'Nxori në pritë Azem Hajdarin', Klosi i përgjigjet Berishës: Absurditet, nëse do ishte e vërtetë kjo implikonte Fatos Nanon dhe jo mua! Vdekja e tij i interesonte Saliut, ai ndihmoi Haklajt të kryenin atentatin (VIDEO)

Absurditet që nuk ja vlen të merresh me deklarata të tilla i ka cilësuar Fatos Klosi akuzat e drejtpërdrejta të bëra nga ish kryeministri Sali Berisha një ditë më parë se ishte ai që nxori në pritë Azem Hajdarin, i cili u vra mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.

I ftuar në emisioni "Repolitix", Fatos Klosi tha se Berisha ka 22 vite që bën deklarata të tilla, ndërsa shtoi se nëse kjo do të ishte e vertetë atëherë implikohet direkt Fatos Nano, pasi ishte kryeministri dhe se Klosi, vartësi  i tij si kreu i Shërbimit Sekret informativ.

"Në 22 vjet e kemi diskutuar kaq shumë këtë ngjarje sa s'ka mbetur gjë për të thënë. Më mirë do të ishte të mos reagoja fare. Habitem me median që merren me të dhe i kushtojnë kaq shumë rëndësi. Ky është problemi themelor që ai lejohet në media prej 22 vitesh të thotë ç'të dojë. I persekutuar në këtë deklaratë që ka bërë Berisha, është Fatos Nano jo unë. Unë isha vartës i Nanos. Nëse unë kam marrë përsipër një gjë kaq të madhe që është praktikisht e pamundur ta bëjë shteti, por nëse ka ndodhur atë e ka bërë Fatos Nano jo unë, se si ishte kreu i  shtetit", tha Klosi.

Se kujt i intereson vrasja e Azem Hajdarit, Fatos Klosi drejtoi gishtin nga Berisha për shkak të përplasjeve të brendshme që kishte me Azemin. Klosi rendi disa fakte kur tha se Shkodra e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si pretekst për të bërë kryengritje dhe sjellë armatime në Tiranë, armatim i cli u fit brenda PD që të përdoren për rrëzimin e qeverisë.

"Problemi është shumë i qartë kush përfitoi nga kjo ngjarje dhe kush e shfrytëzoi më shumë këtë ngjarje. Qeveria nuk përfitoi se një javë më pas kryeministri dha dorëheqjen. Është absurde që qeveria t'ia bëjë vetës këtë që të krijojë incidente për të dhënë dorëheqjen dhe nga kjo ngjarje iku Kryeministri....Në komisionin parlamentar, Berisha tha që ishte Skënder Gjinushi. U përgjigj ai. Më pas tha Rexhep Mejdani që të zgjidhej sërish President. Unë kam menduar që u ka interesuar atyre që kanë pasur diçka. Ka nisur si hakmarrje. U interesonte dhe atyre që kanë pasur përplasje. Si Berisha... Në debatin që patëm bashkë se Berisha ka gisht. Ne kishim informacione që në Shkodër po bëhej kryengritje. Për këtë kishim shumë informacione dhe këtë kishim lajmëruar policinë. Problemi ishte se si do niste. Të parat ishin për shkak të disa incidente. Kjo ishte një kryengritje që parashikohej të vinte në Tiranë. Këtë e kishim të konfirmuar. Vrasja e Azem Hajdarit u përdor si pretekst. Erdhën njerëzit me armatime. Ky armatim u fut brenda PD-së, e drejtonte PD-ja. Qëllimi ishte të rrëzonte qeverinë", tha Klosi.

Sipas Klosit nga vdekja e Azem Hajdarit përfitoi vetëm Berisha që për atentatin ndaj tij ndihmoi edhe Haklajt.

"Unë e kam menduar që gjithmonë se i ka interesuar atyre që kanë pasur armiqësi me Hajdarin, është nisur si hakmarrje, por nuk ishte e kollajshme. I interesonte dhe atyre që kishin përplasje me Hajdarin dhe e kishin problem. Përveç hakmarrjes këtu ka ndihmë edhe nga të tjerë. Kush ishin të tjerët? Berisha vetë", tha Klosi.

Në lidhje me deklaratë se ai ka qenë në Himarë, Klosi tha se ishte në Maqedoni dhe jo për të ndërmjetësuar rrëzimin e qeverisë Nano siç thotë Berisha, por për të takuar të birin që jetonte në Sofje dhe kishte ardhur në Ohër për t'u takuar pas disa vitesh. Sipas Klosit ishte pa logjikë që qeveria të organizonte një skemë të tillë vrasje që do të çonte në rrëzimin e saj, një javë pas vrasjes së Azemit.

"Unë nuk ka shkuar në Himarë, s'kisha as kohë dhe as arsye pse të shkoja, unë kam qenë në Ohër  në Maqedoni në 12 shtator që në mëngjes. Isha atje për të takuar tim biri që jetonte në Sofje dhe kishte ardhur që andej për të më takuar mua. Ishte një takim pas shumë vitesh. Kur u ktheva shkova në zyrë direke dhe mora veshja çfarë ndodhi. Ky thotë se kam vajtur në Maqedoni që të negocioj largimin e Nanos në datë 14. Kjo do të thotë se paska qenë shumë e organizuar, por në fakt është një absurditet që thotë Berisha. Nuk di nga i nxjerr. Kjo implikon Nanon se ai më paska dërguar mua në Maqedoni që të negocioj, paska qenë një plan shumë i madh", tha Klosi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Bregu për vrasjen e Hajdarit: Ka mungesë dëshmish shkencore (VIDEO)

Pikëpyetjet për vrasjen e deputetit Azem Hajdari janë shumë të mëdha, ndërkohë që gazetari Sokol Bregu në emisionin Repolitix u shpreh se mungojnë dëshmitë shkencore për ti drejtuar gishtin dikujt.

Ai tha se ka një mori dëshmish që mund të merren për të hedhur dritë mbi vrasjen e shekullit.

"Ne ende nuk dimë se çfarë ndodhi atë natë. Kemi disa skenare por nga të gjithë ata që ndodheshin është një ish-truprojë që është jashtë si dhe Jaho Salihi. Nuk ka një provë shkencore. Ato dy ditë u vodhën 5 makina biznesmenësh. Po policia ku ishte atë ditë. Këta njerëz që shërbimi i kishte dërguar me emra, këta vazhdonin të ishin në polici. Në pikën që Berisha thotë se shteti e ka vrarë. Disa prej tyre ishin me poste në polici. Kemi shumë dëshmi shkencore që kanë shumë pikëpyetje. Kjo nga ana ligjore. Ishin 256 dëshmitarë në proces. Gjatë gjithë kohës u sollën dëshmitarë pafund. Midis familjes Haklaj dhe Hajdari jo vetëm ishin bërë diskutime nga data 1 shtator deri në 12 shtator. Kishim një mori dëshmish por ne nuk morëm. Ne mund të marrim dëshminë e truprojës që është gjallë. Kemi vetëm disa prova të gjetura në tokë" - tha Bregu.

 

Ora 22:51
Avokati i Izet Haxhisë: Në dijeninë time, Berisha ka paditur Elisabeta Imerajn pse e ka thirrur për të dëshmuar, ka frikë e po përpëlitet nëpër media (VIDEO)

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri tha se Sali Berisha nuk është thirru si dëshmitar me rinisjen e procesit të klientit të tij jo nga ai por nga prokuroria e Tiranës. Beqiri tha se Berishës i ka hipur frika dhe për këtë përpëlitet me deklarata në media. Avokati bëri dhe një deklaratë të fortë kur tha se në dijeninë e tij Berisha ka ngritur padi ndaj Elisabeta Imeraj, kreu i Prokurorisë së Tiranës pse e ka thirrur për të dëshmuar pasi ka frikë.

" Ne nuk e kemi kërkuar, e ka kërkuar prokuroria e çështjes dhe fakti që Berisha po del e po përpëlitet në media  e ka tmerruar ky fakt.  Në dijeninë time Berisha ka bërë një kallëzim penal ndaj kreut të Prokurorisë së Tiranës se përse e thërret për të dëshmuar. E ka zënë frika, mediat të dalin dhe ta verifikojnë", tha avokati Beqiri.

