Nexhmije Hoxha: Shqipërinë
po e rrjepin për së gjalli

Nexhmije Hoxha: Shqipërinë<br />po e rrjepin për së gjalli
TIRANË - Bashkëshortja e ish diktatorit Enver Hoxha është rrëfyer ndër të rrallat herë gjatë e gjërë në lidhje me disa prej çështjeve kyçe që kanë të bëjnë me periudhën e komunizmit në Shqipëri. Në intervistën për Janush Bugajskin në tv Albanian Screen, Nexhmije Hoxha jep detaje rreth Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe më pas Partinë Komuniste, regjimin komunist dhe vitet e demokracisë.

Dua ta nis duke ju pyetur… Teksa hedh vështrimin prapa, përpara kohës së luftës, kur ishit ende e re, çfarë ju tërhoqi në veçanti te marksizëm-leninizmi, si në aspektin ideologjik ashtu dhe atë politik. Si u angazhuat aq thellë në fazat e para të lëvizjes komuniste shqiptare?

Sё pari desha t’ju falenderoj pёr vizitёn qё mё bёtё nё shtёpi dhe veçanёrisht pёr intervistёn qё mё propozuat. Ështё njё nder pёr mua qё tё komunikoj me ju dhe faleminderit pёr fjalёt e mira qё thatё. Tema ishte shumё e gjerё, kёrkesat tuaja ishin shumё tё gjera. Unё do të mundohem t’i pёrmbledh nё disa pika dhe ju do mё ndihmonit tё mё ndёrprisnit dhe, tё jap ato qё ju interesojnё veçanёrisht juve. Kam parasysh qё kam dhe gjёra qё ju interesojnё juve dhe qё i interesojnë edhe publikut qё do tё na shohё kёtu nё Shqipёri, por duke marrё parasysh edhe publikun nga vini juve. Lidhur me kёtё do ta filloja me luftёn Nacional-Çlirimtare, siç i themi neve, ose lufta partizane siç i thatё juve. Kjo ёshtё e para qё na nxiti mё shumё qё tё marrim pjesё nё kёtё lёvizje tё madhe antifashiste. Pёrsa i pёrket jetёs sime do tё flas mё vonё, ndaj do tё filloj me rolin e luftës Nacional-Çlirimtare, partizane. Populli shqiptar ёshtё e njohur qё gjithmonё ka luftuar pёr liri, pavarёsi nё shekuj, historikisht. Por, gjithnjё kjo luftё ka qenё me çeta tё vogla, me komandant tё njohur, ose me kapedanё, qё luftonin kundёr perandorisё otomane. Kurse, lufta Nacional-Çlirimtare, qe njё luftё e madhe, qe njё luftё e lavdishme dhe ajo dallon shumё nga e kaluara, se pёr herё tё parё kjo luftё u shtri shumё nё territorin e Shqipёrisё. Pёr herё tё parё pjesmarrja e popullsisё ishte nё mёnyrё krejt masive. Pёr herё tё parё nё Shqipёri u njohёn demonstratat masive. Kёtu luajtёn rol shumё studentёt, rinia. Kur them studentёt, nuk janё universitarё, se Shqipёria nё atё kohё nuk kishte universitete, por nxёnёsit e shkollave tё mesme. Kishim gjimnaz nё Tiranё, atë tё djemve, Institutin e vajzave me 800 veta, ishte teknikja amerikane, pastaj dhe nё vende tё tjera; nё Korçё ishte liceu francez; në Shkodёr kishte gjimnaz; në Elbasan pedagogjike.
Domethёnё studentёt bёheshin disa mijёra vetё, prandaj qytetet njohёn demonstratat kundёr okupacionit fashist, nё fillim atë italian, pastaj dhe mё vonё. Njё gjё tjetёr e re ishte se gjithnjё luftrat çlirimtare, tё paktёn nё Shqipёri, janё bёrё nga fshati nё qytet. Zbrisnin çeta tё vogla, sado qё tё ishin, pёr tё çliruar atё zonё, pёrfundimisht apo pёrkohёsisht. Kurse, pёr herё tё parё, qyteti ngjitej nё male dhe siç thashё kёto ishin disa mijёra. Me kёtё bёhet njё pёrmbysje e tёrё jo vetёm nё atё kohё lidhur me luftёn, se rinia mёson se si luftohet, kupton dhe ndёrgjegjёsohet mё mirё nё kёtё drejtim, por edhe çon nё hapjen e rrugёs sё emancipimit tё tё gjithё shoqёrisё shqiptare dhe qe me tё vёrtetё njё emancipim. Nё kohёn kur filloi lufta, mbreti Zog, ose nё regjimin e mbretit Zog, kishte gjithsej 630 intelektualё me arsim tё lartё. Ju mendoni tani qё gjithё kёto mijёra, se janё aq, pasi siç thashё, vetёm instituti femёror kishte 800 vajza qё dilnin mёsuese. Ishin hapat e para qё u bёnё pёr tё ndryshuar shoqёrinё shqiptare.

Më falni që po ju ndërpres, por nga biseda juaj kuptova se gratë kanë luajtur një rol të konsiderueshëm gjatë lëvizjes guerilase. Kjo theu traditat e shoqërisë patriarkale dhe tradicionale. Cili ishte roli i grave në lëvizjen partizane?
Nga eksperienca ime, por qё nuk ёshtё e vetme kjo eksperiencё, nё kohёn qё u bё lufta nё vitet 1940 nё Shqipёri kishte shumё fanatizëm lidhur me gruan. P.sh nёna ime dilte me çarçafё dhe me perçe. Unё jam nga njё zonё verilindore, nga Dibra, qё tani bёn pjesё nё Maqedoni. Erdhëm kёtu nё Tiranё qё nё 1928 si refugjatë, sepse nё Manastir ku kam lindur nuk kishte shkollё. Unё u bёra 7 vjeç dhe familja ishte nё vёshtirёsi ekonomike se ishin pesё vёllezёr, familje patriarkale. U shpёrndanё vёllezёrit ca kёtu nё Shqipёri, ca nё Turqi. Pra, erdhëm kёtu pёr dy arsye: Pёr çёshtje ekonomike dhe pёr shkollё. Unё fillova
shkollёn e parё fillore kёtu. Tani merreni me mend, kur mbarova shkollёn fillore – ishte fati i shumё vajzave ky – nёna ime mendonte: Mjaft, kaq. Dmth duhej dhe unё tё vija çarçafin qё kish mbetur nga sundimi ottoman nё disa zona, nё qytete. Ështё zona Verilindore, Shkodra, Shqipёria e mesme, por qytetet, se nё Shqipёrinё e Mesme fshatarёt dhe kudo nё Shqipёri nuk kanё vёnё kurrё çarçafё… Dhe Kavaja disa vende. Kur erdhёm ne pastaj, kёto i digjnim me ceremonira, derisa u zhduk. Me luftёn time personale, se e doja shkollёn, por mё ndihmoi dhe mёsuesja. Babai im ishte deri diku pak mё liberal se ishte lidhur me grupet atje nё Manastir pёr gjuhёn shqipe. Ai i kishte mёsuar edhe nёnёs tё lexojë dhe atёherё ishte diçka e madhe qё burri tё merret me gruan. Kёshtu unё fitova dhe ndoqa Institutin femëror “Nana Mbretёreshё“ quhej atёherё, 8 vjet. Ne kishim profesorë shumё tё mirё, tё tёrё tё pёrgatitur jashtё, nё Stamboll, nё Vjenё, nё Itali. Shkolla ishte shumё e fortё, me gjuhё tё huaja dhe tё tjera. Unё qё nё 1936 jam marrё me lёvizjen revolucionare, se kjo shtypje nё familje, ose qё shikoja nё vajzat e reja, ndikoi tek unë. Isha tip i tillё qё lexoja shumё, dёgjoja shumё, por edhe vuaja vuajtjen e grave dhe tё vajzave, se unё fitova, por ato ishin tё tёra nё shtёpi. Takoheshim, rrinim bashkё. Qё nё 1936 unё kam shkruar dhe nё shtyp. Ka dalё qё unё e kam shpallur se do tё vijё njё ditё qё ne do ta kalojmё kёtё gjё dhe duhet ta kalojmё. Jam njohur me Qemal Stafёn me lёvizjen komuniste, jam pёrfshirё nё kёto grupet komuniste qё nё 1937-ёn.
Pastaj, natyrisht, unё u pёrfshiva nё lёvizjen e rinisё antifashiste, u zgjodha nё Komitetin Qendror tё kёsaj lёvizje ku sekretar politik ka qenё Qemal Stafa, i cili ishte njё i ri i shkёlqyer, 19 vjeç. Ishte i dalluar nё burgje. Pёr fat tё keq, shoku i afёrt i Enverit, gjashtё muaj pas themelimit tё Partisё, u rrethua nё njё bazё, qё ishte si ilegale dhe u vra. Pra, unё u lidha qё nё 1936 – mё bёn përshtypje jeta e brendshme – isha lidhur me kёta tё Botёs sё Re, qё nxirrnin revistёn “Migjeni”. Ishin dy –tre gra aty tё njohura me emra, por nuk ёshtё nevoja tё ndalemi. Ishin mё tё moshuara, kёshtu qё u lidha me to, bёnim njё veprimtari dhe lexonim. Do thosha se në mendonim pёr Bashkimin Sovjetik, por letёrsia vinte nga perёndimi, nga Franca, se andej vinin studentёt, vinin libra. Ndaj lexonim Barbyse, Ibsen, Ibanjez, Dikens, bile edhe Dostojevskin e Tolstoin, por tё pёrkthyer.
Pastaj, pasi plasi Lufta e Dytё Botёrore dhe pas themelimit tё Partisё Komuniste, neve u angazhuam pёr nё luftё. Unё personalisht si anëtare e Komitetit Qendror tё Rinisё kam punuar dy vjet ilegale. Bёra 4 muaj mёsuese, pasi mbarova Institutin. Nga demonstratat u kompromentova. Erdhёn tё mё arrestojnё. Shpёtova. I ika arrestimit, u fsheha dhe qendrova ilegale pёr dy vjet. Kam punuar kёtu nё Tiranё, pastaj 9 muaj dola jashtё nё male.

Dua t’ju ndërpres pak, para se të vazhdoni më tej. Partia u themelua në mënyrë të pavarur, apo mos ndoshta Bashkimi Sovjetik dhe jugosllavët luajtën një rol për themelimin e Partisë Komuniste
Shqiptare?

Nё kёtё kohё qё vendi ishte okupuar dhe plasi dhe Lufta e Dytё Botёrore kёto grupet tona komuniste ishin nja tre-katёr. Unё kam qenё tek grupi i Shkodrёs. Enveri ka qenё nё grupin e Korçёs. Nuk njiheshim. Jemi njohur pikёrisht nё kёtё mbledhjen e rinisё qё kemi bёrё. Ata donin tё bashkoheshin, por grindeshin me njёri-tjetrin, “jo jam unё i parё”, “jo je ti” e kёshtu qё u kёrkua ndihmë nga
Jugosllavia, qё tё luante njё rol arbitri pёr tё bashkuar komunistёt. Neve ju drejtuam Jugosllavisё se mund t’i drejtoheshim edhe Italisё, se kemi patur mjaft lidhje me komunistёt italianё, por e para ata ishin okupatorё nё vendin tonё dhe ishte mё e vёshtirë, kurse me Jugosllavinё ne kishim dhe problemin e Kosovёs dhe prandaj e gjetёm mё tё pёrshtatshme. Kanё ardhur kёtu pёr tё ndihmuar nё kёtё drejtim dy persona: Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Miladin Popoviçin e kemi çliruar ne vetё, se ka qenё nё njё kamp këtu. E kishin arrestuar fashistёt atje, se ishte sekretar politik nё Prishtinё. Nё fakt, kёtu
ka njё problematikё tё tёrё, se ndihma e tyre nuk ia vlejti, se vetëm sa e dёmtoi luftёn tonё Nacional- Çlirimtare. Nё ç’pikёpamje? Se akuza nga kundёrshtarёt tanё, nga pala kundёrshtare ishte se Partia Komuniste Shqiptare ishte nёn ndikimin e Jugosllavisё, kurse alergjia e gjithё shqiptarёve lidhur me Serbinё ёshtё shekullore. Pra, nuk ishte gjё e re lidhur me marrёdhёniet, por sidomos me trajtimin qё i
ka bёrё shqiptarёve tё Kosovёs dhe gjithё shqiptarёve qё mbeten nё trojet matanё. Kjo tezё ka rёnё nga historianёt tanё mё tё pёrgatitur, por edhe historianë kosovarë. Dhe vetё Gjilasi qё ishte ideologu i dytё i Titos, kur u nda nga Tito sigurisht e ka vertetuar, e ka deklaruar qё nuk ёshtё e vёrtetё. Por, unё mund tё them qё kёto grupe u bashkuan dhe Enveri kishte njё rol tё veçantё nё kёtё drejtim. Pse?
Sepse ai nuk ishte pёrzier nё asnjё grup nё fillim, dhe mё pas, pasi u kthye nga Franca, ai ishte profesor nё liceun e Korçёs. U lidh me grupin e Korçёs. Kundёrshtarёt kanё pёrdorur tezёn qё Enveri nuk ishte
i organizuar, por grupi i Korçёs dhe kryetari i tyre e mori nga rruga se ishte dhe mysliman, se u duhej edhe njё mysliman, pasi të gjithё ata tё Korçёs ishin ortodoksё. Kjo ёshtё njё tezё shumё banale, ndaj dhe jam e detyruar tё them dhe e kam pёrdorur kёtё qё: nё 15 anёtarёt e kёsaj mbledhje, 3 ishin intelektualёt. Ishte njё Koço Tashko, mё i moshuari, por qё aty kishte njё vend nderi, (tё mos jap shumё
hollёsira). Thoshte jam lidhur me Kominternin edhe kishte ngatërruar shumё grupet dhe kёshtu u vendos qё ai tё mos kish tё drejtёn tё zgjidhej dhe u la mёnjanё. Dy tё tjerёt ishte Enveri dhe Qemal Stafa, por Enveri ishte 12 vjet mё i moshuar sesa Qemal Stafa dhe kishte njё eksperiencё shumё mё tё gjerё se ai. Qemal Stafa ishte 19-20 vjeç nё atё kohё. Enveri kishte njё formim tё dyanshёm nga njё pikëpamje patriotike dhe revolucionare. Vinte nga njё familje nga Gjirokastra. Gjyshi i tij ishte pjesmarrёs nё Lidhjen e Prizrenit, kurse xhaxhai i tij mori pjesё nё mbledhjen e shpalljes sё Pavarёsisё nё Vlorё. Kёshtu nga familja kishte kёtё edukatё. Gjirokastra, gjithashtu, ёshtё nё kufi me Greqinё dhe kanё pasur gjithnjё fёrkime dhe kontradikta, jo vetёm me propagandёn, por edhe me agresione. Dhe thonё qё shtёpia e Enverit qё ёshtё djegur mё 1913 ёshtё njё variant qё ёshtё djegur nga grekёt. Xhaxhai i Enverit ka qenё shumё aktiv, ka qenё Kryetar i Bashkisё nё Gjirokastёr, ka marrё pjesё edhe nё çetat me armё dhe njё nga iniciatorёt e Klubeve Patriotike. Pra, sa ishte nё Gjirokastёr, nё moshёn e re, nё adoleshenёn e tij, Enveri pati njё formim patriotik. Mё pas shkoi nё liceun e Francёs dhe atje filloi edukimi lidhur me principet e revolucionit francez, dhe jo vetёm, pasi ai ishte shumё i dashuruar pas historisё, kishte lexuar shumё. Ai u regjistrua nё Montpelje. Qendroi tre vjet, por nuk e ndoqi pёrveçse njё vit. Ju ndal edhe bursa qё ju dha nё lidhje me rezultatet nё liceun e Korçёs. Ai e ndёrpreu se ju dha botanikё dhe, ai nuk e donte botanikёn, donte histori dhe çёshtje shoqёrore. Kёshtu qё pa interes, ai e la atё. Kjo çёshtje ёshtё pёrdorur shumё tani: jo Enver Hoxha nuk ka diplomё universiteti, por ai u lidh me tё gjithё grupet marksiste nё Francё dhe i ndiqte ato vazhdimisht. U regjistrua mё vonё nё Belgjikё. Njё histori tjetёr kjo, qё prapё e kundёrshtoj. U bё konsull nё Belgjikё, por nuk e bёri mbreti Zog. Por, siç ёshtё rregulli bёjnё dhe Konsuj Nderi, dhe ai ishte njё aristokrat belg dhe e mori si sekretar Enverin. Atje ai u regjistrua nё Fakultetin Juridik. Ndoqi gjithё këto mitingjet e frontit popullor nё ato vite, qё bёheshin nё Francё. Krijoi lidhje me gazetёn “L’Humanite”, me Pol Vajan Kuturie. Kёshtu qё ai e kishte njё formim edhe revolucionar, por jo vetёm. Dhe qё kёtu kish njё frymё rinia jonё. Ishte inteligjenca e re qё po ngrihej, e vjetra kishte njё farё formimi oriental. Dhe kёshtu nё mbledhjen e parё, u mor njё vendim i drejtё, qё pёr shkak tё grindjeve mes grupeve u vendos qё asnjёri tё mos zgjidhej kryetar dhe, se puna do ta tregonte. Kjo ёshtё pёrdorur se dalin dhe thonё: Ou! Zbulim, nuk ёshtё e vёrtetё qё Enveri ёshtё themelues i Partisё. Por kёtё nuk e ka thёnё as Enveri, as ne nuk e kemi thёnё. Kjo ёshtё shkruar nga tё tjerёt mё vonё. Nё fakt ai u dallua nga tё tjerёt, sepse u la si sekretar pёr Tiranёn, kur u bё konferenca. Pse kёtu nё kryeqytet?.. Se kёtu ishte lёvizja mё e gjallё. Enveri jo vetёm qё pati atё edukatё qё unё thashё, por ai e njihte tё gjithё ambientin nacionalist dhe kёtё e kishte krijuar edhe nёpёrmjet kunatit tё tij, burrit tё motrёs qё ishte antizogist i emigruar, por edhe me tё emigruarit shqiptar antizogistё nё Francё, ai kishte krijuar njё lidhje. Konareja quhej ajo e Parisit. Kёshtu qё filloi punёn me ta pёr tё aktivizuar frontin Nacional-Çlirimtar. Njё gjё qё desha ta theksoj, kur u formua partia
mё 8 nёntor tё 1941 ёshtё fakt qё nё programin apo thirrjen qё ju drejtua popullit nuk u vendosёn parrullat e internacionalizmit proletar, por kryesisht bashkimi i shqiptarёve pёr çlirimin e atdheut,
dmth bashkimi pa idelogji, pa marrё parasysh ideologjinё, fenё dhe krahinёn. Nё bazё tё kёsaj u thirr pastaj edhe mbledhja shumё e rёndёsishme e Pezёs nё shtator 1942. Aty morёn pjesё shumё
nacionalistё, jo shumё, 15 veta ishin gjithsej, ku kam marrё pjesё dhe unё si pёrfaqёsuese e rinisё dhe e gruas. Pёr historinё e Shqipёrisё ishte njё fakt qё pёr herё tё parё nё njё mbledhje tё tillё me rёndёsi
historike kombёtare merrte pjesё njё grua. Aty ishin tё pranishёm edhe politikanë qё kishin marrё pjesё edhe nё Kongresin e Lushnjes – pjesё e historisё sonё këto – por nё Kongresin e Lushnjës u vendos qё Tirana tё bёhej kryeqytet. Ishin tё pranishёm edhe tё tjerё, gjysma nacionalistë dhe gjysma shokёt tanё: Unё nga rinia, Enveri dhe tё tjerё.

Dua t’ju bëj një pyetje e cila është me interes të veçantë për historianët e rajonit. Mund të na jepni një ide se cilat ishin marrëdhëniet mes Enver Hoxhës e Titos, e thënë ndryshe mes Partisë Komuniste Shqiptare dhe komunistëve jugosllavë, gjatë periudhës së luftës deri në vitin 1948, deri në prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve?
Nё fakt neve fituam dhe çliruam vendin, por nuk qemё nё kushtet qё tё siguronim pavarёsinё e vendit. Nё Jaltё, siç e dini dy tё mёdhenjtё e botёs, Çërçilli dhe Stalini, si tё thuash me njё laps tё kuq ndanё
zonat e influencёs, dhe Çërçilli siç dihet mori Greqinё, kurse Stalini Jugosllavinё. Nё kёtё mbledhje nuk u pёrmend Shqipёria fare, por ishte kuptuar qё Jugosllavia kishte planifikuar qё Shqipёrinё ta pёrfshinte
nё Federatё, kurse gjithё plani jonё dhe ёndrra jonё ishte – unё nuk e pёrmenda mё parё – por Enveri gjatё luftёs bёri aktivitete tё veçanta qё tё pёrgatitej edhe Kosova, qё t’i ngjitej Shqipёrisё, pas pёrfundimit tё luftёs. Ai u mundua shumё se atje ishte gjendje shumё e vёshtirё, sepse ndёrhynё nacionalistёt, pranuan prishjen e kufirit, dmth u vunё nё kundёrshtim me Kartёn e Atlantikut. Neve ishim plotёsisht dakord me kartёn e Atlantikut lidhur me ato dy çёshtje tё mёdha: e para njёherё vetёvendosja, qё ishte e pёrhershme dhe pёr kёtё janё bёrё edhe dy mbledhje, ajo e Bujanit dhe njё tjetёr. Pёrsa i pёrket kufijve ne thoshim që gjatё luftёs nuk na leverdis neve tё prishim kufijtё, sepse duhet tё pranojmё qё kemi bashkёpunuar me gjermanёt. Kёshilloheshin shokёt komunistё, shumё shkuan andej, u dёrguan nё Kosovё qё tё formonin njё lёvizje kundёr fashizmit, njё lёvizje kundёr kёtij bashkimi artificial dhe tё dёmshёm. Nё rast se nuk do tё pranohej kjo, ose nuk do ta kuptonin kёtё, Kosova nuk do tё kishte edhe atё pak autonomi qё e pati, por do tё dёnohej shumё rёndё. Kjo e Kosovёs ёshtё njё problem tjetёr shumё i gjerё. Tito nё fillim mendohesh për kёtё, edhe Enveri e dinte qё me anёn e Federatёs Ballkanike qё kishte Stalini me Dimitrovin mund tё zgjidhej edhe problemi i bashkimit tё Shqipёrisё dhe tё Kosovёs. Kjo ide ra pastaj mё vonё, se Stalini pa qё Tito donte ta drejtonte ky atё, bile nё bisedime tё zjarrta qё po dalin tani, qё po botohen nga arkivat ruse i thotё: Jo, jo, federatё Stalin, jo, jo federatё me Bullgarinё, dhe më vonё Shqipёria. Titoja i vuri bёrrylin Dimitrovit. Mirёpo Enveri pёr federatёn ka thёnё: Ide e mirё dhe duhet punё e madhe pёr kёtё. Kaq dhe kjo çёshtje ra. Por, sidoqoftё Jugosllavia, aq mё shumё qё kishte edhe njё lloj mbёshtetje nga Stalini dhe, unё them Enverit dy gjёra i lidhёn duart – siç themi ne shqiptarёt – nё veprimin e tij tё lirё. Menjёherё pas çlirimit, se ne morёm pushtetin, ai ishte komandant i pёrgjithshёm i ushtrisё, u bё kryesor u bё kryeministёr, ministёr i Jashtёm dhe ministёr i Mbrojtjes. I mbajti tё tria, por i kishte duart tё lidhura. E para, prej vendimit tё Jaltёs, qё nuk mund ta kundёrshtonim dhe e dyta, lidhur me indiferencёn dhe injorimin nga ana e Stalinit tё Shqipёrisё. Deri nё 1947, Shqipёria nuk kishte asnjë kontakt me Bashkimin Sovjetik, me udhёheqjen e partisё. Gjatё luftës nuk erdhi asnjё ushtar. Asnjё ushtar sovjetik nuk ka shkelur kёtu. Nuk kishim asnjё lidhje me komandёn atje, vetёm çfarë dёgjonim Radio Moskёn, po nё kёtё mes edhe Radio Londrёn, mё shumё, çdo natё, por jo gjё tjetёr.

Nëse s’do kishte qenë kundërshtimi i Stalinit, a do kishte këmbëngulur Tito më shumë për ta aneksuar Shqipërinë në Jugosllavi? A do të kishit rezistuar ju, qoftë dhe nga ana ushtarake, ndaj këtij veprimi? Kundërshtimi i Stalinit, prishja e marrëdhënieve në vitin 1948 mes Stalinit dhe Titos, nëse të gjitha këto s’do të kishin ndodhur dhe, nëse Tito e Stalini do të vazhdonin të ishin pjesë e Bashkimit, a do të ishte ushtruar presion i mjaftueshëm që Shqipëria t’i aneksohej Jugosllavisë? A e pengoi aneksimin e Shqipërisë kundërshtimi i Stalinit?
Unё dua tё ndalem tek fakti se si u acaruan marrёdhёniet tona dhe qё ndryshoi krejt vlerёsimi i Stalinit lidhur me Shqipёrinё. Ndryshoi komplet. Pse ndodhi kjo? Jugosllavёt filluan t’ja kenё Shqipёrisё me shumё hile. Gjillasi ka shkuar qё nё 1944 tek Stalini dhe ai e pyeti: Çfarё ёshtё ky popull?. Nё 1946 ka shkuar Tito dhe ai e pyeti: A e njeh Enver Hoxhёn? I tha: Jo. Mirё, – tha – ata kanё disa kundёrshtime, por nuk ёshtё problem. Mirёpo, nё atё kohё, nё 1946, Stalini ishte njoftuar pёr manovrat dhe gjithё prapaskenat qё u organizuan nё Berat. Kjo ёshtё njё histori tjetёr tani se çfarё bёnё ata nё Berat, nё prag tё çlirimit tё Shqipёrisё. Erdhën kёtu dy vetё: Stojeviç dhe Dizareviç dhe ata morёn gjoja njё si mision ushtarak qё erdhi shumё shumё vonё. P.sh anglezi kishte ardhur, ishin tё parёt.
Por ata erdhen direkt dhe morёn dhe Byronё dhe merrnin pjese nё mbledhjet e Byrosё. Organizuan edhe 4 veta nga tё Byrosё, kundër Enverit dhe rrёzuan tёrë vijёn që ishte ndjekur deri atje, me shumё kontradikta – ёshtё histori tjetër. Merreni me mend, për 2-3 ditё do vinin nё Tirane, ishte çliruar edhe Tirana, qeveria ku ishte zgjedhur Enveri, tё gjithё kanё thёnё – edhe mendimi im ёshtё – edhe studiuesit
kanё thёnё – edhe Enveri – sidoqoftё kur u rishikuan kёto e tregoi qё Tito nuk ёshtё se donte ta rrёzonte ose ta zёvendёsonte, ishte njё utopi, absurditet. Ai donte ta frikësonte, ta trembte qё pas kёsaj ai tё ishte njё udhёheqёs, por i pёrulur. Nё fakt kur ishte Tito dhe e tha kёtё fjalё kapёrceu Aleksandёr Rrankovic. Ky ishte Ministёr i Brendshёm, por ishte mё i egri qё ka bёrё kёrdinё nё 68-tёn nё Kosovё.
Ai ndёrhyri menjёherё dhe tha qё Enver Hoxha, tё gjithё anëtarёt e Byrosё thonё qё nuk ёshtё partiak i fortё, prandaj ne i kemi vёnё Koçi Xoxёn si mё tё vjetrin. Koçi Xoxe ishte njё punёtor teneqexhi. Ai kishte njё aktivitet. Jo injorant, por ishte njeri pa kulturё, po ata e vunё, se ai popullin nuk mund ta zёvёndёsonte nё asnjё mёnyrё, por si parti kёta mundoheshin. Ai ishte nga Korça, ishte ortodoks me prirje maqedonase, jo greke se kёshtu janё ndarё atje, dhe vërtetohet me kёto qё tha Rankoviçi se edhe Enverin kishin arritur qё ta vёnё nёn kontroll. Kjo njihet edhe nё historinё e Partisё qё bёri kёrdinё nё
inteligjencёn e partisё, bile dhe disa nga shokёt e Enverit ai i vrau. Enveri donte tё krijonte kontakt me Stalinin dhe vetёm tani nё bazё tё dokumenteve ruse – unё – se Enveri nuk ishte mё, mora vesh qё Enveri i ka bёrё njё letёr Stalinit nё 1946 dhe i ka thёnё se nё tё gjithё tentativat qё po bёn Jugosllavia ne kemi nevojё pёr ndihmёn tuaj. Por, thotё se ne duhet tё trajtohemi si vend i pavarur dhe i flet pёr tёrё Beratin, çfarё ishte bёrё atje, si mendonte ai pёr kёtё çёshtje. Kёshtu, kur i thotё Tito: Jo do tё rregullohet kjo punё – Po Berati?- thotё Stalini. Pra kishte vajtur fjala tek Berati. Dhe kjo del tani nga dokumentet. Pra filloi interesimi dhe filloi tё dyshojë Stalini – thonё studiuesit. Dhe nuk i interesonte dhe donte ta ndalonte kёtё ambicie tё Jugosllavёve ndaj Shqipёrisё. Unё kam njё fakt tjetёr
pastaj qё Nako Spiro, qё ishte njё nga anёtarёt mё aktivё qё nё luftё, si tё thuash i dyti a i treti pas vrasjes sё Qemalit nё bashkёpunim me Enverin, kanё pasё qenё nё bashkёpunim shumё tё mirё gjatё luftёs, por pas luftёs si duket ai kishte ca pakёnaqёsira lidhur me personin e tij, qё e vlerёsonte shumё mё lart. Nё Berat ai bёri njё gabim fatal. Ai i bёri njё letёr tё shkruar nё italisht me anё tё Dizajereviçit, qё ishte i rinisё, ia dorёzoi Titos kundёr Enver Hoxhёs, duke shfaqur pikёpamje pёr shokun e tij, por fshehurazi. Dhe kjo ёshtё njё gjё e dënueshme sigurisht. As Enveri, as unё, as neve nuk e kemi ditur kёtё
gjё. Kur u ngrit çёshtja e akuzёs ndaj Jugosllavёve dhe ja pёrdorёn kёtё si shpata e Damokleut dhe, kur ato e deklaruan ky kishte ndryshuar pozicion, se e kuptoi kush ishin dhe u lidh prapё me Enverin. Ky, meqё nuk kishte familje, vinte dhe hante bashkё me ne. Bёnim si drekё pune bashkё. Unё isha prezent dhe po ju them se aty planifikonin si tё lidhemi me Bashkimin Sovjetik dhe, aty u vendos, meqё ky ishte Kryetar i njё Shoqate shqiptaro-sovjetike, unё isha nёnkryetare. Nё 1 maj tё 1945 shkuam nё Moskё dhe ai u ngarkua qё tё shkonte nё aparatin e Komitetit Qendror tё Bashkimit Sovjetik, ku tё bёnte njё kёrkesё pёr njё vizitё tё Enver Hoxhёs dhe tё delegacionit tё Partisё Komuniste nё Moskё. Ai nga ky takim erdhi shumё shumё i tronditur. Siç e morёm vesh, nuk takoi asnjё nga sekretarёt, por e pritёn atje nё Drejtorinё e Jashtme. Megjithatё, Enveri shkoi nё Beograd, diku nё korrik-gusht tё 1946. Vizita e parё e Enver Hoxhёs nё Beograd si delegacion qeveritar dhe, atje u nёnshkruan shumё marrёveshje pёr kёtё miqёsi, qё ishin shumё tё rrezikshme: pёr doganat, pёr valutёn, pёr shoqёri tё pёrbashkёta etj, etj. deri nё çёshtje tё ushtrisё. Enveri pastaj aty ngriti çёshtjen e Kosovёs me Titon. Kokё mё kokё, vetёm dhe i tha si do bёhet çёshtja e Kosovёs, se Kosova na pёrket. Tito i tha qё ёshtё e vёrtetё qё Kosova ju pёrket, por ne nuk e bёjmё dot tani kёtё hap. Nuk jam duke e cituar fjalё pёr fjalё, por kjo ishte nё thelb, sepse kёtё nuk do ta lejonte Serbia dhe kjo do tё na krijonte problem. Mirёpo para kёsaj vizite dhe qё dihej se ai do tё shtronte çёshtjen e Kosovёs dhe u fol pёr nёnshkrimin e marrëveshjeve qё e bёnin Shqipёrinё shumё tё varur. Ky ёshtё dokument, qё ka folur me ambasadorin. Dhe tani dokumentet dalin qё ambasadorёt e çdo vendi, qoftё Laurentievi nё Beograd, qoftё ky nё Tiranё bёnin raportet e kёtyre bisedimeve. Kёshtu qё Stalinit i kishte shkuar ky raport para se tё shkonte Tito atje. Natyrisht ia ngriti Titos njё çikё kёtё çёshtje, dhe dukej se situata po precipitonte. Pas kësaj erdhi menjëherё vizita e Enverit nё Moskё, dhe shkoi Enveri bashkё me tё nё korrik tё 47. Pas kёsaj Tito u aktivizua aq shumё saqё pёr çёshtjet ekonomike, bёnin plane. Ata i thoshin tanёve nuk duhet tё konsideroni Shqipёrinё, ёshtё pjesё e Jugosllavisё, haptazi. Ajo qe pika e fundit e gotёs sё ujit. Dhe pastaj qe vendimi i tyre pёr tё
çuar dy divizionet nё Shqipёri, sepse kishte plasur lufta civile nё Greqi dhe gjoja pёr tё mbrojtur Shqipёrinё. Tito kёtё e bёri pa marrё aprovimin e Stalinit dhe bile njё leje jo direkte tё Enverit. Enveri dyshoi dhe mё pas Stalini i tha stop kёsaj çёshtje. Ky ishte fundi, qё edhe Stalini kuptoi se Tito po merrte njё rrugё tjetёr. Mё pas erdhën letrat e Molotovit dhe Stalinit lidhur me Jugosllavinë, sepse nuk i interesonte ky veprim pavarёsie i Titos. Kjo i prishte dhe politikёn Stalinit, qoftё lidhur me Greqinё dhe marrёdhёniet qё kishte me aleatёt, ende ishte kjo fryma e aleatёve. Mund tё them qё edhe Shqipёria, Partia Komuniste, dhe Enveri vetё, ka ndikuar tek Stalini ose ka ndihmuar Stalinin qё tё kuptoj. Fakt ёshtё qё Stalini e priti pesё herё, jo nё Moskё. Nё Moskё ka shkuar shumё herё, por me Stalinin ёshtё takuar pesё herё, edhe takime kokё mё kokё: Ai, Stalini dhe pёrkthyesit tanё. Stalinit i interesonte tё merrte vesh. Ai kishte burime tё tjera pa diskutim, por njёherё e pyeti shumё nё hollёsi lidhur me popullin shqiptar, si rrjedh, nga ka ardhur. Njeri qё kishte interesa shumё pёr gjuhёn, kulturёn, zakonet etj. Sidomos ai u informua mirё lidhur me Jugosllavinё, nё thellёsi lidhur edhe me Greqinё.

Pak më parë, ju përmendët Kosovën. Pas vitit 1948, prishjes së marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë dhe më pas, mes Shqipërisë e Jugosllavisë, cila ishte politika që ndoqi Tirana lidhur me çështjen e Kosovës, dhe me atë të territoreve jugosllave ku pjesa më e madhe e popullsisë ishte shqiptare? Ishte kjo një politikë e vërtetë? Shumë persona shprehen se ajo e la pas dore çështjen kombëtare. Si do ta përshkruanit ju atë periudhë?

Kur u prishёm me Jugosllavinё, Enveri i bёri njё letёr Stalinit, ku i propozonte se çfarё duhej tё bёnim tani pёr tё rrёzuar Titon, dhe thoshte qё ta ndёrmarrё kёtё gjё Kosova, dmth forcat nё Kosovё, apo duhet qё tё presim ta bёjmё tё gjithё bashkё, me gjithё popujt e tjerё, popujt e Jugosllavisё. Pёrgjigja e Stalinit ishte: Nё asnjë mёnyrё nuk duhet tё ndёrmerret njё gjё e tillё, pra njё kryengritje e armatosur pёr tё arritur kёtё gjё. Tha qё kёtu duhet tё kemi shumё kujdes nё vazhdimin e politikёs. Kёtu unё pёrfitoj tё bёj njё karakteristikё tjetёr tё Enverit, qё nё shumё çёshtje, – mirё qё nё kёtё ai e kuptoi qё ishte shumё i avancuar dhe mendonte se mund tё arrihej kjo, – por qoftё nё kёtё rast qoftё edhe nё raste tё tjera si nё atё tё Greqisё, ka patur shumё kujdes nё ekulibrin politik lidhur me shtetin. Nuk ёshtё e rastit qё Enveri la pozicionet e tij si kryeministёr dhe tё tjerat dhe u bё vetёm Sekretar i Partisё dhe mua personalisht nuk mё ka ardhur mirё. Nё qoftё se do tё ishte në pozicion shtetёror qoftё President – megjithёse dhe tё huajt Zoti President i thoshin gjithnjë – ai nuk mund ta bёnte kёtё luftё kundёr
titizmit, dhe qё e bёnte si luftё ideologjike. Nё kёtё mёnyrё mbronte Kosovёn dmth i tregonte Kosovёs qё unё nuk jam me Titon. Tito ёshtё trockist. Pra lufta ideologjike ishte veshur me njё interes tjetёr nё thelb, ndaj dhe kёtё Enveri mund ta bёnte nё pozitat e partisё, nuk mund ta bёnte nga pozitat e Kryeministrit. Kёshtu marrёdhёniet shtetёrore me Jugosllavinё vazhduan. Nga ana tjetёr, pra nga ana e Jugosllavisё pas 1948, ikёn Dapçeviç, disa tё tjerё, Hebrang, pra u krijuan grupet kundra Titos. Nga Mali i Zi – Jadapçeviç ishte malazez, dy vёllezёr ishin – erdhёn kёtu tё krijonin Parti Komuniste, por qё tё vepronin nga Shqipёria kundёr titizmit, kundёr Titos. Enveri e quante shumё tё rrezikshme kёtё se mund tё konsiderohej si provokacion dhe i kёrkoi Bashkimit Sovjetik qё tё bёnte diçka, se nuk na interesonte njё gjё e tillё dhe ata shkuan nё Rumani, dhe qё andej vijuan punёn e tyre, qё nuk e ndoqёm neve. Lidhur me Kosovёn vazhdoi kjo propaganda indirekte. Ishim shumё tё kujdesshёm. Ishte njё periudhё pak e rёnё si tё thuash. I ruheshim provokacioneve tё tanёve, qё iknin andej, sepse i aktivizonte Tito nё radio kundёr Shqipёrisё, por dhe tё tjerё qё iknin si antititistё. Ne nuk e dinim çfarё ishin ata. Kёtu ka luajtur rol shumё tё keq edhe Ministria e Brendshme, e cila doli qё ishte e lidhur me ta dhe si tё thuash kjo punё nuk ishte shumё e qartё. Kёtu ka pasur edhe gjёra jo tё pёlqyeshme. Tjetёr gjё pastaj kur ndryshoi. Erdhi 1968 p.sh sulmi i Çekosllovakisё. Teoria e Brezhnjevit e sovranitetit tё kufizuar, ku Shqipёria e ndjeu veten tё zbuluar. Megjithёse kishim dalё nga traktati i Varshavёs, por kishim frikё se mos nё bazё tё kёsaj teorie tё sulmohej edhe Shqipёria, ndaj dhe filloi ajo faza e politikёs diplomatike – direkt me Titon. Pёr Titon, Enveri nuk ka lёnё gjё pa i thёnё e pa e cilёsuar me emra, por kёtu filloi mesazhet me anёn e ambasdorёve tё caktuar dhe i tha Titos se nё qoftё se trupat sovjetike kalojnё nga Kosova pёr tё sulmuar Shqipёrinё, cili do tё ishte qendrimi i tij. Tito ju pёrgjigj nё moment qё sovjetikёt nuk shkelin dot asnjё pёllёmbё tokё jugosllave, nuk do ta lejojmё. Pas kёsaj jo vetёm ato marrёveshjet kulturale, por erdhi Kushtetuta jugosllave e 1974. Enveri atёherё kosovarёve ju tha
se tani, natyrisht ata nuk fituan gjithçka por fituan njё lloj autonomie, se duhet tё shfrytёzonin kushtetutёn.Nё bazё tё kësaj filluan shkёmbimet e Shqipёrisё me Kosovёn, me profesorёt tanё nё Universitete, u bё njё gjendje krejt ndryshe si tё thuash qё e ndjen shumё edhe kosovarёt edhe neve. Kur vinin njerёz, Enveri i takonte dhe i pyeste lidhur me gjendjen. Pra ishte njё periudhё e mirё. Krahas kёsaj janё disa fakte tё tjera indirekte, p.sh vinin personalitete tё shquara kosovare, patriotё me emёr atje nё Kosovё, nganjёherё shokё qё ishin mё revolucionarё. Duraku ishte babai i njё heroi kosovar dhe e pyet Enverin si tё bёjmё a mund ta shpallim Kosovёn republikё, duam tё shpallim Kosovёn Republikё.Po mirё i tha Enveri si do ta priste Jugosllavia kёtё gjё, si e keni gjykuar, por pёr mendimin tim dy republika shqiptare sikur nuk shkon, megjithatё ju mund tё bёni si tё doni. Pra nuk u jepte direktiva, i linte të vendosnin vetё. Dhe nё 1981 kur u ngrit rinia dhe kёrkonte Kosovën republikё, Enveri megjithёse nё atё periudhё ka qenё mjaft i sёmurё, menjёherё vendosi – se u gjakos rinia, mё shumё se 200 vetё u vranё atje – dhe tha: neve jemi me rininё. Po, Kosova Republikё.

A pati bisedime në vitin 1981 për ndonjë ndërhyrje ushtarake nga ana e Shqipërisë në emër të protestave të popullit kosovar, i cili kërkonte statusin e republikës? E thënë ndryshe, a mund të përshkallëzohej situata në 1981?
Jo. Madje kёtu ka njё problem qё ka mbetur i paqartё, sipas mendimit tim, se janё disa gjёra qё kanё dalё pas vdekjes sё Enverit. Unё nuk e shpreh dot si e mendonte ai, por konkretisht: E para ёshtё pak e çuditshme se si Enver Hoxha nuk kishte dijeni qё po ndodhte diçka nё Kosovё, jo vetёm kur po pёrgatitej, por edhe kur plasi. Ai meqё kish kaluar njё krizё, shkuam nё Vlorё pёr pushime, nё prill kur ndodhёn ngjarjet dhe mori nё telefon Mehmet Shehu. Natyrisht zbrita unё poshtё dhe fola. Mehmet Shehu mё foli me njё zё jo tё natyrshёm tё tij, ngadalё e ngadalё: ka ngjarё diçka nё Kosovё. Atje kanё plasur demonstrate. Madje njё delegacion pedagogёsh qё kishim atje, kishin mbetur tё izoluar, mezi kishin marrё leje pёr tё dalё nё Kukёs. Shkoj shpejt dhe i them Enverit kёtё. Enveri nё moment thirri makinat dhe tha kthehemi nё Tiranё, dhe u kthyem. Tani unё dhe tre ditё tё tёra, menjёherё shkoj, jo nё shtёpi, por atje ku mblidheshin kёto, se kishim njё si klub ne, jo zyrё se ishte pasdreke nё mbrёmje, nё shtёpinё e partisё thuhej. Mblodhi Byronё atje dhe tha çfarё ёshtё kjo? Dhe u mobilizuam natё dhe ditё, dhe u shkruajtёn tre artikuj mbёshtetёs qё kanё mbetur nё histori. Nuk kanё firmёn e Enverit, por janё pothuaj tё shkruajtura nga Enveri dhe ky mobilizim ishte aq i madh saqё nё pёrfundim tё kёsaj nё maj, ata thoshin qё e kemi nxitur neve kёtё lёvizje. Neve e mohuam kёtё, dhe pastaj ai pёsoi krizёn mё tё rёndё tё zemrёs, nga lodhja e madhe. Tani meqё janё botuar kёto dhe diskutohen shumё gjёra – atёherё njё gjё thoshte Enveri qё po sikur tё jenё dorёzuar planet operative? Nё 1981 kish ndodhur dhe ajo çёshtja e Mehmet Shehut, pas vetёvrasjes sё tij, pra po sikur tё jenё dorëzuar planet operative siç thoshin ata?. Kёshtu qё unё e vё tani pikëpyetjen se si ishte e mundur qё Enver Hoxha nuk ishte nё dijeni se çfarё po behej andej, kush e ndiqte kёtё çёshtje?. Tё mos dinte Ministria e Brendshme?. Neve dinim edhe mizat qё fluturonin lart, ose nuk hynte dot njeri atje, dhe tё mos dish qё diçka po ndodhte atje dhe tё mos e dinte Enver Hoxha?. Unё isha nё korent dhe dija çdo gjё qё i thuhej atij dhe do e merrja vesh sidomos nё një gjё tё tillё qё ishte dhe publike, nuk ishte njё gjё tepёr sekrete. Pra nёse ka patur ndërhyrje nga Shqipёria pёr diçka ka qenё nga grupi agjenturor, qё i interesonte, qё ishin nё shёrbim, Kadri Azbiu sidomos, se Mehmet Shehu ka qenё njё çikё mё ndryshe. Kadri Azbiut i tha: “Ke mbaruar ti, vrit veten”. Pra Ministri i Brendshёm nuk raportoi them unё. Ka njё gjё tjetёr pastaj, – kurse për kёtё si pёrgatitje tё pёrgjithshme kanё dalë kёto nё shesh tashmё, – njёherё e pyeta Enverin sa jemi ne tё pёrgatitur. Mё ka thёnё ca gjёra, jemi pёr kaq vjet deri tek buka, ushqimi. Kёto ishin masa strategjike qё u morёn nё rast se do tё sulmohej Shqipёria, ose do tё krijohej njё gjendje e tillё nё
Jugosllavi, nё tёrёsinё e saj. Shqipёria duhet tё ishte e para. Nё fakt, kur u hapёn armёt u pa që kjo ishte e vёrtetё. Nuk ёshtё e vёrtetё njё gjё tjetёr dhe kёtё po e them publikisht – ështё thёnё nga dikush, nga ushtarakё, ose tё tjerё lidhur me traktatin e Varshavёs, – dikush nga kёta tё partisё, kush ishte atёherё, i paska propozuar Enver Hoxhёs dhe Mehmet Shehut, qё neve jemi gati qё t’ju ndihmojmë juve edhe lidhur me çёshtjen e Kosovёs, nёqoftёse juve ktheheni nё traktatin e Varshavёs. Unё nuk mund tё besoj se mund tё pranoheshin gjёra tё tilla.

Dua t’ju pyes për ndarjen e Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik, pas vdekjes së Stalinit. A e shtyu Nikita Hrushovi Tiranën të bashkohej me Titon? A ishin ata një shtysë për krijimin e një konfederatë të re, apo për një bashkëpunim të ri mes Tiranës dhe Beogradit? Dhe cili ishte reagimi i Enver Hoxhës ndaj këtyre presioneve, apo ndaj këtyre ndikimeve nga Moska? Përpara ndarjes me Bashkimin Sovjetik, kur Nikita Hrushovi donte të rindërtonte marrëdhënien me Jugosllavinë, a u shty Shqipëria të krijonte një marrëdhënie të re me Titon, dhe cila ishte përgjigjja e Enver Hoxhës? Bëhet fjalë mes viteve ’56 dhe ’61…

Pas ardhjes se Hrushovit nё pushtet marrёdhёniet Shqipёri- Bashkimi Sovjetik ndryshuan krejtёsisht. Sepse siç e dini Hrushovi ndryshoi gjithё vijёn politike tё Bashkimit Sovjetik, afrimin me Titon, rehabilitimi i Titos,nga dёnimi qё i ishte bёrё dhe jo vetёm lidhur me Jugosllavinё. Ai kёrkoi nga tё gjithё partitё e demokracive popullore qё tё rehabilitonin tё gjithё ata qё kishin dёnuar, qё ishin agjentё tё Jugosllavisё. Erdhi dhe kongresi i 20-tё. Jo nё raport, por nё Kongres filloi njё presion, njё ndёrhyrje e paparё ndaj partive komuniste. Ndёrsa tё tjerёt nuk patёn shumё probleme se qenё dakord me kёtё ndryshim vije. U arrit deri nё konflikt siç ishin ngjarjet e Hungarisё, por edhe nё vende tё tjera ku paqёsore ku me luftё i pranuan kёto ndryshime, kёto rehabilitime tё Rajkut, nё Bullgari tjetri, pra qё tё koordinonin orёt me Hrushovin, pra pёr tё qenё dakord. Kurse Shqipёria nuk mund ta bёnte, nuk pranoi. Kёtu ka qenё njё vёshtirёsi, ka manovruar Enveri shumё qё edhe tё pranonte Kongresin e 20-tё nё pёrgjithёsi, por nuk donte dhe nuk pranoi qё tё dёnonte direkt Stalinin se e gjykonim ndryshe. Konkretisht, nё Kongresin e 20-tё ishte i ftuar edhe Enveri. U bё pjesa e parё qё nuk kishte raportin, kam qenё edhe unё, isha me gratё, me bashkёshortet e tyre, dhe nё njё krah kisha gruan e Molotovit, dhe nё njё krah atё tё Hrushovit. Kjo e Molotovit ishte shumё e trishtuar, as nuk mori pjesё tek pёrshendetjet, se nё fakt siç u mor vesh menjёherё pas Kongresit tё 20-tё, Molotovi ishte nё fatkeqesi dhe u pushua. Pastaj u bё raporti, dhe nё raport nuk asistuam, tё paktёn neve, por unё di qё edhe grupet e tjera, e bёri brenda pёr brenda. Ky raport ju nda tё gjithё kryetarёve tё Partive Komuniste qё ishin prezent nё Moskё, dhe atё natё, Enveri diçka lexonte. Nuk erdhi për tё fletur. Iku nё hotel ku ndodheshim, ishte bashkё me Mehmet Shehun dhe ishin jashtëzakonisht tё preokupuar se aty ishte i gjithё demaskimi i krimeve tё Bashkimit Sovjetik. Kёtu ishte tёrё problemi pёr neve, tёrё vёshtirёsia, se ne kishim bёrё propagandё pёr Bashkimin Sovjetik, dhe nё Shqipёri, Stalini admirohej pёr arsye qё lidheshin me kohёn e luftёs, megjithëse siç thashё as kishim ardhur nё Bashkimin Sovjetik as kishim patur ndonjё kontakt,por vetё lufta, trimёria qё u tregua atje. Dhe ky ishte njё problem. Problem tjetёr si parti ishte pastaj qё ne nuk mund tё pranonim rehabilitimin e Koçi Xoxes nё asnjё mёnyrё, se ishte shumё e faktuar qё ai ishte agjent i jugosllavёve dhe kish bёrё shumё tё kёqia nё Shqipёri edhe ndaj njerёzve qё i kish pёrsektuar. Nё njё konferencё qё u mbaj nё 56-ën, nё Shqipёri, njihet si Konferenca e Tiranёs, para kongresit tё Partisё, – aty morёn guximin njё pjesё e delegatёve tё pёrgatitur pёr tё nxitur agjenturёn- ambasada direkt – u zbulua pastaj ambasada jugosllave qё ishte nё bashkёpunim edhe me agjentёt e
Hrushovit. Nё Kongres morën pjesë delegatё qё kishin studiuar nё Bashkimin Sovjetik dhe kishin njё simpati tё veçantё pёr Bashkimin Sovjetik, dhe ata pranuan nё veten e tyre vendimet e kёtij kongresi. Ata kёrkuan qё tё rehabilitonin. Nuk kёrkuan pёr Koçi Xoxen, por pёr dy tё tjerё qё kanё qenё anёtar tё Byrosё Politike. Kёshtu lёvizi dhe nё Shqipёri dhe nё fakt kur kjo dёshtoi me ndёrhyrjen e Enverit se i hapi kartat para konferencёs, tha: pa ngrihu ti çfarё bёje ti me filanin, nё makinё, pse kёshtu, pse ashtu, dhe u duk qё kjo ishte diçka e organizuar. Kjo shqetёsoi Titon i cili pёr herё tё parё nё njё fjalim kërkoi qё tё rrëzohej Enveri. I bёri thirrje popullit shqiptar qё ai duhet tё rrёzohet. Kurse Hrushovi ndoqi njё rrugё tjetёr, tё pajtimit, tё lajkave, sepse kishte interesa krejt tё veçanta pёr Shqipёrinё si vend strategjik. Kishte planet e tij lidhur me ngritjen e bazave tё flotёs sё nёndetёsve pёr tё zotёruar tё tёrё Mesdheun dhe pёr tё krijuar njё bazё tё raketave. Unё kam qenё prezent kur erdhi Hrushovi kёtu, çfarё foli nё praninё tonё me Malinovskin. Nё Vlorё i tha ç’na duhet Gjermania neve pёr raketat, shiko çfarё ёshtё kёtu, e ke nё pёllёmbё tё dorёs Mesdheun. Ose kur ishte nё Butrint i tha Enverit prapё tё bёjmё kёtu dhe e kemi nё dorё Greqinё me kёtё. Kjo gjё e revoltoi Enverin, prandaj i pёrgjigjem pyetjes suaj qё precipitoi gjendja lidhur me sjelljet e Hrushovit ndaj Shqipёrisё por kjo ishte kulmi qё e vendoste Shqipёrinё nё njё pozitё tё vёshtirё. Ai nё fakt bazat i ngriti kёtu, por erdhi njё ditё pastaj qё kёto na i pёrdori kundra nesh, kur neve mbajtёm qendrim nё mbledhjen e pёrgjithshme tё partive komuniste nё Moskё. Por kjo ishte ajo vendosmёria e Enverit. Me rreziqet qё kishim i tha: po tё duash merri, por fillon luftёn. Sazani u mobilizua dhe pastaj ai vendosi tё pranonte qё katёr ti mbanim neve katёr ti merrte. Kёshtu qё ne u ndamё nga Bashkimi Sovjetik. Megjithёse u bashkuam me Kinёn do tё them se pse, por kinezёt nё mbledhjen e Moskёs ishin tё lёkundur.

Përpara se të flasim për Kinën, dua t’ju bëj një pyetje. Pas ndarjes me Bashkimin Sovjetik, në 61-shin, a duhej që Uashingtoni të ishte drejtuar më shumë nga Shqipëria? A kishte mundësi për njëfarë bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në atë kohë? Cili do të ishte reagimi i Tiranës ndaj një sjellje të tillë?
Unё mund të them se kёtu nё Shqipёri kjo ndarje me Bashkimin Sovjetik u prit mirё se populli ynё ishte patriot dhe ndjeu se ka diçka qё po rrezikonte pavarёsinё e Shqipёrisё, prandaj nuk diskutohet, unanimisht mbёshtetёn partinё e Enverit. Nё mesin e intelektualёve pati diskutime qё atёherё nuk u thanё haptazi, por mё vonё kur u pёrmbys gjendja kanё kritikuar Enverin dhe partinё se nё kёtё moment shumё tё pёrshtatshёm tё ndarjes me Bashkimin Sovjetik, tё mos kёrkonim njё aleat aq larg sa çishte Kina dhe si Kina, por ishte rasti qё ne tё lidheshim me perёndimin dhe tё kёrkonim ndihmё. Kjo ёshtё ngritur nё diskutim kur Enveri nuk ishte mё, por e kam pёrballuar unё dhe, unё shpreh mendimin tim personal nё kёtё drejtim. Kur ishim neve atёherё, partia jonё dhe Enveri si tё thuash bёmё tentativa nё kёtё drejtim, po perёndimi nuk donte qё ta prishte me Bashkimin Sovjetik pёr Shqipёrinё. Tentativa kish bёrё mё parё, bile thuhet bёri provё me Shqipёrinё me atё komplotin e anglezёve, pra çdo tё bёnte Bashkimi Sovjetik nёse ata do tё ndёrhynin nё Shqipёri. E gjithё ajo histori, dёshtuan ato qё bёri, dhe vetё Blair mё vonё tha se ne kemi dёshtuar me Shqipёrinё, me agjenturёn tonё. Pra, nё debatet qё janё bёrё nё kёtё drejtim, unё jam pёrgjigjur qё perёndimi duhet tё bёnte, dhe nё fakt nuk bёri sa duhet, dhe nuk e mbёshteti kёtё guxim tё tё voglit me tё madhin, qё bёri Enveri nё mbledhjen e Moskёs, qё demaskoi Hrushovin. Nuk bёri zhurmё shtypi perёndimor, dhe ndihmat p.sh u bёnё disa tentativa nga biznemenё francez, erdhёn 30 – 40 veta mё zhurmё tё madhe . Dhe me sa di unё nga ana e Shteteve tё Bashkuara mё shumё ngrinin çёshtje jo pёr tё ndihmuar, por mё shumё tё zgjidheshin disa probleme qё kishin mbetur pa u zgjidhur, si tё pronave, por natyrisht edhe tё marrёdhёnieve. Kurse çёshtja kryesore qё ne u lidhёm me Kinёn, sikur edhe ti kishim pёrmirёsuar marrёdhёniet nё drejtim tё perёndimit, nuk ishte thjesht ideologjike. Bashkimi Sovjetik nё 15 vjet na ndihmoi dhe ishte periudha kur edhe vetё ishte i dobёt, kur edhe Shtetet e Bashkuara e kanё ndihmuar Bashkimin Sovjetik, pas daljes nga lufta se doli mё i dёrrmuar sesa aleatёt. Por si do tё bёnte Shqipёria tashmё me planet qё kishte lidhur me industrializimin e mёtejshёm, me modernizimin e mёtejshёm tё bujqёsisё, lidhur pёrgjithёsisht me ngritjen e nivelit ekonomik tё vendit. Vetёm njё vend si Kina mund tёjepte aq sa na dha. Dhe nё fakt nё 18 vjet, se aq zgjati, na ka dhёnё mё tepёr, jo vetёm se zgjati tre vjet mё shumё, na ka dhёnё shumё mё tepёr sesa Bashkimi Sovjetik. Kur ai nuk ishte nё gjendje t’i plotёsonte vetё kёto qё kёrkonim. P.sh kёrkuam azotikun se e kishim tё vёshtirё pёr plehrat kimike, e bleu nё Francё, Kina, dhe e bleu me valutёn e saj dhe na e dha. Pra kishte lehtёsira tё tilla dhe nё fakt nё kёtё periudhё Shqipёria bёri atё industrializimin e fuqishёm me hidrocentralet dhe me tё gjitha objektet industriale, qё i duheshin pёr njё zhvillim tё tillё. Po them edhe diçka pёr tё qeshur lidhur me kёtё temё. Thonë pse nuk u lidh, por qё tё lidhej Enveri duhej tё bёhej si Titoja dhe do tё ishte shumё mirё qё Enveri tё ishte bёrë, tё ndryshonte vijёn – me ironi kjo- se dhe pёr mua do ishte mirё se do tё shihja, do shёtisja siç shёtiti Titoja me atё anijen e tij dhe me lopёn nga pas. Kish njё lopё ai qё e pёrdorte. Dhe maharaxhait e
Indisё do mё kishin mbushur mua me diamantё etj. Kёtё e kam bёrё edhe njё çikё nga revoltimi se thoshin se Enveri mbajti kёtё qendrim nё Moskё se ishte nё rrezik pushteti i tij. Kёtё e kanё ngritur
vazhdimisht, kjo mё revolton mua shumё. Ai nё asnjё rast qё ka marrё kёto vendime, nuk ka parë interesin personal. Çfarё fitoi, çfarё na la neve? Tjetёr gjё qё personi i tij ishte i lidhur me çёshtjet e vendit, çfarё na la neve, ja nё kёtё dhomё na la. As kjo dhoma nuk ёshtё imja madje. Letra na ka lёnё, dokumenta, asnjё shtёpi, asnjё gjё. Kjo mё revolton, ai e ndjente pёr detyrё pёrgjegjёsi, dhe arsyeja qё ne u lidhёm me Kinёn ishte kjo. Pastaj ndryshoi edhe politika e Kinёs, vizita e Niksonit, dhe kthesa e politikёs sё Kinёs. Prapё nuk ёshtё çёshtja kёtu qё ne kritikuam Kinёn se pse me vizitёn e Niksonit

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tirana dhe Vllaznia me mision përmbysjen, sot jepen dy biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë

Tirana dhe Vllaznia me mision përmbysjen, sot jepen dy biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë