Nga 1 $ i Trump deri te milionat e
Merkel,sa paguhen liderët botërorë

Nga 1 $ i Trump deri te milionat e<br />Merkel,sa paguhen liderët botërorë
Liderët botërorë të njohur për ndikimin e madh që kanë në arenën ndërkombëtare, në fund të fundit bëjnë një punë për të cilën paguhen në varësi të vendit që drejtojnë.
 
Donald Trump i cili do të marrë bekimin si president i Amerikës mesditën e 20 janarit është shprehur se për këtë punë do të marrë vetëm shumën simbolike prej një dollari në vit. Për një miliarder si ai të heqë dorë nga paga nuk duhet të jetë ndonjë sakrificë e madhe.
 
Presidentët amerikanë paguhen 400 000 dollarë në vit, në total 3,2 milionë dollarë, kjo është shuma që Barack Obama ka fituar gjatë mandatit të tij.
          
Kancelarja gjermane Angela Merkel përfiton 240,000 dollarë çdo vit. Sipas “Forbes” që ka hartur renditjen e pagave ajo është gruaja më e fuqishme në botë. Askush nuk fiton më shumë se ajo në Europë. Presidenti francez merr 194 000 dollarë, ndërsa kryeministi britanik 178 000 dollarë.
 
Kriza ekonomike në Rusi ka prekur edhe xhepat e Vladimir Putin i cili në vitin 2014 merrte 193 000 dollarë ndërsa në vitin 2015 vetëm 137 000 dollarë.
 
Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping merr një rrogë prej 22 000 dollarësh në vit. Një pagë kjo që mund të jetë e vogël kur bëhet fjalë për njeriun që drejton ekonominë e dytë botërore me 1,4 miliardë banorë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë

Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë