Nesër takimi i Komunitetit Politik Evropian, Rama mes 5 folësve të vetëm të lançimit të projektit nga 44 liderë vendesh të pranishëm

Nesër takimi i Komunitetit Politik Evropian, Rama mes 5 folësve të vetëm të lançimit të projektit nga 44 liderë vendesh të pranishëm

Edi Rama dhe axhenda e komunitetit politk europian

E nesërmja do të jetë një ditë e rëndësishme për të gjithë kontinentin e Evropës, do të lançohet projekti ambicion i Komunitetit Politik Evropian, që synon rritjen e bashkëpunimit dhe afrimin e vende të kontinentit në sfidat dhe ndihmë reciproke. Në takimin që do të zhvillohet në Pragë të Çekisë janë të ftuar 44 vende. Shqiptarja.com ka siguruar axhendën e takimit, ku vihet re se 4 do të jenë sesionet e rëndësishme të aktivitetit: lançimi i projektit, tryeza e rrumbullakët, takimet bilaterale dhe përfundimet. 

Interesant është fakti se në sesionin më të rëndësishëm të samitit, në atë të lançimit të këtij projekti kaq ambicioz do të ketë vetëm 5 fjalë përshëndetëse, dhe një prej tyre është përfaqësuesi i Shqipërisë Edi Rama. Mes folësve sigurisht është kryeministri i vendit pritës, ai i Republikës Çeke, Petr Fiala, deklaratë e Presidentit të Ukrainës Zelensky, Kryeministri i Norvegjisë  Gahr Støre, dhe në fund fjala e Kryeministrit Truss (Mbretëria e Bashkuar). Shqiptarja.com mëson se për përcaktimin e vetëm 5 folësve ka pasur debate të vogla mes organizatorëve, por përfundimisht është vendosur që Kryeministri Rama dhe 4 liderët e tjerë të jenë të vetmit që do të kenë të drejtën e fjalës në sesionin e parë të hapjes. Kujtojmë se Kryeministri Rama ka qenë një ndër promotorët më të mëdhenj të një nisme që do të nënkuptonte më shumë akses të vendeve të Ballkanit Perëndimor në projektet e Bashkimit Evropian, sidomos në drejtim të përballimit të sfidave. 

Paqja dhe Siguria, Energjia, klima dhe situata ekonomike do të jenë pjesë e takimit të nesërm të Komunitetit Politik Evropian.  Tryeza nis punimet në 13:00 dhe mbyllet me konferencën për mediat pas orës 19:30. Pjesëmarrëse do të jenë vendet e Bashkimit Europian, vendet aspirante për në BE, Ballkani Perëndimor dhe aleatë të BE. Përveç Shqipërisë, pjesë e takimit do të jetë edhe Kosova, Britania e Madhe dhe Ukraina. Ndërsa gjatë këtij takimi do të ketë takime bilaterale mes krerëve të vendeve të caktuara, sipas vullnetit të palëve.

Komuniteti Politik Europian është një nismë e propozuar fillimisht nga Presidenti francez Emmanuel Macron.  Rama tha se dje se kjo nismë, e cila deri pak vite më parë do ishte totalisht e paimagjinueshme, është e Holandës dhe e Shqipërisë, për të angazhuar bashkësinë europiane në një drejtim ku synohet një konkretizim sa më real të vizionit dhe projektit të ri të komunitetit të ri politik evropian.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ky proces do të kërkojë kohën e vet, por për ne është e rëndësishme të shtyjmë në këtë drejtim. Nuk ka asnjë diskutim që dimensioni akademik dhe arsimor i integrimit të plotë në BE nuk duhet të presë anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit në BE, por duhet t’i paraprijë këtij anëtarësimi”.

Pjesëmarrësit e ftuar të marrin pjesë në këtë takim të parë të Komunitetit Politik Evropian:

27 shtetet anëtare të BE-së

Shqipëria

Armenia

Azerbajxhani

Bosnje Hercegovina

Gjeorgjia

Islanda

Kosova

Lihtenshtajni

Moldavia

Mali i Zi

Maqedonia e Veriut

Norvegjia

Serbisë

Zvicra

Turqia

Ukraina

Mbretëria e Bashkuar

Presidenti i Komisionit Evropian

Presidenti i Këshillit Evropian

Çfarë pritet të ndodhë?

Liderët e të gjitha shteteve evropiane, përveç Bjellorusisë dhe Rusisë (po ashtu edhe të shteteve të vogla evropiane) do të takohen në Kështjellën e Pragës më 6 tetor për të diskutuar për çështjet që lidhen me situatën e sigurisë në kontinent, teksa lufta në Ukrainë po vazhdon. Ky takim, po ashtu, është për të lansuar Bashkësinë Politike Evropiane – një ide që fillimisht është promovuar në muajin maj nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Një ditë më pas, më 7 tetor, kryeqyteti çek do të jetë nikoqir i një samiti joformal të Bashkimit Evropian që gjithashtu do të mbahet në Kështjellën e Pragës. Liderët nga 27 shtetet anëtare do të bisedojnë për sanksionet e Rusisë, për krizën energjetike, teksa kontinenti pritet të përballet me një dimër të vështirë.

Axhenda e komunitetit politk europian

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arian: 05/10/2022 14:43

    me i madhi i te medhenjve bisha e shqiprise te jene xheloz keta plerat e tjere

    Përgjigju
  • henri: 05/10/2022 14:42

    krenare qe perfaqesohemi nga nje lider si juve edi rama sepse e kemi pare punet nder vite

    Përgjigju
  • denis: 05/10/2022 14:41

    hajde suksese neser dhe me shprese te kemi lajme sa me te mira

    Përgjigju
  • BE-EU: 05/10/2022 13:52

    Vetëm Rama e fut kete komb ne BE duke punuar pa viza dhe me bursa falas ne universitete! bravo Rama jemi me fat pasi njerez si ju vijnee nje here ne 200 vjet !

    Përgjigju
  • ylli: 05/10/2022 13:36

    me lajme me te mira suksese kryeministrit neser

    Përgjigju
  • Luan: 05/10/2022 13:35

    Mendoj qe shqiperine sdo ta ftonte njeri po mos te kishte ndryshuar komplet imazhin qe ka pasur.

    Përgjigju
  • sami: 05/10/2022 13:35

    besoj se do jet nje projekt i mire dhe ambicioz qe do te ket shume perfitime dhe per ne

    Përgjigju
  • cimi: 05/10/2022 13:34

    uroj qe te jet nje takim me lajme te mira

    Përgjigju
  • Alban: 05/10/2022 13:33

    Shqiperia ska qene kurre me shume se kaq e perfshire ne politikat nderkombetare dhe nje merite per kete eshte diplomacia e ktyeministerit.

    Përgjigju
  • Aliu: 05/10/2022 13:01

    Filluan patronazhistet me komentet lavderuese e copy paste ndaj liderit suprem

    Përgjigju
  • Violeta: 05/10/2022 12:55

    Lider vizionar je Edo ,si gjithmone jam e sigurt qe dhe kete here do na perfaqesoni denjesisht e shpresoj qe te kemi sa me shume lajme te mira

    Përgjigju
  • Rasim: 05/10/2022 12:54

    Kohet e fundit kemi pare mjaft takime qe merr pjese e kryeministri yne,dicka mjaft e mire per vendin tone se nga pak e nga pak po njihemi e po degjohemi e nga vendet e tjera

    Përgjigju
  • Toni: 05/10/2022 12:52

    Shpresoj te marrim sa me shume lajme te mira nga ky takim qe do behet neser

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 05/10/2022 12:52

    Zeri i Edi Rames ne fjalime nderkombetare me eksiton jashte mase. Je nje burre shteti i mirefillte. Votimi per PS-ne eshte me e pakta qe mund te bej. Gjynah qe nuk te votojn maloket. (Vazhdoni me servilizem fallco dhe ju supaxhinjt e tjere.) Efharisto

    Përgjigju
  • monda: 05/10/2022 12:30

    lajme te mira degjofshim pas ketij takimi

    Përgjigju
  • larisa: 05/10/2022 12:19

    jemi me fat qe kemi nje kryeminister shembull si rama i cili behet pjese ne keto takime

    Përgjigju
  • megi: 05/10/2022 12:18

    uroj qe prej ketij takimi te degjojme sa me shume fjale pozitive

    Përgjigju
  • Teo: 05/10/2022 12:09

    Rama nje perfaqeues dinjitoz per vendin tone

    Përgjigju
  • Eno: 05/10/2022 12:02

    Me behet qefi qe vendinka filluar te behet pjes e arenes nderkombetare

    Përgjigju
  • Besi: 05/10/2022 12:01

    Si nje nder ideatoret i takon me fol edhe te na nderoj atje

    Përgjigju
  • Ani: 05/10/2022 12:00

    Shpresojm te kemi lajme sa me te mira

    Përgjigju
  • Arbërori: 05/10/2022 12:00

    Gjatë 10 min ky shkjau shqipfolës do e mbrojë fashitin Vucic , indirekt Putinin…dhe prap një thikë pas shpine Kosovës…!

    Përgjigju
  • Erald: 05/10/2022 11:59

    Politiken e jashtme qe ka ber kjo qeveri se ka ber njeri. Esht vec merite e Rames qe po marim kaq shume vemendje dhe njohje ne arenen nderkombtare

    Përgjigju
  • Vila: 05/10/2022 11:46

    Me lajme tmira neser ishalla mbledhje te mbar

    Përgjigju
  • Dorjana: 05/10/2022 11:42

    Takim te mbare dhe ishalla me lajme te mira

    Përgjigju
  • Gezim: 05/10/2022 11:26

    E vlersojme kete xhest simbolik per te na perfaqesuar sa me mire

    Përgjigju
  • Geni: 05/10/2022 11:25

    Keshtu duhet te vazhdojme ne arenen nderkombetare me fort se kurre

    Përgjigju
  • Arbi: 05/10/2022 11:25

    Nje nder i madh per zotin rama dhe per shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë