New York Times profil për Nedim Bajramin: Rekordmeni i 'Euro 2024' që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Nedim Bajrami, shqiptari i rekordit të golit vetëm në 23 sekondat e para të ndeshjes, i është bashkuar kombëtares mes një rruge të gjatë dhe të vështirë, deri në përballje ligjore.

“Të shënoj për Shqipërinë në një kampionat europian ka qenë një ëndërr për mua që kur isha fëmijë, Kam punuar shumë për të”, është shprehur Bajrami pas ndeshjes me Italinë. Dhe në fakt nuk bën shaka. Bajrami është një nga 19 lojtarët në skuadrën e Shqipërisë në Euro 2024 që kanë lindur jashtë vendit, por pak prej tyre kanë kaluar një proces kaq të mundimshëm për tu futur në ekipin kuqezi.

Nedim Bajrami lindi dhe u rrit në Zvicër nga prindër etnikisht shqiptarë. Fillimisht iu bashkua skuadrës së lokale, Grasshoppers, e më tej talenti e kapërceu në ekipet e të rinjve të Zvicrës, duke luajtur për to në çdo nivel, nga moshat nën 15 deri në 21 vjeç. Megjithatë -shkruan Nju Jork Times në profilin për golashënuesin më të shpejtë që uli nga froni rusin Dimitri Kirichenko (gol në 65 sekonda lojë), kishte diçka që e tërhiqte Bajramin në një drejtim tjetër.

Zemra e orientonte të luante për Shqipërinë.

I pari që i ndjeu rrahjet kuqezi dhe iu afrua talentit Bajrami, ishte Edy Reja, italiani që drejtoi kombëtaren shqiptare nga viti 2019 deri në vitin 2022. Për të dëgjuar zemrën, në 2021, Bajrami refuzoi të luajë në skuadrën U-21 të Zvicrës për Kampionatin Evropian të atij viti.

Por për t’iu bashkuar ekipit kuqezi Nedim Bajramit i është dashur të shkojë deri në dyert e gjykatave për shkak se nuk kishte nënshtetësi shqiptare.

Pasaporta që mori në mars të 2021-shit, nuk ishte mjaftueshëm për të bindur FIFA-n, pasi shtetësinë e dyfishtë duhej ta kishte që në moshë të vogël.

Pas disa etapave ligjore, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, i dha dritën jeshile favorizuar nga fakti se Brajrami e kishte përfaqësuar Zvicrën vetëm në nivel të të rinjve jo në kompeticione më të rëndësishme.

Pasi drejtësia i hapi rrugën drejt kombëtares më 30 gusht 2021, Reja hubi shumë pak kohë për të thirrur rekrutin e tij të ri dhe Bajrami bëri debutimin e tij në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Hungarisë një javë më vonë.

Ai shënoi një gol ulëritës kundër Republikës Çeke në kualifikuese, duke shënuar barazimin 1-1 që ndihmoi Shqipërinë të siguronte vendin e parë në grupin e kualifikimit për në europian.

Topi që i rrëmbeu Federico Dimarcos dhe kalimi në rrjetën e Gianluigi Donnarumma – sipas NYT – duhej të ishte e pritshme për italianët

Në fund të fundit, golashënuesi që theu rekordin e më të shpejtëve në histori të Kampionatit Evropian luan në Itali. Por nga të gjithë yjet e Serisë A në Gjermani këtë verë, Nedim Bajrami ndoshta nuk ishte në mesin e atyre që parashikohej të vendosnin rekorde./Marrë nga New York Times

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berti: 19/06/2024 12:35

    shume respekt per kete djale patriot me zemer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?

Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?