Nesër te Reja,sfilata e Eco Fashion
Show me mbetje të riciklueshme

Nesër te Reja,sfilata e Eco Fashion<br />Show me mbetje të riciklueshme
Me 28 Maj, fëmijë nga shkolla te ndryshme, artistë, studentë e sipërmarrës ekologjikë do të prezantojnë se si transformohen mbetjet në një vepër Arti.
 
Eco Alternative Arts do të sjellë për të pestin vit radhazi, tek “Reja’’ në Tiranë, Eco Fashion Show.
 
Rajmonda Zajmi, themeluesja e Eco Alternative Arts, tha se sfilata do të vendosë nesër në pasarelë veshje dhe aksesorë nga mbetjet e riciklueshme. 

“Një event vullnetar që krijohet nga qytetarët. Nëpërmjet këtij eventi mundohemi të reduktojmë hedhjen e mbetjeve në natyrë nëpërmjet krijimit të këtyre veshjeve. Gjithsecili akumulon mbetjet për një kohë të caktuar dhe krijon një veshje me materiale të ricikluara”, tha Zajmi.
 
Zajmi:Japim mesazhe për mbrojtjen e mjedisit
Zajmi u shpreh se qëllimi i aktivitetit është dhënia e mesazhit për mbrojtjen e mjedisit.

“Kemi qëllim të nxisim iniciativa të riciklimit, të nxisim kreativitet të flasim për mjedisin në një formë alternative dhe të mësojmë të rinjtë duke krijuar dhe duke mësuar për mjedisin se si ta mbrojmë dhe duam atë”, tha ajo.
 
Aktiviteti Eco Fashion Show, nis nesër në orën 18:00, do të mirëpresë këdo që dëshiron të jetë pjesë e artit të riciklimit, dhe të japë një mesazh për mbrojtjen e mjedisit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës