Pas dy ditësh luftë me flakët, pasditën e së enjtes është bërë e mundur neutralizimi i zjarrit që ra në malin e Shëngjinit.

Ndërhyrja nga ajri e dy helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtrisë, zjarfikësve të Lezhës dhe Shëngjinit ka bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit.

Tashmë vatra e vetme e zjarrit është spostuar në majen e malit të rrenxit dhe nuk ka asnjë rrezik për banesat dhe për resortet turistike.

Pas neutralizimit të zjarrit Bashkia e Lezhës fton sërish pushuesit që të rikthehen në restortet e Shëngjinit dhë të vijojnë pushimët, pasi nuk ka më asnjë rrezik.

Në zonën e plazhit nuk ka më as prezencë tymi dhe situata është krejtësisht e normalizuar.
 
Prefekti Ndreca: Dy helikopterë të MM ndërhyjnë nga ajri
Dy vatra të reja zjarri që u shfaqën mëngjesin e sotëm, iu afruan ndjeshëm edhe resorteve turistike në plazhin e Shëngjinit.

Flakët e zjarrit kanë shkaktuar panik te pushuesit, të cilët janë larguar menjëherë për shkak të tymit që mberriti deri në breg të detit. Era e fortë favorizoi përhapjen e shpejte të flakëve dhe ndryshimin e vazhdueshëm të drejtimit të tyre.
 
Pasi situata doli thuajse krejtësisht jashtë kontrollit, rreth orës 14 e 30 minuta, në zonë mbërriten 2 helikopterë.

Sipas prefektit të Lezhës, Eduard Ndreca, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve do të vijnë edhe helikopterë nga Italia.  Ndreca theksoi se situata është e ndërlikuar, por pushuesit dhe qytetarët janë të sigurtë.

"Situata është e ndërlikuar. Jemi që mbrëmë në terren. Ushtria dhe zjarrfikëset janë në terren. Dy helikopterë po operojnë nga ajri. Helikoptere dhe ndihme edhe nga Italia. Era është në disfavorin tonë. Jemi të sigurtë që banesat dhe hotelet nuk do të preken. Pushuesit dhe qytetarët janë të sigurtë. Çështja do ti kalojë prokurorisë. Vatrat e reja po lindin për shkak të erës. Nëse zjarri është i qëllimshëm do ketë ndëshkime. Banesat në mal janë të rrezikuara", tha prefekti i Lezhës Eduard Ndreca.



(Prefekti i Lezhës flet për situatën në Shëngjin)

Zjarrfikëset e bashkisë së Lezhës, portit të Shëngjinit dhe ato të ushtrisë u vendosën përgjatë rrugës drejt “Ranës se Hedhun” për të penguar flakët që të drejtohen drejt resorteve.
 
Të rrëzikuara vazhdojnë të mbetën disa banesa që ndodhen në mal. Ndryshimi i vazhdueshëm i drejtimit të erës e bën situatën të pasigurtë për përcaktimin e situatës në vazhdimësi. 100 ushtarë, dhjetëra forca policie dhe zjarrfikës tashmë janë në zonë që prej natës së mbremshme me shfaqjen e vatrave të zjarrit. 

shengjin zjarr
shengjin zjarr
shengjin zjarr
shengjin zjarr
shengjin zjarr
shengjin zjarr
shengjin zjarr
shengjin zjarr
(Foto, vazhdon puna për fikjen e zjarrit)