Organizuar nga "Young & Rubicam", një agjenci marketingu amerikane e cila është më e fuqishmja në botë në fushën ku ajo operon, festivali mblodhi shumë delegatë nga 14 shtete të Europës Qendrore dhe Lindore në eventin 3 ditor dedikuar dhe frymëzuar nga krijimtaria.
Ky është cmimi i pestë që New Moment merr për krijmtarinë e saj deri tani. Një fakt i rëndësishëm për t’u përmendur është se 5 çmimet e marra nga agjencia New Moment janë çmimet e vetme që Shqipëria ka fituar në rang ndërkombëtar.
Në Festivalin PiranIdea, ishin 14 agjenci që konkurruan në 13 kategori. Juria e festivalit këtë vit përbëhej nga drejtorë kreativë të mirënjohur : Ryan Reed Y&R Dubai, Pedro Ferreira Y&R Portugali dhe Vicky Gitto Y&R Itali si presidenti i jurisë. Pjesë e festivalit krahas konkursit ishin dhe prezantime nga personazhe të rëndësishme.
Cmimi i madh “Grand Prix” u fitua nga New Moment Y&R Shkup për fushatën “10 metra larg”, e cila fitoi “Titanium Lion” po këtë vit në Festivalin e Kanës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)