Nesër provimi i parë i maturës
ministrja teknike:Procesi s'cenohet

Nesër provimi i parë i maturës<br />ministrja teknike:Procesi s'cenohet
Nesër është provimi i parë për maturantët. Mbi 40 mijë maturantë do të japin provimin e gjuhës angleze.
 
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, ka bërë një deklaratë ku garanton procesin e provimeve të pacenuar.
 
Shprehimisht në deklaratë thuhet se sipas kalendarit të hartuar nga Komiteti i Maturës Shtetërore 2017 në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, do të vijojnë të zhvillohen të gjitha detyrimet që përmban Matura Shtetërore, që ka filluar nga vjeshta e vitit 2016 e në vijim, me miratimin e Rregullores dhe udhëzimeve që rregullojnë mbarëvajtjen e këtij procesi. 

Gjithashtu Karabina ka vënë në dispozicion adresë emaili dhe numër telefoni për të denoncuar rastet e abuzimit.

Deklarata
Më lejoni t’ju uroj të gjithë maturantëve suksese në provimin e Gjuhës së Huaj, provimi i parë i Maturës Shtetërore 2017.

Sipas kalendarit të hartuar nga Komiteti i Maturës Shtetërore 2017 në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, do të vijojnë të zhvillohen të gjitha detyrimet që përmban Matura Shtetërore, që ka filluar nga vjeshta e vitit 2016 e në vijim, me miratimin e Rregullores dhe udhëzimeve që rregullojnë mbarëvajtjen e këtij procesi.

Në vijim, ne do të monitorojmë nga afër çdo aspekt të këtij procesi duke mos lejuar asnjë ndërhyrje, apo deformim që mund të ndikojë në cenimin e standardeve të këtij procesi kaq të rëndësishëm dhe me ndikim të gjerë në opinionin publik.

Duke e parë në këtë këndvështrim, në të gjithë takimet që kam zhvilluar iu është kërkuar që të gjithë aktorët pjesëmarrës në administrimin e Maturës Shtetërore 2017, të zbatojnë me rigorozitet të gjitha detyrimet e përcaktuara në paketën ligjore që rregullon afatet dhe rezultatet e provimeve.

Paralelisht, kam përcjellë mesazhin tim, duke rikonfirmuar edhe sot në këtë deklaratë, se çdo presion apo premtim i bërë maturantëve është i papranueshëm dhe të gjitha rastet e evidentuara do të jenë pjesë e procesit të verifikimit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Çdo shkelje e evidentuar do të analizohet dhe çdo procedohet sipas legjislacionit në fuqi.

Për çdo denoncim nga ana e prindërve, mësuesve apo maturantëve, është në dispozicion adresa e E-mail dhe numri i telefonit, si më poshtë: E-Mail: [email protected]
Telefon: +355 67 4474 900

Garantojmë se do të intensifikojmë monitorimin e çdo faze, për të vendosur standardet e kërkuara në administrimin dhe transparencën e gjithë këtij procesit, duke filluar nga organizimi deri tek vlerësimi i provimeve.

Duke ju uruar edhe një herë suksese të gjithë Maturantëve, mbetemi të angazhuar në përmbushjen e të gjithë detyrimeve institucionale të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar