Neymar është emri më i lakuar në këto ditë në medit sportive, pasi e ardhmja e brazilianit është një pikëpyetje e madhe. Gjithsesi kur të gjithë presin se çfarë do të ndodhë me të braziliani ka njoftuar një tjetër lajm që nuk ka të bëjë me futbollin.
27-vjeçari është shfaqur në rolin e një aktori në një nga serialet më të ndjekura në botë për momentin, ‘La Casa De Papel’, që është pjesë e rrjetit ‘Netflix’. Neymar ishte shumë entuziazt për këtë dhe në rrjetet sociale ka shkruar:
“Ia dola të bëj realitet ëndrrën time që të jem pjesë e serialit tim të preferuar. Tani mund ta ndaj personazhin tim, Joao, me ju të gjithë! Faleminderit ‘La Casa de Papel’.”