Nesër protesta e pedagogëve, Meta i mbështet me gazetën ‘Zëri i Popullit’: Ja shikojini vendimet e qeverisë sime, unë rrita pagat kur isha Kryeministër

Nesër protesta e pedagogëve, Meta i mbështet me gazetën ‘Zëri i Popullit’: Ja shikojini vendimet e qeverisë sime, unë rrita pagat kur isha Kryeministër

Kreu i PL-së, Ilir Meta

Në krah të pëdagogëve Meta ka zgjedhur që në konferencën e tij për mediat të risjellë disa botime të gazetës ‘Zëri i Popullit’. Në gazetën e cila orkestrohej me ndikimin e qeverisë, Meta nxorri sesa i pastër dhe i preokupuar ka qenë për rritjen e pagës së pedagogëve në 45% deri në 50%.

Meta shkruan se në vitin 2001 edhe pse në situatë të vështirë ekonomike, si kryeministër vendosi t’i rriste pagat. Meta shkroi gjithashtu se inceneratori është arsyeja kryesore se pse vidhet dhe nuk plotësohen kërkesat e pedagogëve.

‘Edhe në vitin 2001, situata ekonomike ishte e vështirë, por unë si Kryeministër vendosa të rrisja pagat për pedagogët 45% deri në 50%.

Ndaloni grabitjen te inceneratori dhe vetëm një pjesë e vogël e taksave që vidhen do të mjaftonte për të plotësuar kërkesat legjitime të pedagogëve dhe studentëve.’- shkroi Meta.

Kujtojmë se pas tre orësh diskutime, pedagogët nuk kanë arritur dakordësi me Ministren e Arsimit, Evis Kushi për rritjen e pagave. Pas protestës që organizuan pedagogët e Fakultetit të Shkencave, ministrja Kushi i priti më 23 shtator në një takim ku kanë diskutuar për të gjitha kërkesat e paraqitura. Në një deklaratë për mediat, pedagogët u shprehen se rritja që ata kërkojnë prej 180 euro, ministres Kushi i duket shumë e lartë.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës