Aktorja bionde Diellza Kolgeci ka postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook një foto në të cilën shfaqet e ulur në dritaren e një hoteli në New York, duke soditur pamjen e ofruar nga ky qytet.

Teksa shijon një gotë bukuroshja e "Dashurisë në Bjeshkët e Nëmuna" duket se po argëtohet.

Ajo ndodhet në New York për të vijuar me xhirimet e pjesës së dytë të këtij filmi.

Ndërkohë Diellza ka realizuar edhe një kalendar për vitin 2013 nën kujdesin e Avni Selmanit.

(xh.k/shqiptarja.com)