Nesër punime në autostradë, ARRSH: Ja si do të devijohet qarkullimi (Opozita akuza për bllokim)

Nesër punime në autostradë, ARRSH: Ja si do të devijohet qarkullimi (Opozita akuza për bllokim)

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nesër për shkak të punimeve në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës (autostrada), shërbimi i Policisë Rrugore, nisur nga kryerja e punimeve, iu sugjeron drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Jugut, kryesisht drejt Lushnjës, Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe zonave të tjera, për të mos u vonuar mund të zgjedhin si variant alternativ kalim nga Rruga e Elbasanit drejt Tunelit - Elbasan-Peqin Rrogozhinë-Jug.

Gjithashtu edhe drejtuesit e mjeteve që kthehen në Tiranë nga këto zona, për t'u kthyer më shpejt dhe për të evituar ngarkesën dhe vonesat drejt Tiranës mund të ndjekin këtë itinerar. ARRSH shton se në autostradë po vazhdojnë punimet nga kontraktori, ndërkohë që ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore.

Shërbimi i Policisë Rrugore thekson se kërkon mirëkuptimin që të respektohet në maksimum sistemi i sinjalizimit vertikal dhe horizontal i përkohshëm në këtë segment rrugor, me synim evitimin e bllokimeve dhe të aksidenteve të mundshme. Ndërkohë që opozita nesër do të zhvillojë protestën para Kryeministrisë dhe akuzon qeverinë se po bllokon rrugët për qytetarët që do t'i bashkohen tubimit në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan