Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohet nesër me presidentin rus Vladimir Putin.
Në një deklaratë për mediat Vuçiç u shpreh se prioritet i bisedimeve do të jetë situata në Kosovë, ku presidenti rus i informuar mbi ngjarjet e fundit do të japë mendimin e tij.
Takimi i planifikuar që më parë vjen menjëherë pas trazirave që kanë ndodhur në veri të Kosovës.
![]()
Alksandër Vuçiç
Gjithashtu zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov konfirmoi se rritja e tensioneve në Ballkan do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit.
Serbia dhe Rusia këtë vit shënojnë 180 vjetorin e fillimit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Ndërkohë Vuçiç ka mbërritur në Moskë ku edhe ka bërë rolin e turistit. Media serbe 'Tanjug' ka postuar foto të kryeministrit me kamera në dorë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Komente

