Nesër vendimi për 30 Qershorin, PD: Kolegji s'ka kompetenca, Rama e ka paracaktuar, por ne s'e njohim!

Nesër Kolegji Zgjedhor do të vendosë për fatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Por Partia Demokratike përmes një deklarate nga Sekretari për Cështjet Ligjore Ivi Kaso shprehet se Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të gjykojë nesër dekretin e Presidentit. Ai tha se Edi Rama ka paracaktuar vendimin e Kolegjit.

"Kolegji Zgjedhor nuk merr dot në shqyrtim kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Edi Rama mund të kontrollojë vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor, mund t’i shantazhojë gjyqtarët e këtij Kolegji me vetting, por nuk e ndryshon dot realitetin se data 30 Qershor nuk është më datë zgjedhjesh lokale në Shqipëri" tha Kaso.

Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë ditën e hënë (nesër) kërkesën e Idajet Beqirit për të çregjistruar Partinë e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i ligjshëm dhe për pasojë nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

Nëse Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ për të mos pranuar kërkesën e Idajet Beqirit, vendimi do të konfirmonte paligjshmërinë e dekretit të Metës, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor. Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj. 

Deklarata e plotë nga Ivi Kaso
Dekreti i Presidentit të Republikës për anullimin e 30 Qershorit si dita e zgjedhjeve lokale në Shqipëri është botuar në Fletoren Zyrtare.Ai është në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kundër këtij Dekreti nuk ka asnjë ankimin as në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo  nuk ekziston, as në gjykatat e tjera të vendit, përfshirë edhe Kolegjin Zgjedhor.

Edi Rama ka vetëm një rrugë për të shpallur të pavlefshëm Dekretin e Presidentit: ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetutese të Republikës së Shqipërisë.

Rolin dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese nuk mund t’i marrë as Edi Rama, as kamikazët e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, as Kolegji Zgjedhor, siç ka paralajmëruar Kryeministri I votave tëvjedhura me krimin.

Edi Rama gënjeu publikisht, kur pohoi për Radio Europa e Lirë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kur aktet e Presidentit të Republikës lidhen me zgjedhjet, këto akte shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor.Praktikisht, ai ka paracaktuar vendimin e Kolegjit.

Edi Rama: “Gjykata kushtetuese e ka dhënë opinionin e vet disa vite më parë dhe ka nënvizuar se aktet e presidentit janë akte individuale, të cilat kur lidhen me zgjedhjet, adresohen në gjykatën përkatëse, që është Kolegji Zgjedhor dhe askund tjetër!”

Ky është një mashtrim që nxjerr zbuluar skenarin e Edi Ramës për të ndërtuar një shtet privat, me institucione private, që marrin vendime në emër të interesave të pushtetit të tij kriminal dhe jo në emër të Republikës.

Kolegji Zgjedhor nuk merr dot në shqyrtim kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Edi Rama mund të kontrollojë vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor, mund t’i shantazhojë gjyqtarët e këtij Kolegji me vetting, por nuk e ndryshon dot realitetin se data 30 Qershor nuk është më datë zgjedhjesh lokale në Shqipëri.

Çfarëdo vendimi, nën shantazhin e procesit të vetingut, të marrin nesër anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, asgjë nuk e ndryshon faktin se 30 Qershori është një datë e shfuqizuar nga Dekreti në fuqi i Presidentit.

Kjo vetëm sathellon bindjen se përsa kohë Edi Rama është Kryeministër, në Shqipëri nuk mund të ketë asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracisë dhe ne do të vijojmë pa asnjë hap pas, deri në fitoren e kësaj beteje, që afron Shqipërinë me Europën dhe mbron dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 23/06/2019 16:31

    Zoti Kaso nese ti paragjykon vendimin e organit me te larte zgjedhor, qe eshre kolegji zgjedhor ,me mire mos u prononco . Je jurist ,dhe duhet te dish se cdo vendim i kolegjit merret ne baze te kyshtetutes,per rrjedhoje dhe kolegji ka te drejte te marr vendim nese ka ankesa nga subjektet zgjedhore.Keshtu si keni vepruar ju dero sot nuk vazhdohet.Drejtesia po vendoset dhe politika larg duart nga ajo. Nese ju keni ankesa ,ruajini dhe me formimin e gjykates kushtetuese beni ankim.Por jam i sigurte qe cdo vendim i drejte ,qe nuk ju shkon per shtat do kete nje reagim politik.Kjo eshte demokracia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja