Nesër Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi politika vendase dështoi të zgjidhte pasuesen e Vjosa Osmanit në Presidencë.

Pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, këto janë zgjedhjet e treta për Kuvendin e Kosovës brenda 16 muajve.

Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është mbi 2 milionë votues, gati 16 mijë më shumë se në zgjedhjet e fundvitit të shkuar.

Procesi zgjedhor jashtë Kosovës, përveç votimit me postë, do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike, prej të cilave 17 ambasada dhe 13 konsullata, me gjithsej 47 vendvotime.

Sipas KQZ-së, votimi ka nisur prej orës 07.00 të mëngjesit, ndërsa deri në orën 09.00 kanë votuar 11.24% e votuesve të regjistruar.

Zgjedhjet u shpallën pasi partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dështoi të arrinte një marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit të ri që do të pasojë Vjosa Osmanin.