Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me faktin që gjykata Kushtetuese ende nuk e ka marrë vendimin për të kaluar në seancë gjyqësore kërkesën e firmosur nga 30 deputetët të cilët e cilësojnë marrëveshjen si antikushtetuese. Bardhi shprehet se në rast se Gjykata Kushtetuese do të merrte në shqyrtim kërkesën, atëherë procedura e ratifikimit të marrëveshjës në Kuvend, pezullohet.
“Në një akt të paprecedent, me heshtje dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendimin për kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së deputetëve të opozitës lidhur me Marrëveshjen me Italinë për emigrantët, akt që shoqërohet me pezullimin e procedurës parlamentare të ratifikimit të saj nga Kuvendi. Shqyrtimi paraprak i kërkesës është një proces formal, që nuk kërkon shqyrtimin në themel dhe as kohë për analizë të thelluar”- tha Bardhi.
Ai shtoi se ka dyshime serioze për një koordinim mes Ramës dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij, kryeministri ka urdhëruar Kuvendin që të afrojë me një javë procedurën e miratimit të marrëveshjes në Kuvend, që të votohet ditën e nesërme përkundër datës 21 dhjetor që ishte parashikuar në kalendarin e punimeve të fundvitit.
“Duke shfrytëzuar mosveprimin në kohë të Gjykatës Kushtetuese, nën dyshimin serioz të një koordinimi mes tyre, Edi Rama urdhëroi Kuvendin që të afrojë me një javë procedurën e miratimit nga Parlamenti, duke e përfshirë në Rendin e Ditës të seancës së nesërme, datë 14 Dhjetor 2023. Edhe pse është njoftuar zyrtarisht për përshpejtimin e procedurave në Kuvend, mosveprimi në kohë i Gjykatës Kushtetuese për një çështje me natyrë urgjente, praktikisht asgjeson mundësinë e kontrollit kushtetuese mbi përmbajtjen e marëveshjes, që detyrimisht shqyrtohet përpara ratifikimit. Ky përbën aktin më të shëmtuar të dhunimit flagrant të Kushtetutës nga vetë Gjykata Kushtetuese, si një tjetër provë e kontrollit të plotë të saj nga Edi Rama. Asgjesimi i mundësisë së kontrollit kushtetuese, si një e drejtë kushtetuese e deputetëve të opozitës, është atentat ndaj shtetit ligjor dhe rrënon besimin e publikut tek paanësia dhe pavarësia e Gjykatës Kushtetuese”- thekson më tej Bardhi.
Ai tha se anëtarët e gjykatës Kushtetuese duhet të heqin dorë nga bllokimi i kërkesave të opozitës dhe të marrin në shqytim kërkesën e firmosur nga 30 deputetë në mënyrë që të pezullohet procedura parlamentare për votimin e marrëveshjes në Kuvend.
“Duke shprehur mospajtimin me mosveprimin në kohë të Gjykatës Kushtetuese dhe dhunimin flagrant të Kushtetutës prej saj, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike apelon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që ti përmbahen betimit për t’ju nënshtruar vetëm Kushtetutes dhe jo interesave apo porosive politike të Edi Ramës. Ata duhet të heqin dorë mënjeherë nga bllokimi i shqyrtimit paraprak në kohë të kërkesës së deputetëve të opozitës, duke urdhëruar përpara ratifikimit të nesërm pezullimin e procedurës parlamentare. Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë i vetmi udhërrëfyes i veprimtarisë së anëtarëve të Gjyaktës Kushtetuese, dhe jo pengmarrja me projektligj apo premtimi korruptiv i Edi Ramës për rritje të shfrenuara të pagave të tyre, në këmbim të dhunimit flagrant të Kushtetutës dhe rolit që Gjykata Kushtetuese luan në një shoqëri demokratike”- shprehet deputeti.
Në padinë e grupit Berisha-Bardhi të dorëzuar në 6 dhjetor, deputeti Tritan Shehu ka dalë kundër Berishës dhe nuk e ka firmosur, po ashtu edhe Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti dhe Bujar Leskaj nuk e kanë hedhur firmën. Padisë i janë bashkuar edhe dy deputetët e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, por vihet re se mungon firma e Monika Kryemadhit.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.
O mi kenetash iku sala po ti ku do futesh qe kercen ne tavolina di gjeli ne grumbull te plehut
PërgjigjuNese e voton kuvendi do merrni pergjigjien sesi do jete Shqiperia e se “ardhmes” dhe pse kemi nje ikje masive ! Kuveendi tregon “intelektualet “ qe ka ne kete votim , besoj shqiptaret mesojne shume sesi u eshte marre mendimi i tyre cdo 2-4 vite me turma militantesh! Mbetet per tu pare , parashikimi eshte i kuptueshem !
PërgjigjuNe shqiperi si pozite si opozite si prurje te reja jane komplet te kontrolluara dhe nje show qe tani edhe gjysherit me skleroze e kuptojne cdo levizje sepse jane te lexueshem ! Nuk ka me demokraci ka vetem kontroll turmash , ato qe Jane lart do mbeten lart kush eshte poshte mbetet poshte si ne shqiperine ne BE Europe e kudo ne bote , me mire shohin nje dokumentat sesi shumohen breshkat sesa politika e lexueshme e kapur dhe e kotrollueshme sikurse kukllat ne teater.
Përgjigju