Nesër protesta e opozitës, policia: Ja rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00 deri në përfundim të tubimit

Nesër protesta e opozitës, policia: Ja rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00 deri në përfundim të tubimit

Një ditë para protestës që ka thirrur Sali Berisha dhe Ilir Meta, policia e shtetit ka njoftuar qytetarët në lidhje me rrugët që do të bllokohen në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe të sigurisë.

Kështu duke filluar nga ora 10 e mëngjesit, e ditës së nesërme, e deri në përfundim të tubimit, qytetarët këshillohen që të shmangin disa rrugë pasi do të bllokohet qarkullimi konkretisht në rrugët: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Po ashtu duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në këto rrugë.

Të nesërmen në orën 12:00, Berisha ka thirrur një protestë kombëtare që pritet të mbahet para kryeministrisë. Në të njëjtën ditë pritet që gjykata e Apelit të japë vendimin mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit 18 dhjetorit si legjitim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj