SHBA - Një shkollë në Brookly të New York-ut u mbyll javën e kaluar për shkak të erës së padurueshme të një deodoranti për trupin. Në një deklaratë për shtyp, Departmenti i Edukimit tha se 8 fëmijë u dërguan në spital, pas një reaksioni të rrezikshëm të një substance.

Aroma e mykut u përhap në një klasë të shkollës. Zyrtarët e shkollës tashmë po hetojnë incidentin dhe mund të marrin masa disiplinore.

Por kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh me këtë deodorant trupi. Në fillim të vitit, një shkollë e mesme në Pensilvania ndaloi nxënësit të përdornin deodorantin pasi njëri prej tyre u shtrua në spital.


(v.gj/shqiptarja.com)