TIRANË – Kuvendi do të mblidhet nesër në orën 10.00 për të votuar në raundin e tretë për garën presidenciale. 71 deputetë kanë votuar pro dhe 58 kundër propozimit të grupit kuvendor demokrat për të votuar të premten për herë të tretë, ndërkohë që ende nuk ka asnjë kandidat zyrtar.
Konferenca e kryetarëve 3 ditë më parë nuk mundi dot të gjejë konsensus për raundin e tretë, ndërkohë që socialistët kërkuan që ky votim të bëhet të djelën.
Deputeti socialist Kastriot Islami ka votuar kundër votimit ditën e premte, ndërkohë që Dule I PBDNJ ka abstenuar.
NANO – DEPUTETËVE PS: MË MBESHTESNI QË TË RRISNI PARTINË
Pak orë përpara votimit të tretë për Presidentin e ri të vendi, kandidati i vetëshpallur Fatos Nano I ka kërkuar deputetëve socialistë që ta votojnë atë. Sërish nëpërmjet një deklarate shpërndarë nga Lëvizja për kandidaturën e tij, Nano ka vlerësuar vizitën e drejtorit për zgjerimin në BE, Stefano Sanino.
Në deklaratë Nano i kujton Ramës së Presidenti i ardhshëm nuk është një notar por garant i Kushtetutës.
“Vini re, se me këtë mënyrë veprimi, me këtë mendësi otomane antigarë, kundër çlirimit të energjive më pozitive të politikës dhe qytetarëve shqiptarë, shpërfillet dhe asgjësohet edhe dinjiteti e vullneti i lirë edhe i vetë deputetëve. Opozita nuk mund të lejohet që të rrëzohet ndërsa bën gabimin duke shmangur Presidentin. Opozita mund të rritet duke lartësuar Presidentin”, deklaron Nano.
Ai shpjegon se në thirrjen drejtuar deputetëve të Grupit Kuvendor e bën për të shtuar arsyet për ta dashur më shumë këtë vendin tonë të kaqshumë vuajtur e kaqshumë nëpërkëmbur nga politika dhe politikanët e konflikteve dhe ngërçeve, refuzimeve dhe bllokimeve, urrejtjes dhe mosalternativave, retorikave dhe mosideve.
“ Eshtë në nderin tuaj si Deputete të PS, por është edhe në nderin e PS e të drejtuesve të saj aktualë që ta mbështesin kandidimin e Fatos Nanos për President te Republikes. Fatos Nano i ka të gjitha mundësitë të jetë President konsensual pra i mirëbesuar, bashkëvendosur dhe bashkëvotuar nga shumica dhe opozita, ose President i zgjedhur nga një garë e lirë dhe e ndershme me rregulla e vullnete konsensualisht të bashkëvendosura për ta lejuar këtë garë si të tillë. Mbeshtesni Fatos Nanon për President që ta rrisni PS duke e lartësuar Presidentin. Fatos Nano është dalëzots dhe i fton gjithashtu deputetët e PS që të bëhen dalëzotsa, duke i dalë për zot dinjitetit të tyre, integritetit të tyre, Partisë Socialiste, demokracisë shqiptare, lirisë e drejtësisë, si edhe mbarëvajtjes së punëve në Shqipëri në mënyrë që të gjithë së bashku ta festojmë 100 vjetorin e Pavarësisë edhe me Statusin Kandidat në BE të fituar”, thuhet në deklaratën e fundit të Lëvizjes për Fatos Nanon president.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nano kafe me Arvizu: Jam optimist se do ta fitoj garën