Ora 22:45
Vrasja e Hajdarit, avokati Beqiraj: Fatmiri erdhi në Tiranë për të marrë regjistrimin e Berishës për incidentin në mitingun në Tropojë (VIDEO)

I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiraj u shpreh se mbrëmjen e vrasjes së Azsem Hajdarit, Fatmir Haklaj ka ardhur në Tiranë për të marrë një kasetë.

Sipas tij, kaseta e cila përmbante regjistrimin e Sali Berishës kur kërkonte 'gjallë apo vdekur në Tiranë' personin që i prishi mitingun në Tropojë, mbahej nga dy militantë të PD-së.

"Fatmir Haklaj erdhi vetëm që të merrte kasetën kur Berisha kërkoi atë që prishi mitingun në Tropojë. Këtë e kishin dy militantë të PD-së. Ku ishte Azem Hajdari. Ishte në miting në Fier, shkoi në Lushnje dhe me kë firmosi marrëveshje. Njerëzit që e kanë shoqëruar e pohojnë që e ka marrë 5 herë Saliu në Lushnje. Do vazhdosh më tej. Duhet shkuar te lokali i Guximit që ishte tek PD. Mbesa e Berishës ishte aty po a nuk i njihte kjo. Është me prova të tjera, dhe deklarata e Izet Haxhisë.Me tëra këto që thashë. Çështja nuk është thjeshtë juridike ndaj u fshehën provat. U servirën në një mënyrë të tillë për t'i shërbyer Berishës. Atë që donte e mori" - tha Beqiraj.

Ora 22:38
Vrasja e Shkëlqim Haklajt, avokati Beqiraj: Kur është pyetur për autorin, Azem Hajdari drejtoi gishtin nga Berisha (VIDEO)

Babai i Fatmir Haklajt, Muharremi zhvilloi një takim me Azem Hajdarin vetëm disa ditë përpara vrasjes së deputetit ku u fol për vrasjen e Shkëlqimit, një prej vëllezërve Haklaj.

Ndërkohë që Hajdari është shprehur se nuk ka qenë i përfshirë në atë ngjarje, avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiraj u shpreh në emisionin Repolitix se deputeti e drejtoi gishtin nga zyra e Sali Berishës duke e bërë të fajtor.

"Në këtë vend vetëm hamendësohet, kush i thur më mirë legjendat. Nuk janë me këmbë në tokë që të marrin dosjen dhe ta lexojnë me kujdes. Më pas do dalim tek ajo që tha dhe e shoqja e Azem Hajdarit që thonë se janë fshehur shumë gjëra. Ka të drejtë. Është abuzuar shumë. Haklaj i bënte lëvizjet e kontrolluara. Fatmir Haklaj ishte xhind dhe me aftësi ushtarake të mira. Ardhja e tyre në Tiranë, erdhën për të shoqëruar Fatmirin. Përpara se të vinte ai, kemi 2 shtatorin takimi i Muharrem Haklajt dhe Azem Hajdarit. Nuk ishte nisur të takonte Azem Hajdarin. Unë nuk flas kot sepse kam kontakte me atë. Muharremi i kërkoi që të lante veten, a ka dorë në vrasjen e Shkëlqim Haklajt. Azemi e ka drejtuar gishtin nga zyra e Saliut. Ka shumë dilema. Pas kësaj. Kemi një ngjarje tjetër të rëndë. Pse u ndodhën këta tek liqeni" - tha Beqiraj.

Ora 22:27
Gazetari Dervishi: Në skenën e krimit u gjet radio që përdoret në hidrocentralin e Fierzës, jo radio e SHIK (VIDEO)

Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në emisionin Repolitix mbrëmjen e sotme se në skenën e krimit të vrasjes së Azem Hajdarit u gjet një radio që sipas tij është siguruar nga hidrocentrali i Fierzës. Ai tha se ajo radio nuk funksiononte me valë antenash por me valë radio për radio.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se në skenën e krimit në vrasjen e Azem Hajdarit nuk u gjet një radio e policisë por një radio

"E kanë akuzuar që në makinën e Azem Hajdarit ishte një radio e që funksiononte jo me valë antenash, por ishte radio që funksiononte radio për radio. Sipas një burimi nga grupi i hetimit. Në hidrocentralit të Fierzës. Kanë qenë në makinën e vrasjes. Në atë kohë kanë qenë të rralla. Është siguruar në hidrocentral" - tha Dervishi.

