Nesër protesta, Çollaku në 'Studio Live': Ndëshkim për Bashën pse e përjashtoi Berishën nga grupi i PD! Partia ndahet pro ose kundër SHBA! Komisioni i rithemelimit, me karriera të pamerituara

TIRANË- Atë se çfarë pritet të ndodhë në 8 janar, ditën kur do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, për Kreshnik Çollakun, do të jetë një ngjarje që do të turpërojë për një kohë shumë të gjatë demokratët dhe të gjithë vendin. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe të shoqëruar me argumente, Çollaku i ftuar në 'Studio Live' në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, tha se e gjitha ku aksion politik nga Berisha dhe mbështetësit e tij bëhet si ndëshkim për vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi ish-kryeministrin nga grupi parlamentar pas shpalljen 'Non Grata'.

"Ajo çfarë është paralajmëruar nesër, do të jetë nga ato ngjarje që do e turpërojë për një kohë të gjatë, është e paprecedente që në parti të bëjë protestë kundër gjysmës se vet, më ngjan me komitetet e shpëtimit të '97, ta vendosësh në presion, forcë, dhunën, do përfundojnë një histori që do na turpërojë të gjithëve për një kohë të gjatë. Nuk hyj në tifozët e Lulzim Bashës, e kam kritikuar në 2017, por edhe kësaj periudhe, çështja nuk është, është një debat hilacak, debate a vlen a nuk është i zoti, a ka qeverisur mirë apo jo Basha, ky është debat i pandershëm. Ky nuk nisi për qeverisjen e mirë apo jo, debati nisi në 9 shtator kur përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, ka të bëje me vendimin e Kuvendit që asnjë 'Non Grata' nuk është pjesë e lidershipit, këto vendime kanë të bëjnë me qasjen e PD me SHBA. Mbulohet me argumente të pavërteta, PD me SHBA, unë do isha në krahun e kritikëve të Bashës, por them se shumica e atyre njerëzve që deri para 9 shtatorit na thanë se Basha shkëlqen. Pse s'e bënë para 9 shtatorit kritikën, po e bëjnë si ndëshkim ndaj vendimit të Bashës. Nesër PD ndahet pro apo kundër SHBA, Basha i mirë apo i keq përdoret për të gënjyer njerëzit", tha Çollaku.

Deputeti tha se nuk hyn në listën e deputetëve që mbështet Bashën  "verbërisht", madje është një nga kritikë e tij të hershëm. E një nga gabimet që i liston Lulzim Bashës është afrimi i njerëzve pa kontribut në PD dhe katapultimi i tyre në poste më të larta. Dira prej këtyre emrave, Çollaku tha se janë në Komisionin e Rithemelimit të PD-së, të ngritur në Kuvendin e Sali Berishës.

"Në komisionin e Rithemelimit, u intereson më shumë karriera personale sesa fati i PD, kanë marrë karrierat e tyre në mënyrë të pamerituar dhe këtu ka faj Basha, por në 9 shtator ka bërë një zgjidhje të drejtë. (...)Kam qenë në mbledhje të Kryesisë ku Fatbardh Kadilli i kërkoi he i tha jep dorëheqjen, dhe Spaho, Vokshi e mbytën Kadillin, si mund të kufizon mandatin, ç'është kjo dorëheqje, mua më duket e pandershme, nuk mbroj Bashën, por zgjedhjen që ka bërë ai, dhëmb shpallja 'Non Grata' e Berishës, por është më e rëndë përgjegjësia për të kompromentuar marrëdhëniet me SHBA, mori vendim të rëndë dhe të drejtë", shtoi Çollaku.

Deputeti  nuk e sheh zgjidhjen te gara për kryetar të PD, por edhe nëse diskutohet si opsion, Çollaku thotë se ka një kusht, që të mos ndryshohet vendimi i Bashës për lënien jashtë të personave që shpallen 'Non Grata'.

"Nuk është zgjidhja, garë për kryetar apo votëbesim, por unë do pranoja këtë me një kusht, që secili kandidat që të sfidojë Bashën të mos lëvizë vendimin e 18 dhjetorit, që ka të bëjë për trajtimin pa kufizim pa kushtëzim të marrëdhënieve me SHBA, që nëse njerëzit që janë Non Grata s'mund të jenë në drejtim apo lidershipin e tij, nëse një e pranon, atëherë unë jam dakord, se ky është një kusht që përcakton marrëdhënien me SHBA", tha Çollaku.

Lidhur me foto ku shihen dyer të hekurta të vendosura në selinë blu, deputeti tha se ajo është përdorur për të krijuar idenë se selia dhe vetë PD-ja po bunkerizohet, por sipas tij e vërteta është ndryshe.

"Ka ndjesi të çuditshme dhe në sallën, nuk kam qenë në seli për shkak të festave, nuk di të them se çfarë është, të fotografosh një kasë metalike, ndërsa muratorët thonë që është një procedurë normale, nuk e di. Koncepti që përpiqet që të goditet më shumë është që të kthehet në bunker, ajo nuk ëshstë as kafe as disko, ka zyra dhe për t'u futur aty duhet të trokasësh në derë, dhe s'mund të hyjë kushdo, aty hyhet kur ke një punë,. Nuk po kthehet as në parti hermetike as bunker, ka zyra dhe për të shkuar aty duhet të lësh një takim, nuk është supermaerket, as bar as restorant", u shpreh Çollaku.

Në fund, ai tha se nesër në 8 janar, do të jetë në zyrë nëse do të thirret mbledhja me deputetë.

"Nëse na konfirmohet mbledhja do të jem në zyrë", përfundoi Çollaku në Report TV.

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot