Prej ditësh kanë nisur aktivitetet përkujtimore për 70 vjetorin e çlirimit të vendit. Pritet që deri në fund të muajit axhenda politike e disa institucioneve politike e akademike të këtë dominuese këtë temë. Në historinë e një vendi lufta për çlirim meriton nderim dhe përkujtimi është detyrim, është sjellje e përgjegjshme dhe dëshmon integritet. Sidomos kur kjo ndodh me masën dhe cilësinë e duhur.
Tejkalimi i masës, rendja pas akteve sasiore ashtu edhe injorimi tërësor i tyre vetëm sa dëmton domethënien e simbolikës, krijon standarde të dyfishta dhe cenon balancën e respektit për akte të tjera gjithashtu me rëndësi kombëtare. Përgjatë 46 viteve festonim vetëm një anë të luftës, përgjatë tranzicionit vijojmë të sillemi në dy ekstremet, një palë që injoron dhe një palë që tejkalon masën. Për pasojë, 70 vjet nga lufta dhe 24 vjet nga vendosja e sistemit demokratik ende Shqipëria nuk ka rënë në qetësi me të kaluarën e saj, ende sillet si në kohën e luftës dhe e përdor atë për të legjitimuar/delegjitimuar sjelljen politike të djeshme e të sotme.
Nuk ka dilemë se lufta antifashiste është dhe mbetet pjesë e krenarisë kombëtare. Më 7 prill 1939 disa ushtarakë dhanë jetën në rezistencën e parë të armatosur, një vit më vonë Konferenca e Pezës mori vendim unanim dhe gjithëpërfshirës për luftë, dhe më 1943 në ngritjen e strukturës së parë ushtarake Shtabi i Përgjithshëm drejtuar nga ushtarakët Moisiu, Ndreu, Kupi. Periudha tjetër e luftës përfshiu aktorë të shumtë politikë, forca partizane dhe nacionaliste, grupet komuniste dhe grupe të tjera politike, - secila me kontributin e vet, por edhe kontrastet e sjelljes dhe vendimmarrjes, që gjejnë shpjegim vetëm në kontekstin historik të më shumë se 70 viteve më parë.
Për dekada me radhë u mësuam të dëgjojmë se komunistët ishin të mirët, nacionalistët ishin tëkëqijtë. Në demokraci kjo tendencë ruhet, - e majta duke dashur ta privatizojë luftën dhe ta njësojë me PKSH, e djathta duke ngritur tezat e luftës civile dhe rolit jugosllav. Të gjithë kanë nga pak të drejtë, por asnjëra tezë nuk është dukshëm e saktë. Që komunistët nuk kanë monopolin e luftës duket lehtësisht në faktin se mbi 70% e drejtuesve ushtarakë të luftës u dënuan, u pushkatuan ose u shpallën armiq, përfshirë dy prej tre emrave që përmenda më sipër. Që Shqipëria nuk pati luftë civile të pastër duket lehtësisht në faktin se me ndonjë përjashtim lokal, nuk ka pasur luftë direkte midis trupave të palëve politike.
Ka fakte të tjera që shpesh nënvleftësohen: për shembull, teza se komunistët ishin dominues në pjesën e fundit të luftës dhe më të aftë të merrnin nën administrim vendin edhe për shkak të vendimmarrjes së aleatëve dhe realpolitikës rajonalë. Tezë tjetër e saktëështë se ndonëse nuk pati luftë civile frontale, por pati elementë të luftës civile. Më shumë të vrarë politikë rezultojnë midis palëve politike sesa midis palëve tona dhe armikut pushtues. Teza e tretëështë se megjithëse ndonjë figurë politike nacionaliste bashkëpunoi me pjesën kushtetuese, Shqipëria është vendi i vetëm pa asnjë person nominal të akuzuar në gjykatën ndërkombëtare për bashkëpunim me fashizmin.
Udhëheqësit e nacionalistëve, Frashëri e Kupi, jo rastësisht jetuan më pas në Britani e SHBA, i pari si komentator në radion më të madhe perëndimore, BBC, dhe i dyti, partner aktiv i aleatëve perëndimorë. Midis këtyre të vërtetave ka edhe detaje të tjera domethënëse. Ja p.sh, miti i rolit jugosllav. PKJ asistoi PKSH dhe ishte e kuptueshme për dy rrethana, - sepse ishte partia më e afërt partnere në rajon, dhe sepse ndikimi i saj mbi heqjen e angazhimeve etnike të palës shqiptare përputhej me interesat politike të fqinjëve. Edhe miti i luftës meriton një rishikim tjetër specifik: armët shqiptare nuk u prodhuan në vend, ato erdhën në shumicën e tyre nga aleatët britanikë e amerikanë, siç erdhën strategjitë, këshillat, taktikat, etj, pra edhe merita e rezistencës nuk është monopol, por relative.
Në kontekstin e klimës bardh e zi, luftës që vazhdon edhe sot jo vetëm në selitë e partive politike, por edhe në katedrat universitare dhe tribunat akademike, një vend serioz, një elitë e përgjegjshme dhe e aftë historike e kulturore do të duhej të gjente forcë për të dalë nga radha “në luftë” dhe për ti parë ngjarjet e fenomenet larg çdo emocioni e interesi të ditës. Për shembull, do të duhej që historianët e rreshtuar apriori djathtas ta pranonin gabimin absurd të injorimit tërësisht të luftës, siç pala tjetër e rreshtuar apriori djathtas të pranojë se lufta dhe diktatura janë dy gjëra të ndryshme, se rezistenca antifashiste ishte në shumicën e saj shumëpalëshe dhe se fatkeqësisht çlirimi nuk solli liri, por nisjen e një periudhe të gjatë diktature brutale me shumë më tepër viktima politike e pasoja të gjithanshme sesa të gjitha pushtimet e huaja të marra së bashku.
70 vjetori do merrte vlerë edhe nëse ky rast do përdorej për një reflektim historik, - për shembull, që e majta politike të pranojë rehabilitimin dhe kontributin e të gjithë ushtarakëve dhe personave politike të luftës që u denigruan, persekutuan ose ekzekutuan gjatë ose pas saj, përfshirë edhe emra të filozofisë së majtë, si Mustafa Gjinishi, siç edhe të distancohej nga të gjithë ata të cilët fitoren e luftës e përdoren për të krijuar një diktaturë brutale të bazuar pikërisht në luftën e re shumë më përfshirëse e të gjatë, luftën e klasave.
Një ditë do të duhet që e majta të reflektojë e të dëshmojë respekt edhe për mijërat e persekutimit komunist, - gjë që ende nuk e ka bërë. Pafuqia e reflektimit, rendja apriori drejt modelit bardh e zi të krijuar prej 24 majit 1944, i bën dëm të majtës, i bën dëm vendit, i bën dëm historisë dhe memories kolektive. E njëjta vlen edhe për të djathtën e sotme, e cila de facto është e mbetet larg integritetit, vizionit dhe aftësisë së figurave të djathta historike të periudhës 1920-1947. Kjo e djathtë do të duhet të pranojë dhe nderojë këdo që mori armët për të ndihmuar vendin, dhe që më pas, nuk i përdori armët edhe kundër qytetarëve të pafajshëm të vendit të çliruar, siç do të duhej të ndahet nga parimi zakonor, “armiku i palës tjetër është miku im”.
Keqpërdorimi për një grusht votash të disa veteranëve në moshë me rol episodik në luftën e vërtetë çlirimtare, dhe disa grupeve të tjera rivale, me role episodike në rezistencën e dy luftërave, zëvendësimi i memories institucionale me kujtime personale, të sponsorizuara dhe të deformuara në tezat dhe faktet e përzgjedhura midis shumë të vërtetave të tjera, - duhet të marrë fund. Ndryshe palët do vijojnë të sillen si ai ushtari japonez i Luftës së Dytë Botërore, që vijoi luftën kur e gjithë bota ishte në paqe.
Së fundi, ne të gjithë pranojmë se Shqipëria ka humbur shumë shanse historike, se ka vuajtur shumë përgjatë shekullit të kaluar, se kemi pasur më shumë modele sunduese sesa udhëheqëse, dhe se niveli i jetesës, zhvillimit dhe progresit ka qenë e mbetet modest. Disa prej këtyre treguesve nuk janë gjithnjë zgjedhje, shpesh janë edhe produkt rrethanash dhe faktorësh. Por krahas tyre ne kemi humbur aftësinë për të reflektuar, aftësinë për të mësuar nga gabimet e të kaluarës, vizionin për të parë më larg sesa pragu i shtëpisë ose interesi i ditës, e mbi të gjitha, ka humbur shansin të ketë një elitë profesionale, akademike e universitare që del mbi veten, mbi raportet personale me të shkuarën e të sotmen dhe që përçon informacion e kulturë të re tek brezat e rinj.
Ky muaj po e provon përsëri këtë tezë, - pafuqinë për t’i dhënë fund luftës së zhvilluar rreth 70 vjet më parë, pafuqia për tu ndarë me luftën e klasave që nisi rreth 70 vjet më parë, pafuqia për të shpëtuar nga komplekset e të kaluarës, pafuqia për të krijuar një të ardhme më evropiane, më civile, më cilësore, më institucionale, më të emancipuar dhe më të sigurt sesa ajo që eksperimentuam pa sukses para dhe përgjatë 70 viteve.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com