Më 3 mars shqyrtohet çështja e vulës së PD, Sefa në Report Tv: I jep fund ngërçit! Baçi: Apeli s’ka zgjidhje tjetër, do lërë në fuqi vendimin e Zhukrit

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa ka folur në Report Tv pasi Gjykata e Apelit njoftoi se më datë 3 mars do shqyrtohet çështja e vulës së Partisë Demokratike. Sefa tha në emisionin ‘Pa Prototokoll’, se më në fund do zgjidhet ky ngërç dhe tashmë do ketë një zgjidhje përfundimtare për kontrollin e PD-së. Edhe nëse Gjykata do të vendosë në favor të Sali Berishës, Sefa thotë se do respektojë çdo vendim që do të merret.

“Kjo është një zgjidhje përfundimtare, do jetë një datë përfundimtare e zgjidhjes së këtij ngërçi juridik, do kemi një PD se kush janë organet drejtuese dhe kush është legjitimuar për ta përfaqësuar. I jep zgjidhje gjithë dilemave dhe kakofonia juridike që është krijuar këto muaj.

Nuk ka ngërç për anëtarët e KZAZ. KQZ e di se kujt i përkasin momentalisht dhe kush ka tagrin ligjor për të bërë kërkesë për regjistrimin e KZAZ. Ky ankim ka qenë i shqyrtuar me një trupë tjetër gjyqësore që e mbajti në raft për një kohë të gjatë. Me krijimin gjykatës së re kjo çështje u rishqyrtua dhe trupa e re gjyqësore vendosi ta shqyrtojë brenda aftit 30 ditor. Do njoh çdo vendim të gjykatës’, tha Sefa në Report Tv.

Nga ana tjetër deputeti Luan Baçi thotë se vendimi i Apelit s’do ketë asnjë vlerë edhe nëse vendos në favor të Enklejd Alibeajt, duke thënë se partinë nuk e bën vula, por njerëzit. Baçi tha se Gjykata e Apelit s’ka zgjidhje tjetër përveçse të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit që i dha partinë Sali Berishës.

"Procedura të stisura në mënyrë artificiale. S’ka rëndësi se ca vendimi do japë apeli. Gjykata e Shkallës së Parë ka regjistruar PD e dalë nga Kuvendi i dhjetorit. Edhe sikur të ndodhë t’ia japë ortakut të Ramës, nuk ndryshon asgjë. Vula nuk bën partinë. Janë njerëzit që e bëjnë partinë. Nesër PD do të jetë në shesh dhe ajo është PD që del atje, kryetari është Sali Berisha dhe gjithë strukturat e PD do jenë aty. Mëse do kishte një parti tjetër. Ajo gjykatë s’ka zgjidhje tjetër, s’besoj se do ketë trupë gjykuese që të marrë përsipër të hedh poshtë regjistrimin e shkallës së parë që i është bërë PD-së”, tha Baçi në Pa Protokoll në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Nesër protesta e Berishës, Baçi në ‘Pa Protokoll’: Do jetë madhore, në shesh edhe deputetët e grupit të Albeajt! Gazetari Dedaj: Karshillëk ndaj SHBA-ve


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor