Në përpjekje për të vënë nën kontroll New Yorku ka prezantuar rregulla të karantinës për udhëtarët ndërkombëtarë.
Kryetari i qytetit, Bill de Blasio ka thënë se të gjitha vizitorët do të urdhërohen që të qëndrojnë për 14 ditë në adresën që ofrojnë kur të arrijnë. Ai tha se secili person që shkon atje nga Mbretëria e Bashkuar do të vizitohet nga zëvendësit e sherifit të qytetit për të siguruar se respektojnë rregullat dhe personat të cilët i shkelin ato do të detyrohen të dënohen me 1,000 dollarë në ditë.
Rreth 18.4 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 326,000 viktima janë regjistruar në gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins prej kur ka shpërthyer pandemia. New Jorkut ka qenë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA më herët gjatë këtij viti, dhe është kthyer në një prej vendeve të prekura më së keqi nga ky virus brenda territorit amerikan.
Dhjetëra shtete - duke përfshirë gati të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë vënë ndalesa në udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar, ndërkohë që qeveria atje synon të luftojë koronavirusin në kohën e Fesës së Krishtlindjes.
With reports of a new #COVID19 strain in the UK, as of TODAY all international travelers will receive an order to quarantine from @NYCHealthCommr via certified mail. Anyone traveling from the UK will be personally served that order by @NYCSHERIFF.
— Mayor Bill de Blasio (@NYCMayor) December 23, 2020
Learn more: pic.twitter.com/3LgS97jAWR