VIDEO/ Familja e zyrtarit të Partisë së Lirisë dhunohet nga policia malazeze në doganën e Muriqanit! Spahia: Skandal, të hetohet menjëherë

Familja e Petraq Milos është dhunuar nga policia malazeze në doganën e Muriqanit. Sipas mediave që kanë publikuar pamjet në rrjete sociale, sqarohet se kjo ndodhi pasi nuk kishin durim të prisnin në makinë dhe u përballën me dhunë nga policia e Malit të Zi. Petraq Milo aktualisht është sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë.

Milo ishte me bashkëshorten dhe djalin kur ra pre e dhunës nga ana e punonjësit të doganës malazeze, i cili i nxori me forcë nga makina dhe i shoqëroi në komisariat.

Në pamje duket se si anëtarët e familjes tërhiqen zvarrë, ndërsa gruaja u dhunua dhe shfaqet e shtrirë në makinë pasi kishte humbur ndjenjat.  Qytetarët e tjerë shqiptarë janë përpjekur që t’i japin ndihmë me sa kishin mundësi.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i cili i cilësonte të papranueshme pamjet dhe e konsideronte akt skandaloz. Me thirrje ndaj autoriteteve shqiptare dhe të Malit të Zi që të hetojnë rastin, Bardhi tha se duhet dhënë dënimi i merituar për veprime që nuk i shërbejnë raporteve miqësore.            

“Të papranueshme dhe tejet të rënda janë këto pamje që u bënë publike nga media. Dhuna ndaj qytetarëve që lëvizin në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, është një akt skandaloz i elementëve që nuk i bëjnë nder asnjë trupe policie në asnjë vend të botës.

I bëj thirrje autoriteteve shqiptare që të kërkojnë me forcë zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e këtyre akteve. Autoritetet e shtetit të Malit të Zi duhet ta hetojnë rastin në fjalë dhe t’i japin dënimin e merituar veprimeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve miqësore mes dy vendeve tona dhe punës se madhe që është bërë deri në funksionimin me një doganë të përbashkët.

Sot mbi gjithçka prevalon ligji dhe aktet e dhunës ndaj qytetarëve janë të papranueshme, aq më tepër nga uniforma e shtetit”, shkroi Spahia.

A.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/01/2023 01:15

    Keni pare ndonje shqipo me te vertete te duruar qe keta te bejne perjashtim?! Karakteristikat shqiptare jane padurimi dhe gjaknxehtesia dhe disa te tjera qe s'duam t'i shtojme ne liste ,por qe te gjithe i dine mire se cfare jane. Veprimet e policise doganore malazeze jane te tepruara,aq me teper kur njihen ndjenjat qe kemi pasur historikisht per njeri-tjetrin si popuj dhe qe s'ka rast qe te mos vihen ne pah,por ne rastin konkret,duke pasur parasysh vendin ku ndodhi ngjarja,kufi,dogane,kushedi per cfare mund te kene dyshuar kur ky shqipoja ka shfaqur nervozizmin dhe padurimin.Mund te kene menduar se ky ndoshta ka arme,droge e kushedi cfare tjeter,pastaj fjalet ja kane lene vendin veprimeve fizike dhe ja pasojat.

    Përgjigju
  • Haha: 17/01/2023 17:18

    Plehrat e Shtepise se Lirise… hashqitje te shoqerise…

    Përgjigju
  • A. N.: 17/01/2023 10:55

    Bravo policise sepse keto plehra ashtu duhet te trajtohen meqenese jane te paret qe nuk respektojne rregullat.

    Përgjigju
  • Vlora: 17/01/2023 10:49

    Edhe une mendoj se mos respektimi i radhes eshte nje SEMUNDJE PATOLOGJIKE shume e perhapur ne Shqiperi. Kjo ndodh sepse dikur ne kohen e xhaxhit mbajtja e radhes ka qene si rezultat i dhunes kishte cecua bicak i themi nga Jugu. Prandaj ka akoma mbeturina te rregjimit qe nuk durojne dot ne radhe sepse tani ska me ceco mendojne keta. Po kur te bie vakti qe te dali ndonje ceco tjeter qe jua drejton kurrizin fillojne dhe ankohen. Qytetaria mungon shume ne Shqiperi. Te shkretet ne qytetaret thuaj nga keto kafshe qe na bene te leme kokrren e namit ne bote. Jo mo jo skam degjuar per ndonje Italian apo Gjerman qe te mos respektoje radhen kurre.

    Përgjigju
  • leko: 17/01/2023 10:46

    Nderhyrja e policise malazeze ishte teper e sakte por ky qelbesire dhe shume te tjere jane mesuar ne Shqiperi qe ju bejne karshillik policeve duke i kundeshtuar e share, ne boten e qyteteruar po shkele regullat nuk duan te dine se kush je,ketu ecet me jam politikan, jam kusheriri i shefit e plot katundarizma te tjera. Ketij plere qe te zere mend mir eshte qe ti futin dhe nje dru.

    Përgjigju
  • Alb: 17/01/2023 09:27

    Popull rrefugjate pa vler. Popull jetim

    Përgjigju
  • Greta: 17/01/2023 08:39

    Vetem ne ket menyre disiplinohen kto kafshe...kudo duan te kalojn pa pritur ne radhe dhe kur policia nderhyn qenka dhune.Por dhune esht dhe kur kto kafsh kalojn pa radhe ndaj atyre qe respektojn regullat.Vetem me dajak marin vesht kto kafsh qe kan shitur gomeret dhe kan bler makina

    Përgjigju
    • Anindhjs: 17/01/2023 11:44

      Habitem si mund te justifikoni veprimet e policise malazeze, por nuk eshte per tu habitur sepse fundja jemi nje vend perplot me hale. Une isha prezent, 2 makina mbrapa dhe ata pervecse nuk hyne pa rradhe por perkundrazi po mundoheshin mos te linin kafshet te kalonin pa rradhe. Informohuni o klysha kurvash.

    • Dori: 17/01/2023 09:21

      Shum dakort Greta! Legena dhe te rritur me mosh mendore te nje femije grindavec! Vetem drurin kam frik

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës