New York/ Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën në OKB, diskutime rreth ngjarjes në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Nju Jork, e cila do përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Në këtë takim, Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator.

Ndër të tjera, Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë partnerë të Kosovës.

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet dhe të koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi i OKB-së për Kosovën do të mbahet të hënën në orën 21:00 me orën lokale, dhe në orën 15:00 me orën e Nju Jorkut.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur