjekmarkaj refuzojnë të marrin pjesë në protestë.

“Të gjithë deputetët do i kesh nesër atje. Pavarësisht bisedat që bëjmë ne, debateve me njëri tjetrin, kur vjen puna ne jemi bashkë me demokratët dhe ne do dalim atje. Atje dalin qindra mijëra njerëz dhe do dalin edhe deputetët”, tha Baçi.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Mirela Karabina tha se nuk do të marrë pjesë në protestë pasi nuk është e qartë se për çfarë po protestohet. Sipas saj, të dyja palët, si ajo e Berishës si PS po e përdorin politikisht këtë çështje.

“Goditje e imazhit të Shqipërisë. Opozita ka deklaruar se nesër do ngrihet për këtë çështje. Dosja po përdoret politikisht. Kemi kryeministrin që thotë se nëse do ishte përfshirë, amerikanët s’do e kursenin. Kemi Rithemelimin, që nuk thonë kjo opozitë është Lulzim Basha asokohe”, tha Karabina

Gazetari Reldar Dedaj u shpreh se kjo protestë po përdoret nga Berisha për të bërë karshillëk SHBA-ve.

“Berisha nuk përfiton asgjë nga ky skandal. Protesta e 11 shkurtit, duke e parë nga disa këndvështrime, tregon se ka përplasje prioritetesh brenda Rithemelimit. Nuk i shërben 14 majit. I shërben për të legjitimuar Berishën në krye të opozitës. Ky është thelbi i protestën dhe për ti bërë karagjozllëk SHBA”, u shpreh ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Më 3 mars shqyrtohet çështja e vulës së PD, Sefa në Report Tv: I jep fund ngërçit! Baçi: Apeli s’ka zgjidhje tjetër, do lërë në fuqi vendimin e Zhukrit

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa ka folur në Report Tv pasi Gjykata e Apelit njoftoi se më datë 3 mars do shqyrtohet çështja e vulës së Partisë Demokratike. Sefa tha në emisionin ‘Pa Prototokoll’, se më në fund do zgjidhet ky ngërç dhe tashmë do ketë një zgjidhje përfundimtare për kontrollin e PD-së. Edhe nëse Gjykata do të vendosë në favor të Sali Berishës, Sefa thotë se do respektojë çdo vendim që do të merret.

“Kjo është një zgjidhje përfundimtare, do jetë një datë përfundimtare e zgjidhjes së këtij ngërçi juridik, do kemi një PD se kush janë organet drejtuese dhe kush është legjitimuar për ta përfaqësuar. I jep zgjidhje gjithë dilemave dhe kakofonia juridike që është krijuar këto muaj.

Nuk ka ngërç për anëtarët e KZAZ. KQZ e di se kujt i përkasin momentalisht dhe kush ka tagrin ligjor për të bërë kërkesë për regjistrimin e KZAZ. Ky ankim ka qenë i shqyrtuar me një trupë tjetër gjyqësore që e mbajti në raft për një kohë të gjatë. Me krijimin gjykatës së re kjo çështje u rishqyrtua dhe trupa e re gjyqësore vendosi ta shqyrtojë brenda aftit 30 ditor. Do njoh çdo vendim të gjykatës’, tha Sefa në Report Tv.

Nga ana tjetër deputeti Luan Baçi thotë se vendimi i Apelit s’do ketë asnjë vlerë edhe nëse vendos në favor të Enklejd Alibeajt, duke thënë se partinë nuk e bën vula, por njerëzit. Baçi tha se Gjykata e Apelit s’ka zgjidhje tjetër përveçse të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit që i dha partinë Sali Berishës.

"Procedura të stisura në mënyrë artificiale. S’ka rëndësi se ca vendimi do japë apeli. Gjykata e Shkallës së Parë ka regjistruar PD e dalë nga Kuvendi i dhjetorit. Edhe sikur të ndodhë t’ia japë ortakut të Ramës, nuk ndryshon asgjë. Vula nuk bën partinë. Janë njerëzit që e bëjnë partinë. Nesër PD do të jetë në shesh dhe ajo është PD që del atje, kryetari është Sali Berisha dhe gjithë strukturat e PD do jenë aty. Mëse do kishte një parti tjetër. Ajo gjykatë s’ka zgjidhje tjetër, s’besoj se do ketë trupë gjykuese që të marrë përsipër të hedh poshtë regjistrimin e shkallës së parë që i është bërë PD-së”, tha Baçi në Pa Protokoll në Report Tv.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja