Neymar: Nga Barça nuk u largova prej Messi-t, s'jam i fiksuar për të qenë numër një

Neymar: Nga Barça nuk u largova prej Messi-t, s'jam i fiksuar për të qenë numër një

Në një intervistë për France Football neymar ka deklaruar se nuk u largua te Barcelona për shkak të Messi-t. Sipas brazilianit Leo është më i miri në botë dhe njëkohësisht një person që e do më shumë. Më tej 27-vjeçari deklaroi: “Nuk e kuptoj pse duhet të largohem nga PSGja, ndërkohë që kam edhe dy vite kontratë. Duhet të jemi të përqendruar sa më shumë në këtë sezon për t’i bërë gjërat ashtu si duhet dhe për të fituar shumë tituj.”

Filozofia – “Unë nuk luaj kurrë për të qenë numri një, por luaj vetëm sepse e dua futbollin. Ndihem i lumtur kur zbres në fushë dhe gjithmonë jap 100%”.

Lider – “Çfarë do të thotë të jesh shembullor? Mendon se ekziston vërtet perfeksioni? Vetëm Zoti është perfekt, ndërsa ne të tjerët kemi të gjithë gabime të vogla. Një lider në fushë është një lojtar që kërkon të ndihmojë skuadrën për të fituar dhe t’ia bëjë më të lehtë. Mund të jetë kapiteni, por edhe një sulmues i mirë. Të gjithë kanë mënyrën e tyre për të qenë liderë në fushën e lojës”.

Neymar-i – “Nejmarin e vërtetë e njohin shumë pak njerëz realisht. Ndoshta vetëm prindërit e mi dhe miqtë. Ajo që njerëzit shohin është krejtësisht e ndryshme dhe në të vërtetë ata shohin shumë pak. Nejmari i vërtetë është shumë paqësor dhe i lumtur. Është dikush që i pëlqen të qëndrojë me familjen dhe miqtë”.

Mesi – “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, më i miri që kam parë duke luajtur. Nuk është surprizë që ka 6 ‘Topa të Artë’. Do ta dua gjithmonë Leo Mesin. Unë u largova sepse doja objektiva të tjerë, por nuk ka lidhje që ika për ‘Topin e Artë’. Unë kam pasur nderin të luaj përkrah tij dhe është miku im. Do ta dua gjithmonë”.

Mbape – “Ka diçka speciale. Na ndihmon si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. Është një djalosh special. Ne kemi një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin”. Objektivi – “Dua të fitoj një Botëror me Brazilin”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen