Nesër votohen ndryshimet në Qeveria, Gështenja: Qeveria rrëzoi kërkesën tonë për debat në Kuvend, po fshihet e vërteta e kësaj lëvizje

Nesër votohen ndryshimet në Qeveria, Gështenja: Qeveria rrëzoi kërkesën tonë për debat në Kuvend, po fshihet e vërteta e kësaj lëvizje

Lefter Gështenja

Të enjten, në seancë plenare të posaçme, do të votohet për ndryshimet qeveritare që tashmë janë dekretuar nga presidenti. Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka deklaruar se qeveria ka rrëzuar kërkesën e deputetëve demokratë për debat në seancën e të enjtes pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri.

 “Qeveria rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për debat dhe kërkon të ndryshojë mienistrat në heshtje të plotë. Arsyeja është e thjeshtë, Rama s’mund të lejojë të dalë zbuluar para të vërtetave, që largimi i disa ministrave lidhet me faktin se gjenden para arrestimit. Vjedhja e inceneratorëve dhe koncesionet nuk do kalojnë paq siç shpreson Rama!”, shkruan Gështenja në Facebook.

Kryeministri Rama firmosi propozimet për disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv. Kryeministër, ndërsa vendin e tij si numri dy i Qeverisë do ta zërë Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë. Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajt, si zv.kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin, dhe në vend të tij ka emëruar Ballukun, si zv.kryeministre. Ndërsa ministria e Shtetit për Rindërtimin, për kreun e qeverisë e ka përmbushur misionin, kjo dhe fale kontributit të Ahmetajt. Rama tha se kriza energjetike si dhe integrimi i vendit drejt Bashkimin Europian, janë tashmë dy prioritetet e qeverisë, për të cilat janë bërë edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar. 

Ndërkohë në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE-në, kryeministri Edi Rama bën të ditur se si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit. Kreu i qeverisë ka falenderuar kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë