Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet në tokën 'mëmë' për ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kombeve, që luhet të dielën kundër Bjellorusisë në Hungari.

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran dhe mesfushori Kristjan Asllani në konferencë për shtyp e cilësuan Bjellorusinë si një nga kundërshtarët që i ka lodhur më tepër në këtë grup.

“Nuk ka asnjë lloj shqetësimi për mungesën e Ramadanit. Të gjithë janë në lartësinë për të luajtur me Kombëtaren. Ndoshta është momenti i duhur për të luajtur edhe lojtarë të tjerë. Është mundësi e mirë edhe për ta. Muçi nuk u stërvit sot me ekipin dhe mbetet për tu vlerësuar gjendja e tij.

Në fakt është kundërshtari që na ka lodhur më tepër në këtë grup. Ka pasur një ecuri të mirë dhe ka vetëm një humbje ndaj nesh. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi gati dhe të vendosur. Kemi krijuar një identitet si skuadër dhe djemtë janë gati për të dhënë maksimumin. Ne utemi në fushë për të dhënë më shumë seç mund të kemi bërë në ndeshjen e kaluar.”, deklaroi Maran.

Shqipëria vjen si kryesuese e grupit C1 në Ligën e Kombeve, me 12 pikë. Bjellorusia ndjek në vendin e dytë me 10 pikë. Kuqezinjve iu mjafton një barazim për të siguruar vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B, pasi kjo është ndeshja e fundit e grupit.

lajm ne perditesim...