Sulmuesi Neymar do të jetë kapiten i Brazilit në ndeshjen ndaj Kolumbisë, të premten në Miami, ku Seleçao do të luaje ndeshjen e parë që nga dështimi ne Botëror, nën drejtimin e trajnerit të ri Dunga.

Neymar, 22 vjeç e 54 seleksione me ekipin perfaqesues, "është reference për të gjithë dhe gjeneron qetesi. Ai dota marre këtë përgjegjësi dhe për këtë është shumë i kenaqur", theksoi seleksioneri brazlian i cituar në një një njoftim zyrtar te Konfederates Braziliane te Futbollit (CBF).

Brazili do te ndeshet të premten me Kolumbinë në miqesore n Miami e me pas me Ekuadorin ne New Jersey (me 9 shtator). Keto jane dy ndeshjet e para qe do te luajne brazilianet qe nga deshtimi ne gjysemfinalen e Boterorit perballe Gjermanise (7-1). /ATSH/