Neymar pas debutimit me ekipin e Barcelonës ka deklaruar se i duhet edhe pak kohë që të adoptohet me lojën e katalanasve dhe se idhulli i tij është Lionel Mesi.

“Messi është një person i shkëlqyeshëm, ai është një idhull për mua dhe unë jam shumë i lumtur që jam në krah të tij.

Të flasësh për Messi është shumë e lehtë. Jam i lumtur të jem këtu, tashmë më duhet pak kohë që të përshtatem me lojën dhe shokët e ekipit”, ka thënë Neymar.

Të premten Barcelona do të përballet me Santosin në një ndeshje miqësore, që do të jetë e para për Neymar kundër ish-skuadrës së tij.

“Do të jetë e çuditshme, por do të jap maksimumin për të mbrojtur fanellën Barcelonës”, ka deklaruar braziliani.