I.K/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 30/09/2020 22:46

    Idajet kurva,Fatmiri erdhi ne Tirane per te marre gjysmat e lekeve te bankes se vjedhur ne Tropoje

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA SONE: 30/09/2020 12:38

    Qeni bastard salmut duhet të tërhiqet zvar. Ky qen malok ish sekretar partie e ka shkatruar Shqiprin më keq se sërbi. Ky spiun i sërbit e ka vëndin në burg sëbashku me sy peshkaqenin shëmtyrën xen.

    Përgjigju
  • MallaKASTRIOTI: 30/09/2020 11:02

    Skandalet e Sb nuk kan te mbaruare ne 30 vite.Ai e nxori ne prite AH per ta vrare F.Haklaj..i cili kishte ardhur per te vrare Sb qe i kishte vrare vellane-Shkelqimin per sherret ne Tropoje. -Gazetaret Dervishaj dhe Bregu u hodhen ne mbrojtje te Sb,ketij vrasesi serial ne 30 vite.Nga keta njerz te blere,servila..ka shpetuar Sb ne 30 vite. -Azemi shkoi te makina i armatosur per te vrare Fatmir Haklaj etj,se gjoja aty kishte dinamit.Dhe Fatmiri qelloi mbi te per tu mbrojtur,por qellimi ishte per Sb.Kjo do kishte shpetuar Shqiperine qe vuan 30 vjet prej tij. -Duhet thene se pse u eleminua sekretarja e Sb-LINDA IHSANI.Se ajo degjoi çi tha Sb Azemit...shko zgjidhe problemin ndryshe ti do te akuzohesh si bashkpuntor i tyre.Dhe Azem shkoi si qeni ne vresht per Sb.Pike.

    Përgjigju
  • Goni: 29/09/2020 23:36

    O Dori duhet te arrestohet Sali krimi jo Fatoset!ku ishte ky Dervishaj deri tani? Avokati eshte shum I sakte o Dor militanti.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/09/2020 23:06

    Keqardhje per mediat vizive qe na u kthyen ne tribunalë te dhenies drejtesise. Avokati beqiraj dhe deshmitaret berisha-klosi duhet te merren te pandehur per shkeljet flagrante te procedures penale duke deshmuar e artikuluar te dhena, fakte e prova qe jane te detyruar procedurialisht ti pohojne e mohojne vetem para trupit gjykues. Avokati dhe deshmitaret kane bere krim me prezencen e tyre dhe artikulimet neper mediat pasi kane sfumuar plotesisht gjyqin dhe vendimet e tij,duke kontribuar aktivisht ne pengimin dhe paragjykimin e verdiktit qe do te jepet per kete krim te shemtuar nga D R E J T E S I A SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Beni: 29/09/2020 22:45

    E mbani mend deklaraten e Azemit ne parlament,qe me akuzojne mua per vjedhjen e bankes se tropojes, kjo eshte arsyeja e vertete qe Saliu nxiti Haklajt per ta vrare Azemin

    Përgjigju
  • Sehirxhiu: 29/09/2020 22:38

    Kjo vrasja e Azem Hajdarit u bë si ajo historia e atij ngaterrestarit ne fshat. Ishte njehere nje fshatar qe ngaterronte gjith dynjane. U semur dhe kur po vdiste la amanet qe kur ta varrosnin t'i vinin nje litar rreth fytit dhe nje cope te litarit tia linin jashte. Ia plotesuan amanetin. Pas disa ditesh, kalojne andej disa milica. Shofin litarin dhe fillojne te akuzojn fshataret per vrasje. Edhe pas vdekjes i futi ne sherr delenxhiu. Edhe kjo puna Azemit, edhe pse kan kaluar kaq vite prap me sherr e me akuza.

    Përgjigju
  • Dori: 29/09/2020 21:55

    Fy fatoset duhen te arrestohen per kete vrasje...

    Përgjigju
    • Loni: 30/09/2020 01:08

      Sa bukur duket mbas 22 vjetesh si macja me miun... Kopshti me dreke ai tha keshtu ai tha ashtu... Organet ligjzbatuese ku Jan!? Se si vazhdon te mos plasi ky komb nuk e kuptoj...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja