Nesër seanca/ Avokati i Izet Haxhisë: Përveç Berishës dhe dy motrave Haklaj, kemi dëshmitarë që nuk janë pyetur kurrë më parë

Nesër seanca/ Avokati i Izet Haxhisë: Përveç Berishës dhe dy motrave Haklaj, kemi dëshmitarë që nuk janë pyetur kurrë më parë

TIRANË- Nesër Gjykata penale e Tiranës do të zhvillojë të parën seancë gjyqësore për Izet Haxhinë, pas rinisjes nga e para të çështjes për vrasjen e Azem Hajdari. Avokati i tij, Idajet Beqiri ka bërë me dije se përveç ish- kryeministrit Sali Berisha e dy motrave Haklaj, do të thirren edhe dëshimtarë të rinj që nuk janë pyetur kurrë më parë. 

"Nesër do të paraqesim parashtrimet hyrëse, çfarë synojmë të arrijmë në këtë gjykim ne si palë mbrojtëse e Izet Haxhisë, do të parashtrojmë të vërtetën e ngjarjes së 12 shtatorit 1998, pozicionin e Izet Haxhisë me këtë ngjarje, ku ndodhej ai dhe përse, a ka ose jo lidhje Izet Haxhia me këtë krim dhe kush janë ata që e implikojnë padrejtësisht atë, për çfarë motive dhe interesa e bëjnë këtë gjë... Dhe për të provuar këtë pafajësi të Izet Haxhisë, do paraqesim një numur provash, duke filluar nga thirrja si dëshmitarë okular të Zenel Neza e Jaho Mulosmani, deri te Aishe Haklaj, Zylfije Haklaj, Sali Berisha, Sali Lusha, Afrim Krasniqi, Ylli Rakipi, Shaban Memia, Fisnik Sina,  Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, etj. Do kërkojmë edhe një numur të konsiderueshëm tabulate telefonike të ditës së ngjarjes, të cilat zbulojnë motivin e vrasjes dhe bashkëpunëtorët real që kryen vrasjen e Azem Hajdarit. Kemi edhe një numër dëshmitarë të cilët do të përbëjnë risi për proçesin, që nuk janë pyetur kurrë më parë, por që do të ndihmojnë realisht në zbardhjen e të vërtetës për vrasjen e Azem Hajdarit. Për arsye sigurie, për të mos u dhënë asnjë shans manipulatorëve të djeshëm dhe të sotëm të këtij proçesi", ka thënë avokati. 

Vrasja e Azem Hajdari u rikthye në qendër të vëmendjes javën e fundit! Ish- kryeministri Sali Berisha mohoi të ketë pasur një fletëthirrje, por avokati e nxori “blof” duke publikuar edhe dokumentin. Sipas këtyre dokumenteve, Berisha është thirrur 2 herë, në datë 8 qershor 2001 dhe 30 korrik në të njëjtin vit. Madje, në studion e “Repolitix”, ai tha se Berisha ka paditur prokuroren Elisabeta Imerajn pse e ka thirrur për të dëshmuar. Ish- kryeministri gishtin nga ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi se e nxorri në pritë, por ky i fundi në Report Tv tha se vdekja e Azem Hajdarit i interesonte vetëm Sali Berishës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira