Newcastle tjetër nivel, fanellë unike për tifozët shurdhmemec! Përjetojnë atmosferën e ndeshjes

Newcastle tjetër nivel, fanellë unike për tifozët shurdhmemec! Përjetojnë atmosferën e ndeshjes

Tifozët e Newcastle dhe bluza 'inteligjente'

Premier League në Angli vjen me risi dhe këtë e sjell Newcastle. Klubi nga "St. Jakob Park" do i vijë në ndihmë tifozëve shurdhmemec që të përjetojnë atmosferën e ndeshjes dhe të ultrasve në stadium.

Në bashkëpunim me Sela, tanimë është përfunduar bluza "inteligjente" që tifozët me aftësi ndryshe të përjetojnë nëpërmjet prekjes çdo ndjesi që ndodh në fushën e lojës.

Sela ka treguar një fanellë e re haptike e cila do t'i ndihmojë tifozët e shurdhër të përjetojnë atmosferën në stadium.

“Duke përdorur teknologjinë haptike, bluzat e transformojnë zhurmën e stadiumit në ndjesi prekjeje në kohë reale”. Diçka e tillë do të përdoret për herë të parë kundër Tottenham të shtunën.

Të gjitha të ardhurat që do vijnë nga kjo fushatë do dhurohen për bamirësi dhe një pjesë do shkojnë për kërkime të vazhdueshme për personat shurdhmemec.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Protesta e dhunshme e Rithemelimit para godinës së Bashkisë Tiranë, policia arreston një person

FOTO/ Protesta e dhunshme e Rithemelimit para godinës së Bashkisë Tiranë, policia arreston një person